AKTUALITET

VOA: Ekspertët në Shqipëri bëjnë thirrje për masa kundër ndryshimeve klimatike

n.f Përditësimi i fundit 14 Gusht 2024, 19:27
VOA: Ekspertët në Shqipëri bëjnë thirrje për masa
Foto ilustruese

TIRANË- Zjarret po vijojnë në disa zona në Shqipëri duke shtuar këtë vit dëmtimet sidomos në masivet pyjore dhe në ekonomitë e drufrutorëve. Dy avionë nga Rumania për shuarjen e zjarreve iu bashkuan sot përpjekjeve të forcave zjarrfikëse shqiptare si pjesë e shërbimit europian të mbrojtjes civile. Specialistët e mjedisit thonë se ky vit po shoqërohet me pasoja të mëdha nga ndryshimet e klimës, për të cilat duhen investime të qëndrueshme si nga qeveritë vendore dhe qeveria qëndrore.


Në Shqipëri, zjarret në disa rajone të vendit po shkaktojnë dëmtime në masivet pyjore por edhe në ekonomitë e banorëve, sidomos në vreshtari dhe sipërfaqe me ullinj. Pas kontrollit të zjarreve në zonën e Gjirokastrës, Finiqit dhe në Malin e Tomorit në jug të Shqipërisë vatra tjetër ku po vijojnë prej nëntë ditësh zjarret është ajo në Parkun Kombëtar të Prespës, në juglindje.

Ministria shqiptare e Mbrojtjes njoftoi të mërkurën mbërritjen e dy avionëve për shuarjen e zjarreve nga Rumania, njëri prej të cilëve me kapacitet 6 tonë ujë për tu ardhur në ndihmë forcave zjarrfikëse shqiptare. Avionët janë pjesë e ndihmës së shërbimit europian të mbrojtjes civile.

“Ky është nga vitet më problematikë për zjarret", thotë Gligor Dushi , inxhinier i pyjeve në zonën e Dropullit në Gjriokastër e cila këtë vit u prek masivisht nga zjarret.

"Për shkak të thatësirës së tejzgjatur, temperaturave tejet të larta dhe biomasës së thatë që me shumicë ndodhen në malet tona kohët e fundit, u bënë të gjithë faktorët bashkë dhe paraqitën një rrezikshmëri të madhe për zjarret. Në bashkinë Dropull kemi pasur më datë 8 korrrik një vatër zjarri të madhe që vazhdoi për disa ditë duke përshkuar rreth 4270 hektarë pyje dhe kullota ku 510 hekatrë janë vetëm pyje. Dëmi mjedisor është i konsiderueshëm", thotë ai.

Zoti Dushi thotë se fatmirësisht zjarret nuk kanë sjellë dëme në njerëz dhe në banesa, por menaxhimi i tyre është bërë edhe më i vështirë. Sipas tij ndryshimet klimatike po luajnë një rol bazë për situatën e zjarreve kombinuar dhe me faktorët lokalë.

"Për shkak të braktisjes së blegtorisë nga shumë banorë kullotat në malet tona janë të pakonsumuara. Duke qenë se bari rritet dhe është masë djegëse egzistente në malet tona rritet edhe mundësia për zjarre. Njëkohësisht janë edhe ndryshimet klimatike. Ne kemi që në maj pa rënë reshje shiu. Temperatuart janë tejet të larta, ne në Dropull këto ditë kemi temperatura rekord të cilat sa vijnë dhe rriten", thotë ai.

Situata e zjarreve e rëndon më shumë situatën e biodiversitetit dhe ekosistemit në Shqipëri, thotë profesori i shkencave të natyrës në universitetin e Gjirokastrës, Lavdi Hasani.

“Ndotja e ajrit dhe efkti serë është shumë evifent për arsye se masivet kryesore që digjen sot janë pyjet me pisha të cilat përmbajnë rrëshirë dhe rrëshira kuptohet ka përbërës të fuqishëm të karbonit që jo vetëm ndot ajrin, rrit smogun në ajër, por nga ana tjetër ndikon shumë në efektin sere", thotë ai.

Zoti Hasani thotë mëtej se efekte e klimës globale do të bëhen edhe më agresive dhe kërkojnë investime të qëndrushme si nga qeveritë vendore dhe qeveria qëndrore. Është koha thotë më tej zoti Hasani që të investohet për përmirësimin e kapaciteteve për shuarjen e zjarreve.

"Faktikisht ka ardhur koha që të gjtiha qeveritë të mendojnë më shumkë për këtë sepse ne kemi edhe shtete të përparuara ,anëtare të Bashkimit Europian që po vihen në vështirësi nga zjarret dhe po kërkojnë edhe ndihmë nga BE në raste të të tilla. Po humbasin edhe jetë njerëzish nga situata të tilla dhe nuk është fare e tepruar që për kohën dhe atë që presim nga ngrohja globale të themi se sot është shumë e nevojshme që qveritë të marrin masa që të shtojnë flotën e teknologjisë së lartë për shuarjen e zjarreve", thotë ai.

Ndërsa zoti Dushi thotë se në shumë zona largimi i banorëve në emigrim ka sjellë problem për burime njerëzore që duhen për ndërhyrjet nga zjarret. Sipas tij duhen hartuar mënyra të reja veprimi.

“Mungesa e njerëzve është vendimtare për fikjen e zjarreve. Zjarret kontrollohen dhe fiken duke pasur një sasi të madhe vullnetarësh, nuk e fikin vetëm zjarrfikësit zjarrin, ata luajnë roline tyre krysor në organizmin e operacionit. Një masë që duhet marrë në të ardhmen është gjetja e mënyrave se si do fiken zjarret sepse ne nuk kemi kapacitete njerëzore për të ndërhyrë. Vijnë shpeshherë mjete nga ajri por duhet ditur që këto ndërhyrje duhet të shoqërohen me kapacitete njerëzore nga toka.”

Shqipëria konsiderohet si një nga vendet me riskun më të lartë në Europë nga fatkeqësitë natyrore dhe anga ana tjetër me kapacitete shumë të vogla për t`iu përshtatur pasojave të ndryshimeve klimatike.

Raporti rajonal për Klimën dhe Zhvillimin në Vendet e Ballkanit Perëndimor publikuar në qershor të këtij viti nga Banka Botërore thotë se Shqipërisë i duhet një shumë prej 6 miliardë dollarësh në vitet në vijim, për të zbutur ndikimet e ndryshimeve të klimës./VOA

zjarr shqiperi eksperte

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë