AKTUALITET

“Unë vë drejtora. E ke të kryme këtë punë”/ Me zë dhe figurë, sekseri i Kadastrës kërkon miliona për një certifikatë pronësie

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Shtator 2025, 22:08
“Unë vë drejtora. E ke të kryme këtë

Shaban Tonuzi një qytetar nga Durrësi, tregon se jeton dhe punon në Itali. Ai thotë se ka një problem me shtëpinë e babait, për të cilën kërkon pronësinë pasi i ati ka ndërruar jetë.

Të gjithë trashëgimtarët kanë firmosur, që prona t’i kalojë atij, por nuk po gjen zgjidhje në kadastër, pasi po sorrollatet prej dy vjetësh me aplikime pa fund.

“Kam një problem me shtëpinë time të vjetër, të babait dhe dua ta kthej nga babai në emrin tim. Kam aplikuar te noterja, në bazë të ligjit. Aplikova dhe ata më kërkuan të gjitha të dhënat e trungut familjar, certifikatat. Kanë firmosur të gjithë vëllezërit e mi, që jemi 5 vëllezër dhe një motër. I kam çuar të gjitha dokumentet, sipas ligjit dhe ka 2 vjet, që ato 5-6 herë ca më kërkonin, ua çoja. Po, po! Herën e fundit më kërkuan të paguaja një pagesë 120 mijë lekë të vjetra, që e pagova, që të sillnin certifikatën. Mirëpo, kur i pagova, më sollën prapë një letër, që i duan dhe njëherë nga e para të gjitha letrat fizikisht, që ne ua kemi çuar tre herë. Tre herë ua kemi çuar me noteren. Nga emisioni Stop kërkoj, që hipoteka të më japë, të më kthejë emrin nga emri i babës në emrin tim, certifikatën”, tha qytetari.

Shaban Tonuzi shkon në Zyrat e Kadastrës, ku bie në kontakt me shtetasin Durim Muça. Ky i fundit  pretendon se është punonjës i këtij institucioni dhe kërkon 185 mijë lekë në dorë, në këmbim të të cilave qytetari do të pajisej me certifikatën e pronësisë së shtëpisë.

Qytetarja – Më falni! Punonjës jeni këtu? T’ju pyes, Durrësi?

Durim Muça – Durrësi? Ça kërkon? Më thuj, ça do bësh?

Qytetarja – Atëherë një i afërm Shaban Tonuzi, nuk po i kalon pronësia.

Durim Muça – Aplikim ke?

Qytetarja – Të gjitha i ka bë…

Durim Muça – Aplikim ke aty?

Qytetarja – Kërkesë pas kërkese.

Durim Muça – Hajd tani! Ti je goca e vëllait tim, hajde tani!

Qytetarja – Kërkesa e fundit!

Durim Muça – Hajde! Goca e hallës. Jepi çikë kërkesën!

ASHK- Po kjo kërkesë ka marrë njëherë përgjigje. Kjo qenka marsi, në maj.

Qytetarja – Kërkesat, që i kanë ardhur njëra pas tjetrës, kanë qenë, sillni dokumentacion, sillni, sillni pa fund. Janë dorëzuar të gjithë dokumentet.

Durim Muça – Bëjmë një aplikim ne me AV 0, bëjmë aplikim tjetër? Ja, ma shif një çikë!

Qytetarja – Të duhet një përgjigje, ça i kanë sjellë.

ASHK- Përgjigjen e fundit. (Lexon përgjigjen në telefon) Nuk ke dërguar postën fizike, ju lutemi depozitoni fizikisht në rrugë postare dokumentacionin!

Qytetarja – Po pra, po janë dorëzuar këto.

ASHK – Po ça është kontratë shitjeje është?

Qytetarja – Kalimi i pronës.

ASHK – Po pra, kalim pronësie.

Qytetarja – Po pra janë dorëzuar të gjitha. Nuk e di, ça të dorëzoj më?

ASHK – Kjo thotë, s’ka ardhur me postë dokumentet, nuk kanë ardhur me postë në zyrë.

Qytetarja – Si veprohet pra, në këtë rast?

ASHK – Duhet të bësh aplikim tjetër. Nuk kam, hë… Po nuk kemi mundësi, po s’pata një aplikim në sistem, nuk kam mundësi të të jap certifikatën.

Qytetarja – Tani ça duhet bërë? Si ta zgjidhim? Se nuk kam kohë. Unë do iki në Itali. Nuk kam kohë, nuk dua të merrem më!

Durim Muça – Ti të bësh një gjë, pastaj m’i lë mu punët në dorë!

Qytetarja – Ça të bëj konkretisht?

Durim Muça – Do bësh një aplikim, një aplikim në fillim, që të jetë 2 AV, 3 AV hapur. Pastaj ma lë mua!

Qytetarja – Do lidhemi!

Durim Muça na qenka “punonjësi” i Kadastrës së cilit i hapen të gjitha dyertë, por sigurisht në këmbim të parave një shumë “modeste” prej 180 mijë lekë të vjetra.

Qytetarja – Ça bëre? Si je? Si kalove?

Durim Muça – Ça bone ti?

Qytetarja – Si je ti?

Durim Muça – A more ndonjë letër ndonjë gjë?

Qytetarja – Po a më the ti, për të bërë aplikimin?

Durim Muça – Po pra, po ça letrash janë? T’i shof njëherë të gjitha!

Qytetarja – Aplikimin pra dhe ato të tjerat, që kisha atë ditë.

Durim Muça – Po pra, ça letrash janë të thashë, m’i merr të gjitha!

Qytetarja – Është banesa, është një shtëpi.

Durim Muça – Po!

Qytetarja – Prindërit kanë vdekur. Ka marrë gjithë firmat e vëllezërve, të motrave.

Durim Muça – E ka hap aktin e trashëgimisë.

Qytetarja – Përgjigja, që i ka ardhur nga juve, është mosplotësim dokumentesh, kërkesë pa kërkese.

Durim Muça – Për të kaluar pronësinë në emër të juaj.

Qytetarja – Unë e di, sesi zgjidhen punët. Kam ardhur e përgatitur, nuk është se kam ardhur…

Durim Muça – Po, 185 mijë lekë, të kesh të hapur dosjen në tavolinë dhe pastaj të tjerat… Pastaj për ne, s’ke për të paguar shumë. 185 mijë, të hapet dosja në tavolinë.

Qytetarja – 185 mijë lekë?

Durim Muça – Për momentin, pastaj kalim pronësie në emrin e dajës hë… 67647

Qytetarja – Po bëj mo, një foto!

Durim Muça – S’dua me e bo fare, me e bo pis kët’ telefon.

Qytetarja – Është te pjesa e Durrësit, Kadastra e…

Durim Muça – Durrësit, Durrësit pra, Durrësit ça është…

Qytetarja – Ti kë mbulon?

Durim Muça – Unë mbuloj të gjithë Shqipërinë, po ti s’e di. Unë jam… Pavarësisht, se unë nuk … (Nuk kuptohet) I komandoj, se këto janë punët e mia, që i komandoj. 

E në fakt, sekser Durimi, ia doli të hyjë në zyrat e Kadastrës, ku takoi shef Besin e ky i fundit premtoi që për disa ditë, certifikata e pronësisë të dalë e të publikohet në e-Albania.

Qytetarja – Si kalove?

Durim Muça – E ke të mbarume. Kaq! Do e shohësh vetë në sistem, kush e ka tashi. Du me hy një çikë! Hajde njëherë! Mos bë asnjë veprim, asnjë…!

Qytetarja – Po kush është nga këta?

Durim Muça – Është ai çuni i gjatë, që iku brenda te drejtori. O Beso! Kjo është një mikesha ime!

Qytetarja – Si jeni?

Besi – Mirë!

Durim Muça – Beso! Dy llafe, se do iki. Kam ardh për punë te Besi dhe ke atë, 85 ia lashë në dorë.

Besi – Ça veprimi do bëni? Ça do regjistroni?

Durim Muça – Po rast vdekje, mo burrë!

Besi – Dëshmi trashëgimie?

Durim Muça – Dëshmi! Po pra, që i thashë!

Besi – Kismet nga fundjava do e mbyllim. Dakord!

Durim Muça – Fundjava e mbyllim!

Besi – Ty të vjen te e-Albania jote! Ti shko në Itali, ku të dush! Dakord! Edhe vjen elektronike, me vulë.

Durim Muça – Ika!

Besi – Hajd punë të mbarë! Gjithë të mirat!

Durim Muça – Rrofsh! Hajd!

Qytetarja – Tani, ky ça ishte?

Durim Muça – Ky është shefi i madh, është për ta mbaru ti. I ka kalu këtij.

Qytetarja – Tani 185-tshen, kur do e marrësh?

Durim Muça – E mar… Kto… E merr Besi!

Qytetarja – Për çfarë e merr Besi?

Durim Muça – E merr Besi, për të kalu…,që ka kalu ai këtë…

Qytetarja – Pa radhë? Më shpejt?

Durim Muça – Më shpejt, të gjitha. E ndajnë, protokolli janë 3 veta edhe e ndajnë. Protokolli, që ka lënë njëna autograf, tjetri inxhinier, tjetri këtej, që kalojnë këto.

Qytetarja – Do ma japësh në dorë, pra?

Durim Muça – Po!

Qytetarja – Në dorë!

Durim Muça – Po! E di, sa bën nji më. Një certifikatë, këtu për certifikatë, duan 1 milionë lekë. Praktikisht, një certifikatë e thjeshtë, duan 1 milionë lekë./tvklan

 

 

kadastra

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë