AKTUALITET

VOA: Fermerët e vegjël përballë emigracionit dhe çmimeve të ulëta në Shqipëri

M.B Përditësimi i fundit 25 Gusht 2024, 22:02

VOA: Fermerët e vegjël përballë emigracionit dhe

SHKODRA- Në Shqipëri ekzistojnë rreth 350 mijë ferma bujqësore, ku gati 160 mijë prej tyre kanë më pak se 1 hektarë tokë bujqësore, treguesi ky më i ulët në rajon. Fermerët e vegjël po përballen me vështirësi për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, por edhe çmimeve të ulëta të prodhimeve të tyre në treg. 70-vjeçari Ahmet Sulejmani është një nga fermerët në Anë të Malit, në Shkodër, i njohur për prodhimet bujqësore por edhe pasionin me të cilin ai punon në fermën e tij të vogël, e cila gjendet pranë kufirit me Malin e Zi. Ahmeti i tha Zërit të Amerikës se këtë vit mbolli në fermë të gjitha llojet e perimeve, por në fund mbeti i pakënaqur pasi nuk arriti të shesë të gjithë prodhimin.

“Këtë vit punuam më shumë, por fituam më pak. Kjo ishte befasi. Edhe po të punosh, i gjithë malli shkon dëm. Shitet, por tregtari abuzon në mënyrë të pashembullt. E marrin bostanin krejt lirë. Nuk ke bostan sot në Shkodër nën 20 lekë kilogrami, ndërsa ne na e merr me 3-4 lekë. A ka interes të punosh tokën?”, tregon ai.

Ana e Malit përfshihet në zonën e Nën Shkodrës, një nga zonat me traditë në prodhimin e misrit, por edhe të perimeve. Ajo është goditur vitet e fundit nga përmbytjet e njëpasnjëshme, që kanë dëmtuar prodhimin bujqësor, por edhe ekonominë e mijëra banorëve të kësaj zone.

“Unë nuk jam përfaqësues i Anës së Malit. Jam banor i kësaj zone. Por, them me bindje se Ana e Malit është një nga zonat më të shkatërruara. Nuk ka ujë për të vaditur tokat, ndaj tokat janë tharë. Ka ardhur një eskavator, i cili ka hapur një kanal aty dhe ka ikur. Po kush prej fshatarëve apo fermerëve është në gjendje për të pastruar kanalet?”, thotë ai.

Si pjesa më e madhe e banorëve të Anës së Malit edhe Ahmeti e ka tokën e trashëguar. Në Shqipëri sektori bujqësor kontribuon në një të pestën e ekonomisë së vendit, por ka copëzimin më të lartë të tokës në krahasim me vendet e rajonit. Në të gjithë vendin numërohen më shumë se 350 mijë ferma të ngjashme me atë të fermerit Ahmet Sulejmani, nga të cilat, gati 160 mijë janë më pak se 1 hektar tokë bujqësore.

Fermeri Sulejmani ka më pak se 1 hektar tokë bujqësore, të cilën e ka të trashëguar. Ai thotë se këtë sipërfaqe e përballon, por nuk ka mundësi që të zgjerohet. Edhe subvencionimi i naftës nga shteti, me aq sa na jepet, thotë ai, nuk u del asgjë dhe nuk jepet në kohën e duhur.

Megjithëse bujqësia është një nga sektorët prioritar në ekonominë e Shqipërisë, fermeri Ahmet Sulejmani thotë se nga viti në vit ajo po kthehet në një profesion për pensionistët, pasi të rinjtë po largohen dhe, as pushteti qendror dhe as ai vendor, nuk kanë ndonjë ide si të ndryshojnë situatën.

“Nuk ka asnjë ide, as pushteti lokal as ai qendror, për njerëzit e tokës. Unë jam 70 vjeç. Në këtë moshë, edhe afër kësaj moshe, punojnë sot në bujqësi. Të rinj nuk ke as një përqind. Dhe shteti nuk ka asnjë ide si të na favorizojnë ne, të na japin pak gjallëri. Se 10 mijë lek pension kam unë dhe nesër më duhet të paguaj 50 mijë lekë taksa në bashki”, thotë ai.

Jeta në fshatin Ana e Malit është e ngjashme me atë të dhjetëra fshatrave të Shkodrës, ku një pjesë e banorëve largohen drejt emigracionit apo në qytet. Braktisja e fshatit është edhe dhimbja më e madhe për një fermer si Ahmet Sulejmanin, që jetën ja ka kushtuar tokës dhe fshatit./ VOA

fermeret

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë