AKTUALITET

“Vajzës sime nuk i ka munguar asgjë”, flet babai i 15-vjeçares së zhdukur: Dyshoj se e ka fajin shoqja, ajo e futi në valle

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Tetor 2025, 13:42
“Vajzës sime nuk i ka munguar asgjë”, flet babai i

Një 15-vjeçare rezulton e zhdukur që prej datës 1 shtator.

Babai i adoleshentes ndau në emisionin “Me Zemër të Hapur” një rrëfim emocional, duke treguar se vajza kishte ndryshuar sjellje muajt e fundit dhe kalonte shumë kohë në rrjetet sociale, kryesisht në TikTok.

“Vajzës time nuk i ka munguar asgjë. Sa kam pasur mundësi, ia kam plotësuar gjithçka. Ditët e fundit ishte bërë nervoze, thoshte ‘kam jetën time’. Kalonte orë të tëra në TikTok. Ajo doli nga shtëpia në orën 12:30 të natës së 1 shtatorit. Unë po i jepja ilaçet gruas kur dëgjova një zhurmë makine. Dola zbathur në oborr dhe pashë që një makinë u largua me shpejtësi në drejtim të kundërt,” u shpreh ai.

Babai tregon se kjo nuk është hera e parë që vajza e tij largohet nga shtëpia. Sipas tij, më herët ajo kishte munguar për rreth një javë, por ishte kthyer sërish, pa dhënë shumë shpjegime.

“Herën e parë më tha se kishte qenë te shoqja për kafe. Por asnjëherë nuk tregonte të vërtetën. Telefonin e ka të bllokuar, nuk kemi asnjë kontakt me të,” – vijoi ai.

Ai shprehu dyshime serioze për rolin e shoqërisë së vajzës, si dhe ngriti akuza të forta ndaj Policisë, duke aluduar se ata janë në dijeni për vendndodhjen e të bijës, por nuk ndërhyjnë.

“Punonjësja sociale më thonte që nuk duhet t'i bënim presion vajzës. Unë mendoj se ka gisht policia në këtë mes. Unë kam shkuar rreth 4 -5 herë në polici dhe kam pritur se mos vajza kthehet. Atje më thanë që e ka marrë prokuroria çështjen në dorë. Atë ditë vajza mori gruan në telefon, dhe i tha se do të vinte, por nuk i jepnin leje në punë .Që në atë moment u mbyll telefoni, dhe nuk u hap më. Kam tentuar të komunikojë me të , por telefoni ishte i bllokuar. Unë dyshoj se shoqja e saj e ka futur në valle vajzën time. Policia e ka bërë këtë rrëmujë, dhe është në dijeni për vendndodhjen,” tha ai.

Sipas babait, vajza e kishte telefonuar nënën ditën që u largua, duke i thënë se do të vinte në shtëpi, por nuk i kishin dhënë leje në punë, e më pas telefoni i saj ishte fikur dhe nuk u hap më.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë