AKTUALITET

"Vazhdojnë abuzimet në terren", ekspertët për VOA-n: Mungojnë masat ligjore për fushatat zgjedhore online në Shqipëri!

n.f Përditësimi i fundit 1 Tetor 2024, 20:46
"Vazhdojnë abuzimet në terren", ekspertët për
Foto ilustruese

TIRANË- Në Shqipëri, ekspertë të zgjedhjeve po nxitin autoritetet që të kryejnë rregullime ligjore ose vetërregullime etike mbi fushatat zgjedhore online, ndërsa teknologjitë e reja kanë marrë një zhvillim dhe përhapje të gjerë. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, thotë se fushatat online mund të rregullohen vetëm përmes detyrimeve ligjore, të cilat ende mungojnë.

Ekspertë të pavarur pohuan për Zërin e Amerikës se mungon së pari vullneti i partive politike, të cilat krahas shfrytëzimit të internetit pa ndonjë bazë ligjore, vazhdojnë abuzimet në terren gjatë fushatave. Ndonëse teknologjitë e reja kanë ndryshuar fuqishëm jetën politike shqiptare dhe fushatat e saj zgjedhore, Shqipëria nuk ka ndryshuar ligjet e kësaj fushe.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, thotë se në ligj ende janë masat e dy tre dekadave më parë vetëm sa u takon fushatave në mediave tradicionale, radio e tv dhe nuk përfshijnë teknologjitë e reja, të cilat janë bërë mjete kryesore në fushatë zgjedhore.

Ai shtoi se rregullimet ligjore të kësaj fushe mbeten në vullnetin e partive politike, ndërsa nevojitet imponimi me ligj, sepse vetërregullimi nuk funksionon në Shqipëri, sipas tij, sidomos gjatë fushatës zgjedhore, ku secili synon fitoren me patjetër.

“Çështja e funksionimit të rrjeteve sociale, e mediave online, të platformave të ndryshme komunikuese, të portaleve të ndryshme, është një kaos i vërtetë në Shqipëri: Kushdo mund të thotë e të bëjë çfarë të dojë dhe të mos mbajë asnjë lloj përgjegjësie. Shpërdorimi i lirisë së shprehjes ka mbërritur përtej çdo limiti”, tha zoti Celibashi.

Këto komente zoti Celibashi i bëri gjatë fjalës në konferencën e Qendrës për Zbatimin e Ligjit dhe Institutit International IDEA, ku ekspertët kërkuan të parandalohen fushatat joetike online, fjalimet fyese me gjuhë urrejtje, të shmanget informimi i pasaktë i votuesve, përdorimi i llogarive të rreme online dhe të bëhet transparencë mbi financimet e fushatave online.

Por ekspertë të pavarur ende mbeten skeptikë për këto hapa. Drejtuesja e Open Data Aranita Brahaj thotë për Zërin e Amerikës se publikimi online i përmbajtjeve të pavërteta dhe diskriminuese më shumë se sa rregullim institucional do të kërkojë një rregullim mbi verifikimin e fakteve.

Ajo tha që nëse në kohë reale njerëzit që ndjekin fushatat zgjedhore dhe raportojnë mbi problematikat, disiformimin dhe faktet e gabuara, do të ishte një rrugë suksesi dhe do ta ndihmonte publikun që në kohë reale ai të merrte edhe kundërfaktet.

“Mendoj që vendi do të vazhdojë të mbetet nën problematika të theksuara që kanë të bëjnë me terrenin zgjedhor, pra me veprimtari në çdo zonë ku ka zgjedhës, ose ndryshe, me fenomenin “Patronazhist”, i cili nuk është vetëm fenomeni i pasjes së informacionit potencial mbi zgjedhës të caktuar, por edhe veprimi me influencë, i veprimit me pazare elektrale, me blerje elektorale ndaj votuesve që ndodhen në territorin e Shqipërisë ose të zhvendosur në Diasporë, por me lidhje interesash, lidhje ekonomike, familjare shumë të ngushta me terrenin e tyre”, tha zonja Brahaj.

Kosova nga ana tjetër falë ndryshimeve ligjore, po përgatitet të kryejë një vëzhgim më të mirë të fushatave zgjedhore në rtv, portale dhe rrjete sociale, si dhe në aspektin financiar të tyre, kjo e fundit me mbështetjen e UNDP-së përmes një platforme online, një sfidë e re që vjen për herë të parë në zgjedhjet e shkurtit dhe tetor të vitit të ardhshëm.

“Me një rregullore të re janë rregulluar të drejtat dhe obligimet e subjekteve politike gjatë tubimeve e në fushatën e zgjedhjeve, kontributet, ndalimin e ndihmave financiare, deklarimin financiar të fushatës së zgjedhjeve, procedurat e monitorimit të fushatës së zgjedhjeve nga Zyra për Regjistrim, Çertifikim, Kontroll Financiar, monitorimi i fushatës nga Këshilli I Pavarur për Media”, tha Kreshnik Radoniqi, kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës.

Ndërsa në Shqipëri ende kërkohen modele etike, ndërsa vendi aspiron të bëhet pjesë e BE-së, dhe veprimtarët ende nxitin partitë për të bërë këto premtime përballë një situate me krime zgjedhore dhe militantë partiakë të gatshëm për shkelje, thotë zonja Brahaj.

“Mos harrojmë që Shqipëria është vendi ku shtabe elektorale edhe financohen nga krimi i organizuar, ku përveç financimit të partive politike, kemi edhe financim të krimeve zgjedhore, Shqipëria është vendi ku influenca është edhe një marrëveshje mes grupeve kriminale dhe klasës politike. Këto po dalin si çështje edhe nga hetimet e SPAK-ut, që po adresohen drejt gjykatës. Ky terren kaq i vështirë meriton një monitorim, një vëzhgim dhe ndërhyrje në të gjithë ciklin zgjedhor, duke pasur vëmendje si ndaj terrenit ashtu edhe krimeve në hapësirën virtuale digjitale”, tha zonja Brahaj.

Disa masa të marra nga KQZ deri tani në këtë fushë vlerësohen si të pamjaftueshme, ndërsa vetërregullimi nuk ka dhënë rezultate në Shqipëri as në procese zgjedhore, as në procese të tjera, ndaj zgjidhja mbetet tek ndryshimet ligjore që të parashikohet përdorimi I teknologjive të reja në fushata zgedhore./VOA

masa ligjore fushata zgjedhore online shqiperi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë