AKTUALITET

Çun Lajçi për ftesën e Ramës për dialog: Pedagogët t’i thyen karriget e teatrit tënd absurd. Shqipëria zhvillohet më tepër pa ty kryeministër

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Tetor 2026, 20:29
Çun Lajçi për ftesën e Ramës për dialog:

Aktori i njohur Çun Lajçi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me protestat e studentëve dhe pedagogëve në Tiranë, si dhe ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog. Lajçi shprehet se qytetarët nuk e duan më kryeministrin dhe se kërkesa e tyre nuk është dialogu, por dorëheqja e tij. Aktori kritikon Ramën për mënyrën se si iu drejtua protestuesve, duke e akuzuar se zhvilloi një teatër me karrige të kuqe, në vend që të përballej drejtpërdrejt me studentët dhe pedagogët.

Lajçi shprehet se kryeministri është bashkë me Belinda Ballukun, Ergys Agasin dhe drejtuesen e SHISH-it, Vlora Hysenin, duke theksuar se Rama nuk është distancuar prej tyre.

Postimi:

E sheh?

Nuk të urrejnë,mbase aq shumë, por ja që nuk të duan!

E kupton?

Duan me ikë prej teje e ti me ikë prej tyne!

Sa e thjeshtë; – s’e duron barra barrën ma!

As unë s’të “urrejë”, prandaj vazhdoj me shkrue, por ti s’më beson e unë s’kam si me të ndihmue, se ti flet me karrige!

Ti kërkon dialog mbas 13 vjetësh, e ata kërkojnë dorëheqjen tande!

Të vonuem të dy palët.

Duhej me i çelë sytë qysh atëherë, kur nisi hajnia e madhe e kur narkosët kërkuen pushtet!

Sot kërkove dialog me karriget e kuqe, me vetveten.

Ti kujtove se gjenerata e TikTok-ut s’din me i lidhë shtatë fjalë.

Ti kujtove se as unë, që kam folë me karriget e teatrit për 50 vjet, nuk ta kuptova lojën me karrige?

Cili teatër ishte ky?

Breht apo Stanislavski?

Bëre teatër me punonjësit e parqeve!

Bëre teatër me kioskën e djegun!

Bëre teatër me gurin, tue pi kafe në zyrën e vetmueme.

Dhe ja, sot more guximin me u shpërfushë para shkallëve të Kryeministrisë e me u folë karrigeve të kuqe, por jo pedagogëve e studentëve që ti thyen karriget dhe lojën tande të teatrit abstrakt!

Të munguen aktorët, kryeministër!

Ti s’ishe i zoti me i luejtë të gjitha rolet, me qenë regjisor e kameraman, e me duartrokitë edhe për vete!

Studentët erdhën paqësisht. Pse s’e more guximin me i pritë ulun, kur je aq i sigurt në votat që more e në ato që pretendon me i marrë vitin që vjen?!

I miri, i urti, i ndershmi, atdhedashësi, besniku ndaj Shqipnisë nuk ka frikë prej përballjes me popullin.

Pse s’i prite pedagogët?

Mos vallë edhe ata qenkan agjentë, si këta adoleshentët me maska që djegin plehrat e Tiranës?

Ndoshta nuk të urrejmë aq sa mendon ti, kryeministër, por ja që nuk të duam ma!

Sepse ti kurrë nuk e ndave shapin prej sheqerit, as Belindën prej vetes, as Agasin prej Vlorës, as narkodilerët prej pushtetit.

Për këtë nuk të do rinia, zotni kryeministër!

Për këtë nuk të duan as prindët e tyne.

Për këtë nuk të duam as ne, artistët, poetët e shkrimtarët, që, edhe kur heshtim nganjëherë, nuk do të thotë se të duam. Edhe në heshtje, nuk të duam!

Ia nise mirë me Evropën, por e prishe me përzimjen e gjakut me Vuçiqin e me bosat e drogës. E tash studentët, gjimnazistët e qytetarët që mezi i sigurojnë dy vakte në ditë, ta kërkojnë ikjen.

Ti mos u mërzit për Shqipninë!

Ka kush e çon përpara.

Edhe Marjana Koçeku mundet me e çue në Bashkimin Evropian. Edhe Marin Mema, edhe Elisa Spiropali … Egla Ceno, mundet, pse jo, artiste asht!

Nuk vdes Shqipnia pa ty o Kryeministër, se ka djem e vasha që e duan atdheun ma shumë se veten e që nuk i përziejnë rrajtë me bimët e këqia!

M’vjen keq KM, por nuk të duan ma!

Prishtinë 2026

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë