AKTUALITET

Vdekja e turistes angleze, kalon për gjykim dosja ndaj Saimir Kushovës/ Në Norvegji i dënuar me 15 vite burg

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Shtator 2025, 16:49
Vdekja e turistes angleze, kalon për gjykim dosja ndaj Saimir

Hetimet e prokurorisë u konsideruan të plota nga Gjykata e Sarandës, e cila vendosi të kalojë për gjykim dosjen penale ndaj Saimir Kushovës, për akuzën e “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” në dëm të shtetases britanike Rebbeca Gannon.

Dërgimi i çështjes për gjykim u vendos datë 11 shtator, ndërsa më herët dosja ishte kthyer për plotësim të hetimeve, pasi ishin konstatuar mangësi.

Saimir Kushova, një zhytës profesionist drejtonte ekspeditën “Saranda Diving Center” kur me 19 shtator 2022 në Gjirin e Sarandës, ndërroi jetë teksa zhytej 29-vjeçarja Rebecca Gannon.

Kushova akuzohet se në cilësinë e operatorit turistik, nuk ka përmbushur detyrimet e përcaktuara në vendimin. 845, datë 28.10.2020 që lidhej me aktivitetet turistike detare.

Ai nuk ka respektuar detyrimet e procesit të mbikqyrjes së aktivitetit të zhytjes nga paisjet, të cilat duhet të verifikoheshin nga në person kompetent, mungesa e pranisë fizike të stafit të qendrës së zhytjes, e cila do të vëzhgonte sjelljen personale të çdo zhytësi dhe parandalimi ose korrigjimi i problemeve kur ato ndodhin. Si pasojë e mospërmbushjes së këtyre detyrimeve, thotë prokuroria, ka gjetur vdekjen shtetësja angleze Rebecca Gannon…”.

Në momentin që u zhyt në det, turistja shfaqi shqetësime dhe sipas aktit të ekspertimit mjeko-ligjor: “Shkaku i vdekjes së shtetases Rebecca Gannon ka qënë asfiksisa mekanike, si pasojë e zënies së rrugëve të frymëmarjes nga uji”.

Në dosje është përfshirë dhe korespodenca e me autoritetet norvegjeze, të cilat konfirmojnë se Saimir Kushova është duke kryer një dënim me 15 vite burg atje për trafik narkotikësh.

Në këto rrethana, ai do të gjykohet në mungesë në gjykatën e Sarandës, ndërkohë në proces do të jenë të pranishëm prindërit e Rebeca Gannon, të cilët janë zhvendosur nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë me shpresën për të gjetur drejtësi për jetën e vajzës së tyre.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë