AKTUALITET

"Veprime të nxituara në shkelje të rëndë të standardeve", Komiteti i Helsinkit: Ekstradimi i Igor Kukunov i paligjshëm!

ZH.LL Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2024, 17:24
"Veprime të nxituara në shkelje të rëndë të
Igor Kokunov

Shtetasi rus Igor Kokunov është ekstraduar në Rusi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushetuese. Kështu thotë një raport i Komitetit Shqiptar të Helsinkit që ka zbardhur procedurat e ekstradimit, duke vënë dukje se procedurat që ka ndjekur Ministria e Drejtësisë dhe policia e kanë shmangur vendimin e gjykatës, duke përfituar nga fakti që Kushtetuesja mori vendim në limitet e orës së parashikuar për udhëtimin e Igor Kukunov drejt Rusisë.

KShH thekson se procedurat për ekstradim janë shoqëruar me vonesa dhe mungesë koordinimi, duke shkelur të drejtat e njeriut dhe garancitë procedurale.

“Gjykata Kushtetuese, duke patur parasysh orën e ekstradimit të caktuar në Urdhërin e Ministrit të Drejtësisë (18:20), vendimin për pezullimin e përkohshëm të ezekutimit të procedurave të ekstradimit të shtetasit e ka marrë vetëm 1 orë e 5 minuta para orës së ekstradimit, të urdhëruar nga Ministri i Drejtësisë” vë në dukje organizata e të drejtave të njeriut.

Por kjo orë që kishin në dispozicion institucionet nuk e ka ndalur ektradimin, pasi në Rinas nuk është bërë asnjë telefonatë, thuhet në raport.

Igor Kokunov akuzohet se u bë pjesë e hierarkisë së lartë të krimit në Rusi. I njohur ndryshe si Vasya Bandit, ai u arrestua nga autoritetet ruse në qershor të vitit 2020, ai gjithashtu akuzohet për koordinimin e kriminelëve në rajonet Sergiev Posad, Chekhov dhe Podolsk të rajonit të Moskës prej 27 vitesh.

Reagimi i plotë:
Me kërkesë të autoriteteve ruse (Interpol NCB Moska) është shpallur në kërkim ndërkombëtar shtetasi rus I.K., për shkak se ndaj tij gjykata e Moskës, në dt.18.02.2022 ka dhënë masë sigurimi arrest në burg, si i dyshuar për kryerjen e një vepre penale.

Shtetasi Rus I.K, rezulton se është arrestuar në dt.27.08.2023, nga Drejtoria Vendore e Policisë së Shkodrës dhe me vendimin e dt. 14.11.2023, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka vendosur ekstradimin e tij në Federatën Ruse. Ky vendim është lënë në fuqi, nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, të dt.20.02.2024 si dhe me vendimin e Gjykatës së Lartë, të dt.24.09.2024.

Në dt.14 Tetor 2024, rezulton se Ministri i Drejtësisë ka miratuar urdhërin e ekstradimit të shtetasit I.K, duke vendosur si afat për ekstradimin dt.30 Tetor 2024, ora 18:20, urdhër të cilin KShH nuk e disponon, por ai citohet në vendimin e Gjykatës tonë Kushtetuese që do të përmendet në vijim.

Po në dt.30 Tetor, ora 17:15, Gjykata Kushtetuese rezulton se ka dhënë një vendim që pezullon të gjitha procedurat e ekstradimit të këtij shtetasi, duke e arsyetuar me mospublikimin e vendimit të Gjykatës së Lartë që lë në fuqi ekstradimin si dhe për faktin që Federata Ruse nuk është më pjesë e Këshillit të Evropës, bazuar në pretendimet e tij lidhen me mbrojtjen e të drejtave konventore (KEDNJ), si dhe për faktin se Gjykata e Strasburgut (GJEDNJ) në vitin 2022 ka konstatuar për këtë shtetas shkelje të neneve 3 dhe 5 të KEDNJ.

Në faqen e saj zyrtare, rezulton se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka publikuar me anë të një deklarate për shtyp, një procesverbal për dorëzimin e shtetasit I.K, i cili është mbajtur në dt.30 Tetor 2024, ora 16:45, sipas së cilit është kryer dorëzimi i të ekstraduarit nga Tirana nëpërmjet Aeroportit të Rinasit (Komisariatit të Policisë Rinas) drejt Rusisë . Kopja e këtij procesverbali i është dhënë edhe oficerit Rus prezent, ndërkohë që nuk ka informacion zyrtar nga institucionet e përfshira në procedurën e ekstradimit se në cilën orë është ngritur avioni me anë të të cilit është bërë ekstradimi i këtij shtetasi.

