VIDEO/ Momenti kur flakët "përpijnë" banesat në Himarë
Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga situata kritike në Himarë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ...
Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga situata kritike në Himarë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ...
Banorët e Poliçanit kanë dalë sërish në protestë kundër shkrirjes së Bashkisë Poliçan, ndërsa n&...
Kanë përfunduar fjalimet e aktivistëve dhe qytetarëve përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa protesta qytetare k...
Një banor nga fshati Lin i Pogradecit ka denoncuar në redaksinë e “PiranjaNews”, gjendjen e degraduar të rrugës në q...
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, duke vijuar protestën kun...
Qeveria ka ndryshuar ligjin për administrimin e pallateve të sekuestruara nga shteti që janë ndërtuar pa leje. Në projektligjin e ...
Protestuesit e arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan godinën e Kryeministrisë teksa kryeministri Edi Rama ndodhej brenda në zyr&...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar sanksione dhe një hetim pas një shkëmbimi zjarri midis anëtarëve të shër...
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka reaguar me emocione për largimin e Piero Ausilios nga klubi zikaltër, pas gati tri dekadash të lidhura m...
Një veshkë derri e modifikuar gjenetikisht ka mbajtur gjallë dhe pa dializë një 66-vjeçar për plot nëntë muaj, p&...

TIRANA- Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, ndërroi jetë sot në një spital të Athinës, në moshën 95 vjeçare. Në ditët mes ndërrimit të viteve ai u shtrua në një nga spitalet e Tiranës dhe më pas u dërgua në Spitalin e Ungjillëzimit në Athinë. Nga mesi i vitit 1992 Anastas Janullatos u zgjodh kryepeshkop i Kishës Ortodokse të Shqipërisë së sapodalë nga diktatura komuniste, e cila ndaloi besimet fetare, si dhe vrau e burgosi shumë klerikë e besimtarë.
I lindur në Pire të Greqisë, Kryepeshkopi Anastas mbajti 8 vjetët e fundit të jetës edhe shtetësinë shqiptare. Ai mbërriti në Tiranë bashkë me polemikat mbi kombësinë greke të drejtuesit kryesor të Kishës Ortodokse shqiptare, si dhe për lidhjet e ngushta të tij me Greqinë, ndonëse formalisht i mikpritur nga ish Presidenti Sali Berisha dhe autoritetet shtetërore.
Pakënaqësitë mbi kombësinë e Kryepeshkopit Anastas dilnin në pah sa herë që tensionoheshin marrëdhëniet diplomatike shqiptaro - greke, edhe pse nuk ekzistonte ndonjë lidhje midis këtyre temave. Sulmet politike nga grupe pranë pushtetit arritën kulmin në vjeshtën e vitit 1994, kur ish Presidenti Sali Berisha përfshiu një nen në projekt-Kushtetutën e rrëzuar me referendum, i cili synonte largimin e Kryepeshkopit Anastas.
Në atë nen thuhej se “kryetarët e komuniteteve të mëdha fetare duhet të jenë shtetas shqiptarë, të lindur në Shqipëri dhe me banim të përhershëm në të në 20 vjetët e fundit”, ndërsa vendi sapo kishte dalë nga izolimi komunist jo vetëm me kisha të shkatërruara, por edhe me mungesa të mëdha në udhëheqësinë e arsimuar klerikale, e cila ishte burgosur, vrarë dhe përndjekur gjatë disa dekadave të diktaturës.
Refuzimi i kësaj projekt-Kushtetute nga qytetarët me votim në Referendum fashiti për një kohë presionet e qarqeve politike ndaj Kryepeshkopit Anastas, ndërsa Kushtetuta e re e miratuar më 1998 shpalli liritë fetare dhe pavarësinë e bashkësive fetare. Por kundërshtimet ndaj tij mbeten aktive edhe sot në grupe të vogla besimtarësh dhe politikanësh.
Megjithatë nga viti 2010 ai mban medaljen e Presidencës së Republikës “Gjergj Kastrioti, Skënderbeu”, si dhe shtetësinë shqiptare që nga viti 2017. Për më shumë se tre dekada Kryepeshkopi Anastas drejtoi ringritjen e kishës dhe besimit ortodoks në Shqipëri, si dhe ndërtimin e rreth 500 objekteve të kultit anembanë vendit.
Mes tyre janë edhe restaurimet e dhjetëra kishave të vjetëra shqiptare nga tradita e hershme shumëshekullore. Ai ngriti pesë qendra mjekësore, një akademi teologjie, një universitet, dy institute, një lice, 5 shkolla filore e të mesme. Kryepeshkopi Anastas ishte diplomuar për Teologji në Universitetin e Athinës në mesin e shekullit të kaluar, dhe më pas kreu studimet pasuniversitare në këtë fushë në Universitetin e Hamburgut në Gjermani.
Ai iu kushtua studimeve dhe shërbimeve fetare nga rinia e deri në fund të jetës së vet. Zotërues i disa gjuhëve të huaja dhe titujve nderimi nga shumë shtete, Kisha dhe universitete, Kryepeshkopi Anastas ishte profesor dhe doktor nderi në qendra shkencore e fetare në Greqi, Shqipëri, SHBA, Itali, Rumani, Austri, Rusi, Gjeorgji, Egjipt. Kryepeshkopi Anastas është autor i një serie librash fetarë e sociologjikë, përkthimesh dhe artikujsh në periodikë të ndryshëm, si dhe një nga kontribuesit e harmonisë ndërfetare në Shqipëri./ VOA
Foto ilustruese ELBASAN - Një zjarr ka rëndë mesditën e sotme në konviktin e studentëve të Universitetit "Aleksandë...
Pamje nga kamerat e sigurisë DURRËS - Dy persona janë arrestuar nga policia në Durrës, pasi akuzohen për një sër&eu...
Foto ilustruese KOSOVË - Rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim (DnV), tha të shtunën se subjektet politike e kan&eum...
Vlore VLORË- Ditën e sotme është mbajtur një meshë në Kishën e Shën Theodhorit në Vlorë pë...
TIRANË- Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka reaguar përmes një postimi në "Facebook" në lidhje me ndarjen nga jeta...
TIRANA- Aktivitet ku u përkujtua 95-vjetori i vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri nisi me ...
TIRANA- 31-vjeçari Ervis Lami, të cilit iu gjet automatiku me selenciator në banesë gjatë kontrolleve për kapjen e autorë...
SHQIPËRI- Kryepeshkopi Anastas Janullatos u nda sot nga jeta në moshën 95-vjeçare teksa në shumë qytete kishat kanë zhvil...
Sakica, Troshani SHKODËR - Gjykata e Shkodrës ca caktuar këtë të shtunë masën "Arrest me burg" për Izmir Sakicë...
Fier FIER - Kryeinspektori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Roskovec, dhe Inspektori pranë IMT...