AKTUALITET

Unioni i Gazetarëve: Serbia të garantojë lirinë e lëvizjes dhe sigurinë e gazetarëve për ndeshjen shqiptare

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Tetor 2025, 12:06

Unioni i Gazetarëve: Serbia të garantojë lirinë e

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka reaguar pas raportimeve se disa gazetarë sportivë shqiptarë janë përballur me kontrolle të tejzgjatura dhe presion psikologjik në pikët kufitare të Serbisë.

Incidentet kanë ndodhur gjatë udhëtimit të gazetarëve për të raportuar ndeshjen e ekipeve kombëtare të futbollit në Leskovac.

"UGSH konsideron sjelljet e autoriteteve serbe si të papranueshme, duke krijuar një klimë stresuese dhe represive për gazetarët shqiptarë. Unioni apelon për solidaritet nga kolegët serbë dhe i kërkon autoriteteve të sigurojnë lirinë e lëvizjes dhe sigurinë e gazetarëve, si për aktivitetet profesionale ashtu edhe për ato turistike. Kontrollet me qëllim presionin psikologjik dhe orët e gjata të mbajtjes në pikat kufitare të gazetarëve sportivë shqiptarë në Serbi janë sjellje shtetërore represive ndaj shtetasve të huaj. Në mediat ndërkombëtare dhe ato shqiptare, dje dhe sot, janë publikuar ankesa nga gazetarë të njohur sportivë të cilët kanë mbërritur në Serbi për të raportuar ndeshjen e ekipeve kombëtare të futbollit, që do të zhvillohet në Leskovac të Serbisë.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë është vënë në dijeni nga pesë kolegë të mediave audiovizive, të cilët janë përballur në aeroportin e Beogradit si dhe në pikën kufitare që bashkon Maqedoninë e Veriut me Serbinë me kontrolle të përsëritura, mbajtje për disa orë të pasaportave, intervistime absurde nga punonjës të kontrollit kufitar dhe jo vetëm, si dhe me pyetje provokative dhe të ripërsëritura si në seanca të një lufte psikologjike, me qëllim tensionimin dhe stresimin e gazetarëve.
Sjellje të tilla janë të papranueshme dhe dëshmojnë qartë se në Serbi ndaj gazetarëve shqiptarë ka një klimë shtetërore të papranueshme dhe të pangjashme me realitetin e vendeve të BE apo të hapësirës së Ballkanit Perëndimor.

UGSH apelon pranë organizatave simotra të gazetarëve në Serbi që për raste të tilla ndaj gazetarëve shqiptarë duhet të ofrojnë solidaritetin e reagimit dhe përkrahjes së kolegeve të ardhur nga një vend i rajonit për qëllim të pasqyrimit të aktivitetit të rëndësishëm sportiv. Nga ana tjetër u bëjmë thirrje autoriteteve serbe të ushtrojnë të gjitha detyrimet ligjore për garantimin e sigurisë dhe lirisë së lëvizjes për gazetarët shqiptarë si në rastin e kësaj veprimtarie të rëndësishme sportive ashtu edhe për qëllime turistike dhe profesionale", thuhet në reagim.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë