AKTUALITET

VOA: Ligatinat e Shqipërisë mbeten të cënuara nga presioni njerëzor dhe investimet rreth tyre

b.z Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2025, 20:02
VOA: Ligatinat e Shqipërisë mbeten të cënuara nga presioni
Shpendët ujorë

SHQIPËRI - Rezultatet e regjistrimit ndërkombëtar të shpendëve ujorë në Shqipëri flasin se parku Divjakë-Karavasta, Liqeni i Shkodrës dhe Peisazhi Vjosë-Nartë kanë numrin më të lartë. Shifra e shpendëve të regjistruar në 2025 janë më të larta se viti 2024 por janë ende larg mesatares shumëvjecare. Ekspertët thonë se se rënia e numrit të shpendëve në vite lidhet me cilësinë në disa prej ligatinave shqiptare, rritjen e presionit njerëzor mbi to dhe cënimet nga investimet ndërtimore rreth këtyre zonave.

Regjistrimi Ndërkombëtar i Shpendëve Ujorë u krye në Shqipëri më datat 18-19 Janar në 34 ligatina të vendit dhe rezultatet sapo janë publikuar nga organizatat mjedisore dhe Administrata e Zonave të Mbrojtura që u përfshinë në këtë proces.

Siaps regjistrimit të këtij viti në Shqiëpri u numëruan rreth 113 mijë shpendë që përfaqësojnë 61 specie të ndryshme të shpendëve ujorë në laguna, liqene natyrorë, rezervuarë të madhësive të ndryshme dhe ujëra të cekta detare.

Organizatat mjedisore thonë se shifra e 113 mijë shpendëve të regjistruar në 2025 është rreth 11.300 më e lartë se ajo e vitit 2024. Megjithatë, kjo sipas tyre është sërish rreth 43mijë shpendë më pak se mesatarja shumëvjecare nga vitit 1996 deri në vitin 2024.

Ndërsa arsyet e rënies së numrit të shpendëve ujorë mbeten objekt diskutimi, sipas organizatave mjedisore nuk mund të mohohet fakti se rënia lidhet me cilësinë e ligatinave shqiptare dhe rritjen e presionit njerëzor mbi to dhe në peisazhin përreth.

Mirian Topi një studiues i njohur i shpendëve në Shqipëri thotë se roli i hulumtimeve shkencore për shpendët është mjaft i rëndësishëm për të frenuar qëndrimet e pastudiuara sidomos në ligatinat shqiptare.

“Qëllimi i studiuesve është si cilësia e jetës në këtë vend të përmirësohet dhe se si veprimet në natyrë të informohen dhe udhëhiqen nga shkenca, jo të bëhen veprime të pastudiuara të cilat mund të sjellin pasoja shumë të mëdha në të ardhmen”, thotë ai.

Zoti Topi përmend rastin e aeroportit të Vlorës ku punimet vijuan megjithëse ekspertët folën kundër projektit që ishte sipas tyre në dëm të pasurisë natyrore dhe rrezik ndaj shpendëve të lagunës.

“Kërkimi shkencor në vend ende nuk është i aftë ose i mjaftueshëm për t`iu përgjigjur të gjitha sfidave apo ndryshimeve që po bëhen në vend, për më tepër që fjala e ekspertëve dëgjihet shumë pak ose në shumë raste nuk dëgjihet fare si qe rasti i Aeroportit të Vlorës. Eksperët kombëtarë dhe ndërkombëtarë folën kundër, Konventa e Bernës i kërkoi qeverisë shqiptare të ndalonte menjëherë punimet , por asgjë nuk u mor parasysh.”

Organizatat mjedisore thonë se nga pikëpamja e indeksit të larmisë së llojeve, indeks i cili tregon më qartësisht vlerat ekologjike të ligatinave, sërish Divjakë - Karavasta renditet në vend të parë , ndjekur nga afër nga Peisazhi Vjosë-Nartë, dhe parku Butrintit, etj.

Sipas të dhënave të regjistrimit këtë ktij viti zona me numrin më të lartë të individëve të shpendëve ujorë është Divjakë - Karavasta me rreth 26.500 individë dhe 46 specie, ndjekur nga Liqeni i Shkodrës, në pjesën shqiptare me afro 23,900 shpendë dhe 22 specie.

Peisazhi Vjosë-Narta renditet i treti me 13,800 individë dhe 39 specie, ndërsa laguna e Kune-Vaini me 11,600 shpendë dhe 33 specie.

Në Liqenin e Ohrit në pjesën shqiptare u regjistruan këtë vit rreth 8,300 shpendë ujore dhe 18 specie ndërsa pjesa tjetër në zona të tjera të vendit./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë