
Zbardhen detaje nga vrasja e 51-vjeçarit, Valbon alias Marko Beqirim nga 24-vjeçari, Teilor Tivari mbrëmjen e djeshme në Durrës. Burime nga grupi hetimor thanë se ndryshe nga pretendimi i autorit se viktima tentoi ta përdhunojë ndaj e qëlloi, vrasja dyshohet se ka qenë e paramenduar dhe palët dyshohet se ishin në një lidhje homoseksuale me njëri-tjetrin. Viktima është masakruar nga i riu që rezulton se e ka goditur mbi 20 herë me thikë.
Viktima u gjet vetëm me të mbathura. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se ai është qëlluar që tek dera nga autori i dyshuar. Më pas ka pasur përleshje mes tyre.
Viktima ka tentuar të mbrohet, ndërkohë që apartamenti është gjetur krejt i mbuluar në gjak, që nga dera kryesore dhe në të gjithë banesën. Viktima u gjet poshtë tavolinës në kuzhinën e apartamentit. Gjithçka rezulton se ka ndodhur brenda një harku kohor prej 25 minutash dhe në kamerat e sigurisë është parë dhe hyrja e 24-vjeçarit në pallat.
Viktima sipas tch merrte nga shkolla djalin e tij dhe një fëmijë tjetër për t’i kthyer në shtëpi, por ditën e djeshme fëmijët kanë qëndruar në pritje të gjatë. Beqiri nuk përgjigjej në telefon dhe as është dukur për të marrë djalin, duke ngritur alarmin. Pas kërkimeve, e kanë gjetur në apartamentin që kishte në ruajtje.
Dera mësohet se është lënë e pambyllur mirë nga autori që është larguar nga vendi i ngjarjes rreth 25-30 minuta pasi ka hyrë në pallat. Me të konstatuar skenën horror dhe trupin e masakruar, familjari i Valbon Beqirit ka njoftuar policinë e cila më pas ka mundur të zbardhë krimin dhe të arrestojë autorin dhe personin që e ndihmoi për t’u larguar.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
25 Shtator15:48
Vajza u hodh nga kati i katërt i banesës, babai: Ka tentuar edhe herë tjetër, mendonte se fliste me djallin
Babai i vajzës që u vetëhodh nga kati i katërt i banesës së saj ditën e djeshme ka deklaruar se vajza ka pasur shqetës...
AKTUALITET
25 Shtator15:43
Vodhën frezën në fshatin Panaja të Vlorës, arrestohen dy persona
Dy shtetas janë arrestuar nga Policia e Vlorës pasi vodhën një mjet bujqësor për punimin e tokës, të cilin po e transp...
AKTUALITET
25 Shtator15:10
Kryenin parakalime të gabuara dhe nuk respektonin radhën, gjobiten dhjetëra shoferë në Tiranë
Rrugorja e Tiranës ka bërë publik bilancin e punës përgjatë 72 orëve të fundit, ku janë zhvilluar kontrolle ...
AKTUALITET
25 Shtator14:53
Emrat/ Ndryshohen zëvendës ministrat në Shëndetësi dhe Infrastrukturë
Qeveria shqiptare ka bërë emërime të rëndësishme këtë të enjte në ekzekutiv.
‘Lëvizja’ m&eum...
AKTUALITET
25 Shtator14:33
Imitimet e markave, sekuestrohet në doganë një sasi e madhe mallrash
Dogana në Kapshticë ka kapur dhe ndaluar një sasi të madhe mallrash të dyshuar si falsifikime të markave të njohura ndër...
AKTUALITET
25 Shtator14:29
Makina përplas 60-vjeçarin te vijat e bardha, transportohet me urgjencë në spital
Aksident në qendër të Fierit. Mësohet se një 60-vjeçar është përplasur nga një automjet teksa kalonte te viz...
AKTUALITET
25 Shtator14:08
U vodhi klientëve 17 mijë euro, arrestohet administratori i një agjencie turistike (emri)
Administratori i një agjencie turistike në Tiranë është vënë në pranga bashkë me bashkëshorten e tij.
N&eum...
AKTUALITET
25 Shtator14:02
Detaje/ Katër të rinj gjermanë arrestohen në Shëngjin, shisnin doza droge
Në Shëngjin, katër shtetas gjermanë u arrestuan nga policia, pasi u kapën në flagrancë me lëndë narkotike kanabis, ...
AKTUALITET
25 Shtator13:38
Mjeku në Tiranë ngacmon pacienten para operacionit (Detaje)
Një mjek në Tiranë është vënë nën hetim penal pas një kallëzimi nga një paciente, e cila e akuzon pë...
AKTUALITET
25 Shtator13:29
Zbulohet e vërteta e vrasjes në Durrës/ Autori u ndihmua nga një 27-vjeçar, do blinte kokainë
Zbardhet dinamika e vrasjes me thikë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit.
Policia bën me dije se janë arrest...