Protesta te Ministria e Arsimit, policia hedh ujë me presion në drejtim të studentëve dhe pedagogëve
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...
Një i mitur, 15 vjeç, i arerstuar nga policia në protestë, ka rrëfyer dhunën e ushtruar në komisariat dhe mbajtjen pë...
“O milet, Rama ka siklet”, “Dorëheqje” dhe “Ju erdhi fundi!” janë disa nga thirrjet që dëgjohen në ...
Një qytetar i është bashkuar protestës së pedagogëve dhe studentëve para Kryeministrisë, duke thënë se ka da...
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Plaçkitjet dhe dhuna që tronditën Francën gjatë fundjavës kërcënojnë të riformësojnë ekuilibrin ...
Nga Adelheid Woelfl, DER STANDARD Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dielën gjatë protestave në Tiranë u ...
Revolta studentore është rikthyer edhe në qytetin bregdetar, ku studentët e Universitetit të Durrësit kanë bojkotuar më...
Një pedagoge ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si turpin e vendit, dhe duke shtuar se ai duhet të largohet...
TIRANË- Në një deklaratë e përbashkët, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Instituti i Studimeve Politike dhe Qëndresa Qytetare thanë të hënën se klima e zgjedhjeve ishte e polarizuar dhe se vëzhguesit vërejtën presione apo survejim të votuesve nga persona të paautorizuar jashtë qendrave të votimit.
Një humbje të shansit të Shqipërisë për të treguar një proces zgjedhor me standarde europiane i konsideroi zgjedhjet Afrim Krasniqi, drejtor i ISP-së.
“Kemi parë përfshirjen e grupeve të ndryshme informale në fushatë,” tha ai duke shtuar një sërë me problematika të ngjashme nga proceset e mëparshme, që nga listat e kandidatëve për deputetë me probleme me drejtësinë, përdorimin e burimeve publike në fushatë, patronazhimin e votës, etj…
Sipas Krasniqit, “incidentët në ditët e votimit ishin tregues i tensionit të madh politik dhe se partitë në vend të ndihmonin në integritetin e zgjedhjeve krijuan gati-gati struktura paralele”.
Kryetarja e KSHH-së, Erida Skëndaj, rreshtoi një sërë problemesh të raportuara nga 60 vëzhguesit e kësaj organizate në ditën e votimit, ndërsa shtoi se klima e përgjithshme e zgjedhjeve ishte shumë e polarizuar.
Një ndër qendrat e vëzhguara ishte dhe ajo e burgut 313 në Tiranë ku raportohet se të burgosurit porosisnin njëri-tjetrin për të votuar.
“Raportohen raste sporadike të perceptimeve nga Komisionerë në IEVP 313 se të dënuarit janë dëgjuar që porosisin njëri tjetrin për të votuar. Në QV të vendosur pranë IEVP Durrës (në ambientet e xhamisë së institucionit), u vërejt mbipopullim në korridorin që të çonte drejt kësaj QV, çka krijonte premisa që të dënuarit në bashkëbisedim të ndikonin tek njëri -tjetri”- thuhet në raportin paraprak të KSHH-së.
Personat e paautorizuar dhe sjellja e vëzhguesve partiakë shihet si një ndër shqetësimet kryesore të procesit të votimit.
KSHH ka vërejtur, sipas raportit, se “në disa nga QV të monitoruara është vërejtur prezencë e personave të paautorizuar brenda perimetrit 150 m të QV, sjellje të papërshtatshme me elementë diktues dhe që krijojnë premisa për intimidimin e zgjedhësve nga vëzhguesit partiakë si dhe persona që qëndrojnë jashtë perimetrit 150 m por vëzhgojnë në mënyrë sistematike zgjedhësit që hyjnë e dalin nga QV”.
Veprat penale që prekin zgjedhjet e lira, si shit-blerja e votës, vijon të jetë një problem edhe në këto zgjedhje bazuar në denoncimet që janë bërë.
“Angazhimi solemn i kryetarëve të partive, sipas nenit 64 të Kodit Zgjedhor, mbetet formal dhe shitblerja e votave mbetet një fenomen i cili nuk dënohet në mënyrë serioze, publikisht prej tyre”- thekson KSHH-ja.
KSHH vlerëson se pavarësisht denoncimeve krimet zgjedhore vijojnë të mbeten të paraportuara nga qytetarët për shkak të frikës nga hakmarrja apo viktimizimi dhe se në këto kushtet hetimet proaktive të prokurorsë duhej të ishin më të larta. “Pro-aktiviteti i organit të prokurorisë në nisjen me iniciativë të rasteve duhet të ishte më i lartë, duke patur parasysh edhe komunikimet e mëhershme që monitorohej në terren fushata zgjedhore”- thekson deklarata e tre organizatave./Reporter.al
KUKËS- Një 18-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Kukësit pasi gjatë natës tentuar të...
LUSHNJA- Një 27-vjeçar nga Lushnja është proceduar penalisht pasi është kallëzuar nga një 28-vjeçar...
TIRANË- Orët e paradites do të paraqiten nën mbizotërimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta n&...
foto ilustruese KUKËS- Procesi i numërimit të votave vijon në të gjitha qarqet e vendit. Që nga nisja e procesit tre ja...
foto ilustruese TIRANË- Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare në të gjitha KZAZ-të e vendit. 91...
foto ilustruese FIER- Një person raportohet se është ndaluar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme në Fier. M...
foto ilustruese TIRANË- Procesi i numërimit të votave vijon tashmë në të gjitha KZAZ-të e vendit. Sipas rezultateve t&eu...
foto ilustruese DURRËS- Ka nisur procesi i numërimit në qarkun e Durrësit. Deri më tani janë numëruar 5 qendra votimi ng...
foto ilustruese SARANDË- Janë hapur kutitë e para të votimit në Sarandë dhe Himarë. Nga rezultatet e deritanishme ...
foto ilustruese KORÇË- Ka përfunduar numërimi i votave në bashkinë e Pustecit në qarkun e Korçës. Bë...