
BRUKSEL- Deputeti finlandez Sebastian Tynkkynen ka kërkuar llogari nga kreu i EuroJust Michael Schmid në lidhje me krimin shqiptar. Në mbledhjen e Komisionit për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme, të Parlamentit Evropian më 2 dhjetor, eurodeputeti finlandez ka pyetur se edhe pse Shqipëria nuk është shtet anëtar në BE, cilat janë bashkëpunimet e EuroJust për të parandaluar grupet kriminale në këtë vend.
“Nga pikëpamja e kriminalitetit ndërkombëtar dhe në lidhje me zgjerimin e BE, dua t’ju them se ka kriminelë shqiptarë në Finlandë, këta njerëz kryejnë krime në Finlandë edhe pse Shqipëria nuk është shtet anëtar i BE doja t’ju pyesja “Çfarë lloj bashkëpunimi keni apo nuk keni brenda Eurojust me vendet kandidate dhe si do të ndikojë zgjerimi në këtë aspekt në Europën Perëndimore? Si i vlerësoni ju vetë sfidat që lidhen me zgjerimin? Ç’mund të na thoni për këtë?” tha Tynkkynen.
Ndërkohë që kreu i Eurojust, Michael Schmid u shpreh se niveli i bashkëpunimit me Shqipërinë është rritur. Sipas tij janë 13 ose 14 çështje hetimore që lidhen me Shqipërinë dhe se pjesa më e madhe tyre kanë të bëjnë me prokurorët italianë. Po ashtu Schmid në përgjigjen e tij theksoi se tashmë kanë një tjetër projekt për të fultuar krimin, i cili quhet “Crimejust në Ballkanin Perëndimor”. Sipas tij, ky projekt do të vlej për të prezantuar metodat dhe instrumentat që përdorin edhe për hetuesit shqiptarë që të rrisin efikasitetin.
“Flm për pyetjet. Janë shumë të rëndësishme. Për disa vende jo anëtare, janë gjithsej 13 besoj, ka zyra të prokurorëve nga këto vende në qendrën tonë ku ne mund t’i takojmë si kolegë të njëjtë me ata të vendeve anëtare. Mes tyre ka edhe nga vende të Ballkanit Perëndimor, ka edhe nga Shqipëria. Duhet të them se nga niveli i prokurorëve, unë shpesh u them prokurorëve të vendeve anëtare se mund të vijnë tek ne dhe të bashkëpunojnë pasi bashkëpunimi është i njëjtë me ato të vendeve anëtare. Me Shqipërinë nuk e kam numrin ekzakt, por kemi 13 apo 14 çështje hetimore ndaj në këtë drejtim mendoj se bashkëpunimi ecën mirë. Së fundmi për përmirësimin e bashkëpunimit, kemi edhe një projekt që quhet “Crimejust në Ballkanin Perëndimor” dhe ideja e këtij projekti është të prezantojë metodat dhe instrumentat që përdorim ne për të bashkëpunuar edhe për hetuesit shqiptarë që të shtojmë çështjet në hetim dhe besoj se kjo ka pasur sukses në të shkuarën” u shpreh Schmid.
sebastian tynkkynen michael schmid
Artikuj te sugjeruar
r.ll
AKTUALITET
5 Dhjetor14:24
Goditi për vdekje me thikë Martin Canin/ Avokati i Mario Përlleshit ankimon masën e sigurisë për 14-vjeçarin: Ka qëlluar për vetëmbrojtje
mario perlleshi, martin cani
TIRANË- Avokati mbrojtës i Mario Përlleshit, autorit të vrasjes së Martin Canit, ka ankimuar mas&eum...
n.f
AKTUALITET
5 Dhjetor13:45
Vinin baste sportive online/ Arrestohen 6 persona në Tiranë, shpallen në kërkim 2 të tjerë
Baste
TIRANË- Gjashtë persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tyre ka...
n.f
AKTUALITET
5 Dhjetor13:43
“Martinin e bullizuan për vëllanë”/ Flet nëna e Luiz Meçes: Sapo ka dalë nga spitali djali ka shkuar tek babai i Martinit! Është tepër i tronditur
luis meçe
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga momenti para sherrit tragjik që i mori jetën 14-vjeçari, Martin C...
n.f
AKTUALITET
5 Dhjetor13:42
"Pse më sheh?"/ Sherr mes të rinjve në një lavazh në Sarandë, plagoset 19-vjeçari, në kërkim 3 autorët (EMRAT)
Foto ilustruese
SARANDË- Një sherr është regjistruar ditën e sotme në Sarandë. Mësohet se sherri ndodhi në nj&...
I.A
AKTUALITET
5 Dhjetor12:12
Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencë/ Skema e mikrokredive dërgohet në SPAK
TIRANË- Të martën, Prokuroria e Tiranës ka kaluar për kompetencë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dosjen penale ...
n.f
AKTUALITET
5 Dhjetor11:40
VIDEO/ Punonjësit po pastronin kanalin, gjendet trupi i pajetë i një të riu në Greqi, dyshohet se është shqiptar
Pamje nga vendi i ngjarjes
GREQI- Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në kanalin e Istmit në Korinth. Sipas aut...
n.f
AKTUALITET
5 Dhjetor11:38
Aksident në aksin Përrenjas-Qafë Thanë, furgoni i policisë së burgjeve përplaset me një kamion (FOTO)
Aksidenti
PËRRENJAS- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Përrenjas-Qafë Thanë. M...
n.f
AKTUALITET
5 Dhjetor11:38
Përfitoi për herë të tretë leje shpërblyese/ I dënuari nuk rikthehet në burgun e Rrogozhinës, arratiset jashtë vendit
Foto ilustruese
RROGOZHINË- Një i burgosur nuk është rikthyer në ambientet e burgut në Rrogozhinë pas përfundimit t...