Trazhgim Maçi, një 27 vjeçar i arrestuar nga shërbimet e Komisariatit Nr.1 në Tiranë për grabitjen e një taksisti, rezulton se është hajdut serial. Ai ka grabitur pronarët e disa subjekteve me mjet prerës dhe drejtuesit e disa taksive, në Tiranë, Durrës e Fushë Krujë.
I riu kishte kërkuar shërbim taksi në zonën e Rinasit dhe i ka kërkuar shoferit ta çonte drejt Elbasanit. Mirëpo, sapo ka mbërritur në dalje të Tiranës, në zonën e njohur si "Palmanova" për shkak të një biznesi në krah të autostradës, Trazhgim Maçi i ka vënë sëpatën në fyt taksistit.
"Sapo jam grabitur me sepate dhe postolete perball Palmanoves. Mora njerin si pasangjer nga Rinasi dhe rruges me nxorri sepaten e pistoleten. Policia ka bere nje pune te papare per 5min kan rrethu lagjen per 15min kan arrstu personin", ka thënë taksisti.
Ngjarja ka ndodhur dje dhe sot Policia e Tiranës bën me dije se menjëherë pas njoftimit për një vjedhje në një taksi në lëvizje në aksin rrugor “Tiranë-Elbasan”, ku pasagjeri kishte kanosur drejtuesin me mjet prerës dhe i kishte marrë një shumë parash dhe varësen që mbante në qafë, u mundësua ndalimi i autorit të dyshuar, i cili u lokalizua në fshatin Qeha, në afërsi të zonës ku kishte kryer krimin.
Më tej, në kuadër të operacionit të koduar “Taksimetri”, u kryen hetime të thelluara, me objektiv dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi. Nga hetimet dyshohet se 27 vjeçari Trazhgim Maçi:
- më datë 05.06.2026, në tregun e Fushë Krujës, ka vjedhur një shumë eurosh, në portofolin e një shtetasi;
- më datë 10.06.2026, në një biznes në rrugën “Llazi Miho”, Tiranë, nëpërmjet kanosjes me mjet prerës, ka vjedhur një shumë parash dhe një varëse floriri;
- më datë 12.06.2026, nëpërmjet kanosjes me një send të ngjashëm me armë zjarri, ka vjedhur varësen e floririt që mbante pronari i një subjekti në rrugën “Skënder Kosturi”, Tiranë, dhe e ka goditur me grusht, këtë shtetas;
- më datë 15.06.2026, në fshatin Derven, Fushë Krujë, dyshohet se nëpërmjet kanosjes me mjet prerës, i ka vjedhur drejtuesit të një taksie, një shumë parash, 2 celularë dhe 1 orë dore;
- më datë 17.06.2026, në fshatin Shënavlash, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur me dhunë, drejtuesit të një taksie, portofolin me para, si dhe celularin.
Hetimi vijon për të zbardhur dhe dokumentuar plotësisht veprimtarinë kriminale të shtetasit T. M., në fushën e vjedhjes së pronës/pasurisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
19 Qershor17:06
Aksident në superstradën Lezhë-Milot, tre persona dërgohen me urgjencë në spital
Tre persona, mes tyre edhe një grua, kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në superstradën Lezh&e...
AKTUALITET
19 Qershor16:59
Ols Dado hetoi edhe vrasjet e 21 Janarit, Veliaj: Gjykata e Strasburgut e vlerësoi hetim të metë dhe me shkelje të rënda
Në seancën e sotme të Gjykatës Administrative, ku u shqyrtua kërkesëpadia për shpalljen e pavlefshmërisë së em...
AKTUALITET
19 Qershor16:50
Ndërtuesi i veprave më të mëdha energjetike të vendit/ Ndahet nga jeta ish-ministri dhe inxhinier i shquar
Është ndarë nga jeta Ismail Ahmeti, inxhinier i shquar dhe ish-ministër, i cili la gjurmë të pashlyeshme në historinë e ...
AKTUALITET
19 Qershor16:18
Shkelje e barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre, SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun Erion Isai dhe 11 të tjerë
Erion Isai, me detyrën e kryetarit të Bashkisë Kolonjë, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës&...
AKTUALITET
19 Qershor16:11
Presion protestuesve me policinë, 27 qytetarë procedohen për marshimin e ditës së djeshme
Pas ditës së 19-të të protestës qytetare, Policia e Tiranës ka njoftuar se ka proceduar penalisht 27 shtetas.
Sipas njoftimit zyr...
AKTUALITET
19 Qershor16:07
EMRAT/ Plagosja në Tiranë, policia jep detaje: Autori në kërkim
Policia ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e ndodhur në zonën e Ali Demit, në rrugën “Hodo Beg”. Blutë sqarojn&e...
AKTUALITET
19 Qershor16:02
Shtyhet gjyqi Erion Veliaj- Ols Dado në Gjykatën Administrative
Është shtyrë seanca e sotme gjyqësore në Gjykatën Administrative ku palë të përfshira janë kryebashkiaku i T...
AKTUALITET
19 Qershor15:53
Zbardhet plagosja me thikë në Tiranë, identifikohet autori
Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e regjistruar pasditen e kësaj të premte në Tiranë, ku u plagos me thik&...
AKTUALITET
19 Qershor15:37
Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë
Plagoset me thikë një person në Tiranë. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi i identifikuar si Dritan Aga.
Ngjarja ka ndodhur n&...
AKTUALITET
19 Qershor15:24
Tjetër incident në jug, gomonia del jashtë kontrollit në Llaman, një i plagosur
Një incident është regjistruar këtë të premte në plazhin e Llamanit në Himarë.
Një gomone ka dalë jash...