Vlen të theksohet se dorëzimi i këtij shtetasi nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është bërë 1 orë e 35 minuta më parë, se orari i parashikuar në Urdhërin e Ministrit të Drejtësisë, të cituar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese, duke patur parasysh orën e ekstradimit të caktuar në Urdhërin e Ministrit të Drejtësisë (18:20), vendimin për pezullimin e përkohshëm të ezekutimit të procedurave të ekstradimit të shtetasit e ka marrë vetëm 1 orë e 5 minuta para orës së ekstradimit, të urdhëruar nga Ministri i Drejtësisë. Në deklaratën e cituar më herët të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të dt.30 Tetor 2024 thuhet se për vendimin e pezullimit, Ministria e Drejtësisë është njoftuar me email në orën 17:53.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) vlerëson se moskoordinimi i veprimeve të mësipërme si dhe vonesat në procedurat e ndjekura janë shoqëruar me pasoja të dëmshme. Ndërsa procedurat për ekstradim pezullohen me një vendim të detyrueshëm të Gjykatës kushtetuese, I.K është ekstraduar. Mosezkekutimi i vendimit të përkohshëm të Gjykatës Kushtetuese e ka cenuar jo vetëm të drejtën për një proces të rregullt ligjor por edhe procesin e mbrojtjes që shteti Shqiptar duhet t’i ofrojë shtetasve të huaj që ekstradohen, kur ata pretendojnë se në vendet e origjinës (vendi kërkues) do i nënshtrohen torturës dhe trajtimit ç’njerëzor. Kjo bie ndesh me garancitë procedurale të nenit 3 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut që ndalon në terma absolutë torturën dhe trajtimin ç’njerëzor.

KShH nuk ka informacion zyrtar se në cilën orë është ngritur avioni me të cilin bëhej transportimi i këtij shtetasi nga territori Shqiptar (aeroporti i Rinasit). Me informacionet që KShH disponon për rastin, të cilat nuk janë të plota në aspektin e dokumentacionit zyrtar, ne vlerësojmë paraprakisht se Gjykata Kushtetuese duhet të bënte çdo përpjekje që ky vendim jo vetëm të dërgohej me email por edhe ti komunikohej në kanale të tjera zyrtare autoriteteve të cilave ai j’u drejtohet, përkatësisht Ministrisë së Drejtësisë, Drejtorisë së Interpolit në Policinë e Shtetit, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Avokaturës së Shtetit (qoftë edhe me anë të telefonit zyrtar). I gjithë zinxhiri i aparatit shtetëror të këtyre institucioneve duhej të vendosej në lëvizje menjëherë, që ekstradimi i shtetasit rus të mos ndodhte, nëse ai ndodhej në territorin shqiptar në kohën kur atyre j’u është komunikuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

KShH sheh me shqetësim gjithashtu faktin se në dt.18 Tetor 2024, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, bazuar në informacionin e vendosur në dispozicion nga avokati i shtetasit Rus, i është drejtuar me shkrese zyrtare Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, duke nënvizuar se duke qenë se shtetasi ka aplikuar për të përfituar azil në Republikën e Shqipërisë, ekstradimi i tij nuk mund të lejohet sipas parashikimeve të ligjit nr.10193, dt.03.12.2009 “Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjen penale”, si dhe ka kërkuar informacion mbi fazën në të cilën ndodhet shqyrtimi i kërkesës së këtij shtetasi për azil. Por lidhur me këtë shkresë, edhe pse kanë kaluar më shumë se dy javë, KShH ende nuk disponon një përgjigje.

KShH j’u sugjeron të gjitha autoriteteve të përmendura në këtë shkresë që me transparencë dhe llogaridhënie të plotë, të informojnë publikun si dhe të hetojnë me prioritet përgjegjësitë lidhur shkeljen e standarteve të ekstradimit, në vijim të vendimit të detyrueshëm të Gjykatës Kushtetuese që e pezullon përkohësisht këtë proces.

komiteti i helsinkit igor kokunov

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë