
Protesta kundër qeverisë ka vijuar edhe këtë mbrëmje para Kryeministrisë, ku pjesëmarrës të ndryshëm kanë mbajtur fjalime dhe kanë përsëritur thirrjet për largimin e kryeministrit Edi Rama.
Gjatë tubimit, një banore nga Rrjolli iu përgjigj deklaratave të kryeministrit, i cili më herët është shprehur se largimi i tij do të ngrinte pikëpyetje për drejtimin e vendit dhe procesin e integrimit europian.
“Kryeministri tha: nëse do iki unë, kush do ju çojë juve në BE? Unë e shoh se kemi shumë individë që mund të na çojnë drejt BE. Madje ne kemi shkuar më herët në BE. Disa na janë bashkuar, disa janë rrugës”, deklaroi ajo para protestuesve.
Ndërkohë, një tjetër qytetar mbajti një fjalim me tone të forta, duke iu drejtuar veçanërisht të rinjve dhe duke kërkuar vijimin e mobilizimit kundër qeverisë.
Ai u bëri thirrje të rinjve dhe vajzave që të mos heqin dorë nga kauza e tyre dhe të vijojnë pjesëmarrjen në protesta.
“Nuk e mposht dot rininë o torollak, sepse e kanë prejardhjen nga Isa Boletini, Ismail Qemali, Vojo Kushi. Thirrje rinisë dhe vajzave si Shote Galica të mos e lënë kauzën, por t’i japin ultimatumin kryeministrit. Mos u dorëzoni!”, u shpreh ai.
Protesta, e cila ka hyrë në ditën e saj të 20-të, vijon të mbahet para Kryeministrisë, ndërsa pjesëmarrësit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime në qeverisjen e vendit.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
19 Qershor20:04
Rama nuk plotëson kushtet e NATO-s/ Sekretari Hegseth kërcënon: Do ndëshkojmë aleatët që mbeten pas
Tre vende të NATO-s kanë shpenzuar përsëri më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime t&e...
AKTUALITET
19 Qershor20:03
Protestuesi për gardhin në Kakome: Do ta rrëzonim me duar, e hoqën vetë me eskavator
Heqja e gardhit në Kakome është komentuar edhe gjatë protestës së sotme kundër qeverisë, ku një prej protestuesve...
AKTUALITET
19 Qershor19:59
Erdhi për dasmë në Shqipëri, aksidentohet për vdekje britaniku, doli për të blerë një karikues
Nga Joseph Reaidi, TIMES SERIES
Një burrë nga Hendon në Londër vdiq në një aksident me makinë jashtë vendit, ndërs...
AKTUALITET
19 Qershor19:51
Të dielën u paralajmërua protestë, hiqet porta që bllokonte plazhin në Kakome
Dy ditë përpara protestës së paralajmëruar në Kakome, ku pritej pjesëmarrja e qytetarëve nga zona të ndryshme t&e...
AKTUALITET
19 Qershor19:46
"Të shtunën vjen mërgata", nesër paralajmërohet protestë masive
Teksa protesta kundër qeverisë ka hyrë në ditën e saj të 20-të, organizatorët paralajmërojnë një pjes&e...
AKTUALITET
19 Qershor19:46
Protestuesi: Vij nga Lezha për të përkrahur këtë lule të rinisë që na zgjoi shpresën e na ngriti nga shtrati i vdekjes
Ka nisur protesta e 20 ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.
Një protestues i ardhur nga Lezha ka vlerësuar...
AKTUALITET
19 Qershor19:44
Me mijëra qytetarë në rrugë edhe pas 20 ditësh, mbushet sheshi para Kryeminsitrisë
Pas 20 ditësh protestash të pandërprera, qytetarët janë mbledhur sërish këtë mbrëmje para godinës së Kr...
AKTUALITET
19 Qershor19:39
Një tjetër viktimë nga mbytja, 62-vjeçari humb jetën në liqenin e Viroit
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të diele në Gjirokastër, ku një 62-vjeçar...
AKTUALITET
19 Qershor19:35
“Lëreni Botërorin, bashkohuni me ne!”/ Protestuesit thirrje tifozëve në shesh t'i bashkohen revoltës kundër qeverisë
Ndërsa protesta e 20-të kundër kryeministrit Edi Rama vijon me marshimin e qytetarëve drejt Kryeministrisë, një moment i ve&cced...
AKTUALITET
19 Qershor19:22
“Jep dorëheqjen”/ Qytetarët 20 ditë në shesh kundër Ramës, nis marshimi drejt Kryeministrisë
Për të 20-ën ditë me radhë, qindra qytetarë shqiptarë kanë dalë në protestë kundër qeverisë, ...