AKTUALITET

VOA: Vijon puna në një nga qendrat e pritjes së emigrantëve në Shqipëri

M.B. Përditësimi i fundit 31 Korrik 2024, 22:50
VOA: Vijon puna në një nga qendrat e pritjes së emigrantëve
Foto nga vendi i ngjarjes

LEZHA- Një ditë përpara nisjes së zbatimit të një marëveshjeje mes Italisë dhe Shqipërisë, që emigrantët e shpëtuar në det që përpiqen të arrijnë tokën italiane do të tranferohen në tokën shqiptare, njëra nga qendrat e pritjes nuk është ende gati. Marrëveshja pesëvjeçare, e nënshkruar nga kryeministrja italiane dhe kryeministri shqiptar Edi Rama nëntorin e kaluar, parashikon strehimin e rreth 3 mijë emigrantëve të kapur nga roja bregdetare italiane në ujërat ndërkombëtare. Njerëzit që konsiderohen të pambrojtur, si gra, fëmijë, të moshuar dhe ata që janë të sëmurë ose viktima të torturës do të strehohen në Itali.

Emigrantët e shpëtuar në det që përpiqen të arrijnë tokën italiane pritet që të transferohen në Shqipëri duke filluar nga data 1 gusht, ndërkohë që kërkesat e tyre për azil do të përpunohen sipas një marrëveshje mes dy vendeve.

Duke folur gjatë një vizite në Shqipëri në muajin qershor, kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se dy qendrat e krijuara për të strehuar emigrantët do të ishin gati për të pritur 1000 personat e parë në fillim të muajit gusht. Marrëveshja pesëvjeçare, e nënshkruar nga kryeministrja italiane dhe kryeministri shqiptar Edi Rama nëntorin e kaluar, parashikon strehimin e rreth 3 mijë emigrantëve të kapur nga roja bregdetare italiane në ujërat ndërkombëtare.

Ato do të kontrollohen fillimisht në bordin e anijeve që i kanë shpëtuar, përpara se të dërgohen në Shqipëri. Qendrat do të strehojnë vetëm burra, tha për agjencinë e lajmeve Associated Press ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci.

Njerëzit që konsiderohen të pambrojtur, si gra, fëmijë, të moshuar dhe ata që janë të sëmurë ose viktima të torturës do të strehohen në Itali. Familjet gjithashtu nuk do të ndahen, tha ambasadori. Ata që dërgohen në Shqipëri do të ruajnë të drejtën e tyre sipas ligjit ndërkombëtar dhe të Bashkimit Evropian për të aplikuar për azil në Itali dhe për t’u trajtuar kërkesat e tyre atje, por lëvizja e tyre brenda dhe jashtë qendrave në Shqipëri do të kufizohet. Atyre që u refuzohen aplikimet përballen me dëbim direkt nga Shqipëria, thotë më tej ambasadori Italian në Tiranë.

Dy qendrat në Shqipëri do t’i kushtojnë Italisë 670 milionë euro gjatë pesë viteve. Ambientet do të drejtohen plotësisht nga Italia dhe të dyja qendrat janë nën juridiksionin italian, ndërsa rojet shqiptare do të ofrojnë siguri për perimetrin e jashtëm.

Një prej qendrave, në portin e Shëngjinit, në bregdetin e Adriatikut, është gati prej më shumë se një muaji. Por qendra tjetër për pritjen e emigrantëve, pranë ish-aeroportit ushtarak në Gjader, është ende larg përfundimit. Sipas ambasadorit italian në Shqipëri vonesat në ndërtimin e kësaj qendre janë të lidhura me rrëshqitjet e dheut si dhe temperaturat e larta që kanë detyruar autoritetet vendase të mos lejojnë punën gjatë orëve më të nxehta të ditës.

Agjencisë së lajmeve Associated Press nuk iu lejua hyrja në kamp, por provat e ndërtimit intensiv ishin të qarta, me dy ekskavatorë dhe një vinç që punonin. Kryeplaku i fshatit Gjadër dhe banorët vendas thanë se puna në qendër ishte larg përfundimi, ndërsa ata mbështetin ndërtimin e kësaj qendre që sipas tyre sjell një bum ekonomik në zonën e varfër rurale. Në Shëngjin, qëndra e pritjes së emigrantëve është gati po gazetarëve të agjencisë Associated Press nuk iu lejua qasja.

Dërgimi i azilkërkuesve në vendet jo anëtare të BE-së për të përpunuar kërkesat e tyre ka qenë një çështje e diskutueshme në Evropë. Grupet e të drejtave të njeriut thonë se marrëveshja e Italisë me Shqipërinë rrezikon sigurinë e refugjatëve.

“Këto qendra janë nën juridiksionin italian, duhet të ndjekin ligjet italiane. Por ne nuk e dimë se si do të respektohen këto ligje aty dhe padyshim që do të jetë më e vështirë të monitorohet situata, duke marrë parasysh që qendrat aty janë në thelb një burg, janë një hapësirë e mbyllur, shumë e izoluar. Dhe kështu do të jetë padyshim më e vështirë për njerëzit që të kenë akses në burime të jashtme”, thotë Sara Bonfanti, nga Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit.

Nuk është hera e parë që një vend i zhvilluar kërkon të transferojë strehimin e azilkërkuesve. Kryeministri i ri britanik ka hequr dorë nga plani shumë i kritikuar dhe i kushtueshëm i ish-qeverisë konservatore për të dërguar emigrantë në Ruandë për të përpunuar kërkesat e tyre për azil./ VOA

emigrantet

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë