AKTUALITET

VOA: Festohen Krishtlindjet në Shqipëri

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Dhjetor 2024, 15:29

VOA: Festohen Krishtlindjet në Shqipëri

TIRANË- Në Shqipëri, mijëra besimtarë të krishterë po festojnë Krishtlindjet. Katolikët në mesnatë dhe ortodoksët në orët e para të ditës u mblodhën në objektet e tyre të kultit për të ndjekur ceremonitë fetare. Udhëheqësit fetarë bënë thirrje për më shumë dashuri për njerëzit, duke iu larguar padrejtësive, dhunës dhe konflikteve.

Besimtarë të shumtë nga të gjithë u mblodhën në mesnatë në Katedralen e Shën Palit në Tiranë për të festuar Krishtlindjet, një nga datat të rëndësishme të fesë së tyre.

Ata kënduan këngë dhe lexuan mesazhe nga shkrimet e shenjta, ndërsa ceremonitë i drejtonte Kryeipeshkvi i Dioqezës së Tiranës e Durrësit, Arjan Dodaj.

Në fjalën e tij për Krishtlindje, imzot Dodaj bëri thirrje për paqe, shpresë e dashuri mes njerëzve. Ai tha se besimtarët duhet të gjejnë kurajon të shohin përpara në të ardhmen me shpresë e besim, duke lënë mënjanë padrejtësitë dhe të keqen.

“Biri i Hyjit ka hyrë në historinë e njeriut, një histori që është shënuar me sprova e stërmundime, luftëra e përçarje, konflikte e gjakderdhje, siç shohim fatkeqësisht veçanërisht në këto vitet e fundit gjithmonë e më shumë çdo ditë e më shumë, shpesh herë edhe në rrethanat e jetës tonë të përditshme urbane fatkeqësisht futet kjo përvojë konflikti e jo rrallë herë gjakderdhje”, tha imzot Dodaj.

Mijëra besimtarë ortodokosë vërshuan sot në orët e para të ditës edhe në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë, ku u mbajt mesha e shenjtë e Krishtlindjeve.

Ata uruan njëri tjetrin për festën dhe ceremonitë vazhduan me këngë të korit dhe lexime nga shkrimet e shenjta.

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos theksoi në mesazhin e vet se besimi dhe dashuria përballojnë sfidat, mposhtin padrejtësitë dhe ligësinë, sepse Perëndia nuk e braktisi njerëzimin, të cilin e mundon egoizmi dhe armiqeësia.

“Përmes përulësisë, e cila ndërthuret gjithmonë me dashurinë, (Perëndia) i kundërvihet krenarisë, rrënjës së përhershme të çdo të keqeje, lakmisë, agresivitetit, konflikteve vrastare, përplasjeve shkatërrimtare. Në epokën tonë të ashpër dhe të veçantë, ku në shumë zona vërshon furishëm urrejtja dhe dhuna, ne të krishterët, që i qëndrojmë besnikë atij që u shfaq në mish, Princit të paqes, le të bëjmë gjithnjë qëndresë, me tërë forcat tona shpirtërore dhe trupore, kudo dhe me aq sa mundemi”, bëri thirrje Kryepiskopi Anastas.

Pas diktaturës komuniste afro gjysmëshekullore, kur u ndalua besimi fetar dhe u vranë e u burgosën qindra klerikë, Shqipëria iu rikthye përhapjes së gjerë të besimeve fetare në të gjitha moshat si dhe harmonisë ndërfetare shumëshekullore./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë