AKTUALITET

Vdekja e 17-vjeçares nga meningjiti akut, epidemiologia e ISHP-së: Shkoi në ekskursion me klasën në Voskopojë, bëmë hetim epidemiologjik

M.B. Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2024, 15:48

Vdekja e 17-vjeçares nga meningjiti akut, epidemiologia e ISHP-së:

DURRËS- Lidhur me rastin e vdekjes së një 17-vjeçareje, nxënëse e gjimnazit “Leonik Tomeo” në Durrës paraditen e 15 dhjetorit në spitalin infektiv të Tiranës për shkak të meningjitit akut ka folur Donika Mema Bardhi epidemiologe tek Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Epidemiolgia zbulon detaje të hetimit epidemiologjik për Report Tv.

Ajo tha se javën e kaluar 17 vjeçarja, Noela Caka ka qenë në një ekskursion me klasën në Voskopojë, dhe të shtunën, 14 dhjetor, gjëndja e saj është rënduar. Bardhi tha se ka nisur hetimin epidemiologjik duke nisur nga ecuria që ka pasur pacientja e deri tani. Ajo shtoi se është bërë kontrolli në vendin ku ka qenë vajza dhe sipas saj, kontaktet janë shumë ok.

Intervista:

Si u zbulua rasti?

Bardhi: Një vajza 17-vjeçe nga rrethi i Durrësit është paraqitur në spitalin e Durrësit duke u gdhirë data 15 dhjetor me shenjat e dyshuar meningit. Mjekët në urgjencë sigurisht e kanë vlerësuar rastin. Kanë bërë ekzaminimet e nevojshme. Kanë pyetur prindërit se kur i kanë nisur shenjat vajzës. Ata referojnë se shenjat kanë nisur menjëherë. Dhimbje koke shumë të fortë, të vjedha dhe menjëherë është paraqitur në urgjencën e spitalit.

Mjekët duke bërë gamën e të gjitha analizave, laboratorike e ekzaminimin imazherik kanë vlerësuar që rasti është i dyshuar për meningit, sepse të vlerësohet meningit duhen analiza specifike. Menjëherë rasti është transferuar në urgjencën e spitalit infektiv.

Në momentin që ka mbërritur në spitalin infektiv është bërë sërish rivlerësim. Janë bërë analiza të tjera specifike. Janë bërë analiza biokimike dhe e lëngut cerebrospinal, ku ka rezultuar me një gleukocitozë shumë të lartë, fibriogjen shumë të ulët. Ajo që I ka vënë diagnozën është lëngu cerebrospinal që ka dalë me qeliza shumë të larta.

Hetimi epidemiologjik 

Bardhi: Vajza para 1 jave, sipas hetimit epidemiologjik që është bërë në mënyrë të menjëhershme. Është identifikuar rasti dhe monitoruar në mënyrë perfekte. Vajza ka qenë në Voskopojë në eskursion me klasën. Është kthyer dy ditë më pas, pra të mërkurën, 11 dhjetor, ka pasur gjëndje virale, e cila sipas referimit të prindërve I ka kaluar shpejt. Të enjten ka qenë mirë deri të premten. Të shtunën ka ndodhur dhimbja e kokës në mënyrë të menjëhershme.

Ka nisur hetimin epidemiologjik duke nisur nga ecuria që ka pasur pacientja e deri tani. Është bërë kontrolli në vendin ku ka qenë goca, dhe kontaktet janë shumë ok. Janë kontrolluar dhe familjarët dhe prindërit e motrat e veta, apo njerëzit e tjerë që ka.  Është kontrolluar dhe personeli shëndetësor që i ka shërbyer pacientes, dhe në spitalin infektiv e deri tani nuk kemi asnjë problem. Është marrë profilaksia për të gjitha personat që flasim.

"Nuk ka vend për panik, por se duhet të bëhet kujdes"

Bardhi: Duke iu referuar 5 vjeçarit të fundit rastet janë shumë sporadike. Duke iu referuar vitit 2020 pas pandemisë nuk kemi asnjë rast të tillë. Në vitin 2021 nuk ka pasur raste. Në 2022 ka pasur dy raste, një në moshë pediatrike, një në moshë adulte. Në 2023 nuk ka pasur raste. Në 2024 është ky rasti. Janë raste sporadike e nuk duhet të jetë shqetësim por vëmendja duhet të jetë e lartë. Jo vetëm për meningitin por dhe sëmundjet virale. Edhe pse kemi pasur raste sporadike, ky është rasti i parë i vdekjes. Deri tani konstatohet se nuk janë prekur as familjarët e as ekipi mjekësor  Nuk ka raste të tjera të evidentuara. Familjarët e saj dhe ekipi mjekësor po trajtohen me profilaktit.
 
Ciltat janë shenjat e meningjitit?

Bardhi: Shenjat kryesore janë Temperatura e lartë, dhimbje koke të forta, këputje, marrje mendsh, dhimbje të forta muskulare që të bëjnë të kërkosh ndihmën mjekësore menjëherë dhe të mos rrish në shtëpi për një kohë të gjatë.

A ka vend për shqetësim?

Bardhi: Për mendimin tim, nuk ka nevojë për panik. Pra të trembemi. Ka nevojë për rritje ndërgjegjësimi për të shkuar sa më herët tek mjekët për çdo lloj shqetësimi që ata paraqesin e të mos marrin mjekim vetë në farmaci.

ishp

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë