Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ...
AKTUALITET

VIDEO/ Familja nga Fushë Kruja në terror prej muajsh, pamje nga momenti kur hidhen gurë drejt banesës

P
Piranjat11 April 2026, 10:21 · 1 min lexim
VIDEO/ Familja nga Fushë Kruja në terror prej muajsh, pamje nga

Më shumë se një javë pas denoncimit të një qytetareje nga Fushë Krujës, duket se telashet e saj nuk kanë marrë zgjidhje deri më tani.

Persona të paidentifikuar hedhin vazhdimisht gurë në drejtim të banesës së saj, duke shkaktuar dëme materiale dhe duke rrezikuar jetën e saj dhe familjarëve.

Ngjarja e pazakontë për nga mënyra, është regjistruar në lagjen “Kastriot” të Fushë Krujës. Në videot e reja të dërguara në redaksinë e “PiranjaveNews”, shihet momenti kur një prej gurëve bie në oborrin e banesës.

Sipas denoncimit, familja përballet me situatën e rrezikshme prej tre muajsh. “Prej muajsh më hidhen gurë në shtëpi.

Kam frikë për jetën. Vjen policia dhe më kërkon prova. Po çfarë duhet të ndodhë, të ketë tragjedi që të na dëgjojnë? Nesër mund të jetë vonë”, shprehet ajo me shqetësim.

Qytetarja kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet dhe masa konkrete për mbrojtjen e saj, ndërkohë që ende mbetet mister se kush qëndron pas këtyre veprimeve. /PiranjatNews/

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.