AKTUALITET

Varfëria, Shqipëria me kostot më të larta në Europë të dietës ushqimore

n.f Përditësimi i fundit 13 Maj 2024, 07:29
Varfëria, Shqipëria me kostot më të larta në
Foto ilustruese

TIRANË- Një personi që jeton në Shqipëri i duhet të harxhojë 4.4 USD në ditë (sipas indeksit të fuqisë blerëse) vetëm për ushqim për të plotësuar nevojat e një diete normale, përllogarit Organizata Botërore e Ushqimit (FAO). Kjo kosto është e vlefshme për vitin 2021 dhe është më e larta në Europë dhe në Rajon. Madje në renditjen globale me 163 vende, Shqipëria renditet në vendin e 28 për kostot e larta të dietës ushqimore ditore.

Indeksi i kostos së dietës ushqimore u gjenerua nga databaza e FAO-s dhe në Shqipëri rezulton të jetë e lartë, për shkak se në vendin tonë, pagat janë ndër më të ulëtat në Europë dhe gati 30% më të ulëta se Rajoni dhe nga ana tjetër, çmimet janë të larta dhe madje për disa produkte më të larta se në vendet e BE-se.

Indeksi i FAO-s llogarit si vendin me koston më të lartë të jetesës Xhamajkën me 7 USD për frymë për person, e ndjekur nga Grenada dhe Suriname me 6.1 USD secila. Në anën tjetër, Britania e Madhe ka kostot më të ulëta të dietës ushqimore për person në ditë, sipas fuqisë blerëse me vetëm 2 USD në ditë, e ndjekur nga Irlanda me 2.2 USD.

Përgjithësisht kostot e larta të ditës ushqimore i kanë vende të varfra dhe ato në zhvillim. Në Rajon, pas Shqipërisë kostot më të larta dietës ditore për ushqim i ka Serbia me 4.3 USD për person në ditë, e ndjekur nga Bosnja me 4.1 USD në ditë, Mali i Zi me 3.7 USD në ditë dhe Maqedonia e Veriut me 3.6 USD në ditë. Në vitin 2022, grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”, zuri 39,7% në buxhetin familjar, me një rënie prej 1.6 pikë përqindje në krahasim me vitin e mëparshëm, më i larti në Europë.

Mesatarja e Bashkimit Europian për këtë tregues është 13%, ndërsa dhe në vendet e tjera të rajonit është më e ulët se në Shqipëri, sipas Eurostat. Familjet shqiptare janë aq të varfra sa detyrohen që pjesën më të madhe të të ardhurave të tyre t’i çojnë për t’u ushqyer.

Sipas të dhënave të tjera të Eurostat, shpenzimet nominale për ushqime (të matura sipas standardit të fuqisë blerëse), në Shqipëri ishin sa 31% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), ose asaj që prodhon ekonomia në një vit, në 2022. Kjo shifër është më e larta në Europë dhe shumë më tepër sesa mesatarja prej 6.3% e PBB-së së Bashkimit Europian.

Pas Shqipërisë, në vend të dytë është Mali i Zi, me 22.7% të PBB-së, e ndjekur nga Bosnjë dhe Hercegovina (20.7%), Maqedonia e Veriut (20.6) dhe më e ulëta është në Serbi, me 14.5% të PBB-së (të dhënat për Kosovën mungojnë). Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë sa 83.7% e mesatares së Bashkimit Europian, e treta më e shtrenjtë në rajon, pas Serbisë (89.7) dhe malit të Zi (85.8%). Më të lirat në rajon janë çmimet në Maqedoninë e Veriut, me 68.2% e mesatares së BE-së.

Për bukë e drithëra, në Shqipëri shpenzohet 4.3% e PBB-së, nga 1.1% që është mesatarja europiane. I dyti pas nesh është Mali i Zi me 3.4% të PBB-së.

Për qumësht, djathë dhe vezë, shpenzimet janë sërish rekord në 5.1% të PBB-së, nga vetëm 1% që është mesatarja e BE-së. Familjet shqiptare i blejnë këto produkte 11.8% më shtrenjtë sesa mesatarja europiane, ndër më të shtrenjtat në Europë, ndonëse jemi një vend ku bujqësia sjell rreth 20% të ekonomisë.

Marrë nga Monitor

varferia shqiperi dieta ushqimore

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë