
Ka përfunduar ekspertiza mjeko-ligjore për trupin e 65-vjeçarit, Gjergj Tusha, i cili u gjet i pajetë pasditen e kësaj të premte, në afërsi të lumit Mat, në fshatin Pllanë, Lezhë. Sipas raportit të ekspertizës, nuk janë konstatuar plagë nga armë zjarri apo mjete prerëse në trupin e viktimës.
Në fillim, dyshimet ishin për plagë të shkaktuara nga armë zjarri, por hetimet e kryera nga grupi i posaçëm hetimor kanë përjashtuar këtë mundësi. Sipas informacionit të zbardhur, Gjergj Tusha ka qenë duke kullotur bagëtitë kur ka humbur jetën.
Bëhet me dije se grupi hetimor ka realizuar një sërë veprimesh procedurale, përfshirë këqyrjen e vendit të ngjarjes, pamjeve filmike dhe marrjen e deklaratave nga dëshmitarë. Pas hetimeve të para, ka rezultuar se dëmtimet në trupin e Tushës janë të natyrës aksidentale dhe nuk janë shkaktuar nga armë zjarri apo mjete prerëse.
Njoftimi i policisë:
Lezhë
Përfundon ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e plagëve në trupin e shtetasit Gj. T., i cili u gjet i pajetë pasditen e djeshme, në afërsi të lumit Mat.
Nga ekspertiza mjeko-ligjore në trupin e 65-vjeçarit nuk janë konstatuar plagë të shkaktuara nga armë zjarri apo mjete prerëse.
Në vijim të informacionit të dhënë për gjetjen e trupit të pajetë të shtetasit Gj. T., banues në fshatin Pllanë, Lezhë, në afërsi të lumit Mat, ku nga këqyrja paraprake u dyshua se në trupin e tij kishte plagë të shkaktuara nga armë zjarri, sqarojmë se:
Nga veprimet e para hetimore të kryera ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur në fshatin Pllanë, Njësia Administrative Zejmen, Bashkia Lezhë, ku shtetasi Gj. T. ka qenë duke kullotur bagëtitë.
Grupi i posaçëm hetimor ka kryer një sërë veprimesh hetimore e procedurale, si këqyrjen e vendit të ngjarjes, këqyrjen e kufomës, këqyrjen e pamjeve filmike, marrjen e deklarimeve, vendimet e ekspertimit, etj.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të deritanishme, dhe veçanërisht nga këqyrja e kufomës, ka rezultuar se dëmtimet e konstatuara në trupin e shtetasit Gj. T. nuk janë shkaktuar nga armë zjarri apo mjete prerëse.
U kryen veprimet e para hetimore dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për hetime të mëtejshme në lidhje me këtë ngjarje, e dyshuar aksidentale.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
4 Tetor13:41
Prezantohej si punonjës i forcave speciale të policisë, arrestohet 43-vjeçari i armatosur në Tiranë
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës. Njëri prej tyre 43-vjeç ishte dënuar nga Gjyka...
AKTUALITET
4 Tetor13:28
Shtohen rastet me COVID-19, mjekët apelojnë për respektim të masave parandaluese
Në urgjencën e Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër është vërejtur një shtim i ndjeshëm i r...
AKTUALITET
4 Tetor13:15
U raportua si vrasje, zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore për Gjergj Tushën/ Bashkëshortja: E ka sulmuar demi, e kisha paralajmëruar
Një ngjarje e rëndë tronditi Lezhën një ditë më parë, ku Gjergj Tusha u gjet i pajetë rreth orës 17:30, n&eu...
AKTUALITET
4 Tetor13:10
Procedohet në gjendje të lirë shoferi i ‘Rrumit’, i dyshuar për pengmarrje dhe falsifikim dokumentesh
Agron Bejdolli, i njohur si shoferi i Aleksander Lahos alias Rrumi i Shijakut, i njohur gjithashtu si Rrumi i Shijakut, është proceduar në gjen...
AKTUALITET
4 Tetor13:07
Ngacmoi sek*ualisht me mesazhe dy shoqet e vajzës së tij, ndalohet 50-vjeçari në Sarandë
Një 50-vjeçar i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të mitura, është vendosur nën hetim nga në gjendje t&eum...
AKTUALITET
4 Tetor13:02
Zaptimi me ‘leje’ i lagunës së ngjalave nga Diella Loshi! Drejtoresha e AKZM-së kyçet në zyrë: “Kam punë të tjera, nuk flas!”
Jemi në Vain të Lezhës, një zonë e mbrojtur që prej vitit 1940, dhe një nga rezervatet natyrore më unike në Shqip...
AKTUALITET
4 Tetor12:42
U denoncuan nga Piranjat, bie në pranga çifti që kryente marrëdhënie në sy të fëmijëve
Pas denoncimit në emisionin investigativ “Piranjat”, një çift është arrestuar në Fier për kryerjen e marrë...
AKTUALITET
4 Tetor12:32
"Pse ma ke vrarë djalin? Me dhimbje babai i Andi Malokut i kërkon llogari në GJKKO, Plaurent Dervishaj: Hajde me tako një ditë ta sqaroj
Në ambientet e GJKKO është ka pasur përplasje mes Genci Malokut, babait të Andi Malokut, shoferit që mbeti i vrarë në at...
AKTUALITET
4 Tetor12:12
“E heqim snajperin për 10 mijë euro” – Telefonatat zbulojnë grupin e trafikut të armëve (EMRAT)
Arrestimi i Roseljo Arifit, Jurgen Sucës dhe Segest Meti dy javë më parë po e çoi Policinë e Shtetit në zbulimin e nj&eum...
AKTUALITET
4 Tetor12:10
Burg për Avdylajn, vëllain e deputetit të PS dhe të “Rrumit” – Drejtësia godet klanet familjare
Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka lënë në burg 4 të arrestuarit me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPA...