AKTUALITET

VOA: Shqipëria instalon kamera përgjatë kufirit me Kosovën për të frenuar emigrantët e bandat kriminale

M.B. Përditësimi i fundit 16 Maj 2024, 07:38
VOA: Shqipëria instalon kamera përgjatë kufirit me Kosovën
Foto ilustruese

TIRANA- Shqipëria ka instaluar një rrjet “të sofistikuar” kamerash përgjatë kufirit të saj me Kosovën, të ofruara nga qeveria britanike, në një përpjekje për të frenuar numrin e emigrantëve që shkojnë drejt Mbretërisë se Bashkuar dhe për të gjurmuar aktivitetin kriminal në rajon. Njoftimi u bë të mërkurën nga autoritetet britanike. Sipas autoriteteve britanike dhe mediave lokale shqiptare, shtetasit shqiptarë ishin në mesin e 45,000 personave që mbërritën në Britaninë e Madhe me skafe në vitin 2022, në kërkim të një pune më të mirëpaguar krahasuar me vendet fqinje si Greqia apo Italia. Shumë prej tyre përfundojnë duke punuar në shtëpitë e kultivimit të kanabisit, deri në dy vjet, për të paguar paratë që u detyrohen trafikantëve.

Zyrtarët e lartë britanikë i kanë quajtur më pare flukset e shqiptarëve "pushtim", gjë që shkaktoi tensione diplomatike me Tiranën, e cila i akuzoi ata se po "i veçonin" shqiptarët për "qëllime politike". Rrjeti i sapo instaluar i cili ka kushtuar 1.86 milion euro përfshin dhe një flotë dronësh e kamerash që përdoren për të identifikuar targat e makinave. Dronët do t'u japin mundësi autoriteteve të gjurmojnë emigrantët që kalojnë nëpër zonat malore të Shqipërisë veriore, të cilët policia e ka të vështirë t'i monitorojë, ndërsa kamerat do të ndihmojnë sistemet shqiptare, të identifikojnë automjetet britanike të përdorura nga kriminelët, që kërkojnë të shmangin zbulimin nga policia lokale, thuhej në një deklaratë të dërguar me email agjencisë ‘Associated Press’ nga ambasada britanike në Tirana.

Ministri britanik Kundër Migracionit të Paligjshëm, Michael Tomlinson, i cili ndodhej në Tiranë, zhvilloi të martën bisedime me ministrat e Brendshëm nga Shqipëria dhe Kosova, përkatësisht Taulant Balla dhe Xhelal Svecla, mbi përpjekjet e përbashkëta për të luftuar “emigracionin e paligjshëm”. Tomlinson tha se partneriteti me Shqipërinë është "një pikë referimi për mënyrën se si ne duam të punojmë me partnerët në nivel global", duke shtuar se pothuajse asnjë shqiptar nuk po mbërrin tashmë në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla.

“Ne kemi dhënë rezultate të shkëlqyera jo vetëm në reduktimin e migracionit të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuara, por edhe në ndihmën për të ofruar mundësi për shqiptarët që të qëndrojnë dhe të përparojnë në vendin e tyre. Puna jonë për të ndalur anijet nuk fillon në kanalin e la Manshit – ajo fillon nga burimi”, tha ai.

Shqiptarët nuk mund të aplikojnë për azil në Britaninë e Bashkuar. Në vitin 2022, Londra dhe Tirana nënshkruan një marrëveshje për kthimin e shqiptarëve që mbërrinin me varka në këtë vend. Besohet se mijëra janë kthyer që nga ajo periudhë, megjithëse shifrat zyrtarë nuk janë të disponueshme. Shqipëria - aktualisht në negociata për t'u bërë pjesë e Bashkimit Evropian - i ka goditur bandat e trafikimit të qënieve njerëzore në vend, pavarësisht se nuk është një rrugë kryesore për emigrantët.

Në vitin 2019, Shqipëria u bë vendi i parë jo-anëtar i Bashkimit Evropian që kishte oficerë të agjencisë kufitare të bllokut, Frontex, që menaxhonin kufijtë e saj në jug dhe lindje të vendit, ku kalojnë zakonisht emigrantët. Po kështu ata u angazhuan edhe në luftën kundër krimit ndërkufitar. Në shkurt parlamenti i Shqipërisë miratoi një marrëveshje që vendi të mbajë mijëra azilkërkues që do të vijnë nga Italia./ VOA

kamera

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë