AKTUALITET

VIDEO/ Kreu i Operatorëve Turistik në Sarandë dhunohet brutalisht nga dy persona, Çipa: Një prej tyre ishte administratori i një klubi nate

r.ll Përditësimi i fundit 22 Shkurt 2025, 21:07
VIDEO/ Kreu i Operatorëve Turistik në Sarandë dhunohet brutalisht
arben cipa

SARANDË- Një episod dhune e paprecedent ka ndodhur ditën e djeshme në Sarandë. Biznesmeni dhe kreut i Operatorëve Turistikë, Arben Çipa është dhunuar barbarisht nga dy persona në Sarandë. Ka qenë vetë Çipa i cili përmes një video ku shihet i gjakosur në fytyrë dhe trup, ka shpjeguar se kush ishin personat që e dhunuan.

Ai tregon se njëri prej tyre ishte administratori i klubit të natës "Four Elements" në Sarandë. Më tej shpjegon se gjithçka ka nisur nga një diskutim për një çështje që ky person me emrin Dio është bërë pengesë mbi një projekt biznesi. Pas diskutimeve Dio ka nisur të shajë derisa bashkë me personin tjetër ka nisur t'i gjuajnë me grushte dhe me gurë në fytyrë dhe trup. 

"Një person me emrin Dio, i cili është administrator i “Four Elements” më ka prerë rrugën bashkë me një person tjetër të shoqëruar. Dhe duke diskutuar mbi një çështje që ai është bërë pengesë, mbi një projekt timin, ata kanë dalë dhe kanë filluar me fyerje. Në momentin që kanë filluar me fyerje, unë padyshim nuk i kam pranuar dhe ato kanë shfrytëzuar momentin dhe brenda në makinën time të dy persona më janë vërsulur me grushte, me gurë, etj. Kam tentuar të mbrohem por e pamundur dhe kanë arritur në një moment që kanë krijuar një situate të tillë në krejt trupin tim. Kjo video është për ta patur si prove e asaj çka përshkruaj dhe asaj çka ndodhur.", shprehet Çipa në video. 

Ai ka pësuar lëndime të rënda, duke përfshirë gjakderdhje dhe plagë të shumta, dhe është transportuar menjëherë në spital për trajtim mjekësor. Ngjarja ka ndodhur në ‘Heremec’, që ndodhet ndërmjet Sarandës dhe Kakomesë. Ndërkohë sot policia e Sarandës vuri në pranga autorin e identifikuar Diomet Musa, ndërsa në kërkim është nipi i tij. Sipas raportimeve shkak i sherrit është bërë ndërtimi i një linje elektrike që po bënte Arben Çipa për të furnizuar me energji një bar-restorant në zonën e Heremecit. 52-vjecari pretendon se po ndërton linjën elektrike në bazë të një projekti të OSHEE, ndërsa autorët kanë kundërshtuar, pasi aty, do ndërtojnë një biznes.

NJOFTIMI I POLICISË SË SARANDËS:

Falë veprimeve të shpejta të Specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u lokalizua në një banesë në fshatin Lukovë, ku po fshihej, dhe u arrestua shtetasi Diomet Musai, 37 vjeç, me precedent kriminal në krimet ndaj personit. Ndërkohë, vijon kërkimi për kapjen e shtetasit M. M., 29 vjeç.

Dy autorët, xhaxha dhe nip, dyshohen se më datë 21.02.2025, rreth orës 16:10, në vendin e quajtur “Rruga për në Heremec”, në lagjen nr. 3, Sarandë, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, shkelma dhe sende të forta shtetasin Sotir Çipa, 52 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e 29-vjeçarit të shpallur në kërkim si bashkëautor. Materialet u referuan Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

sarande arben çipa

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë