
TIRANË- Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin ka marrë sërish vëmendjen e mediave britanike. Kjo pasi DailyMail ka publikuar një lajm ku theksohet se tre britanikët që dyshohet se janë përfshirë në vrasjen e Nikulajt në Shëngjin rrezikojnë të paktën 31 vite burg. Sipas shkrimit, qeveria shqiptare po kërkon ekstradimin e tyre drejt Shqipërisë, për tu gjykuar për vrasje.
"Tre britanikë, duke përfshirë një nënë të re, përballen me burgim të përjetshëm në Shqipëri për rolin e tyre të dyshuar si pjesë e një skuadre për vrasjen e Ardian Nikulajt. Biznesmeni Ardian Nikulaj u godit gjashtë herë nga një person i armatosur në prill. Detektivët shqiptarë pretendojnë se tre britanikë, përfshirë nënën e një vajze shtatëvjeçare, ishin të përfshirë. Britaniku-shqiptari Edmond Haxhia, me banim në Midlands, iu afrua Harriet Bridgeman, Steven Hunt dhe Thomas Mithan për ta ndihmuar atë të zgjidhte një çështje të vjetër me Nikulajn. Qeveria shqiptare kërkon të ekstradojë tre britanikët për tu gjykuar për vrasje në Shqipëri. Nëse shpallen fajtorë, ata përballen me një minimum prej 31 vitesh burg. Gjykata e Magjistraturës së Westminsterit dëgjoi se të afërmit e Haxhia dhe Nikulajt ishin në një 'gjakmarrje' të dhunshme," pjesë nga shkrimi i DailyMail.
Ardian Nikulaj u vra më 19 prill brenda lokalit të tij në Shëngjin. Porositës dhe organizator është Edmond Haxhia i cili ka rënë në pranga, së bashku me tre britanikë Thomas Mithan, Steve Hunt dhe Harriet Bridgeman. Të katër këta janë prangosur, pasi autoritetet britanike kanë pranuar si të ligjshme kërkesën e bërë nga Policia e Shtetit. Për këtë ngjarje mbetet në kërkim Harry Simpson, i akuzuar gjithashtu si bashkëpunëtor. Ruben Saravia iku nga Shqipëria përmes Doganës së Kapshticës, bashkë me britanikun Harry Simson, në drejtim të Greqisë. Nuk dihet se çfarë rruge ka ndjekur portugezi për të mbërritur deri në Marok. Britanikët dyshohet se kanë qenë informatorë, ata kanë qëndruar pikërisht në resortin në pronësi të biznesmenit Ardian Nikulaj dhe sipas hetuesve, ata kanë vëzhguar për ditë me radhë lëvizjet e tij dhe të stafit, të cilat më pas ia raportonin portugezit Ruben Saraiva.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
18 Qershor11:00
Skandali me videon erotike, SPAK e OPGJ hetime në bashkinë Kukës, verifion pamjet filmike
Prej së premtes prokurorët e SPAK dhe OPGJ kanë zhvilluar hetime në bashkinë e kukësit për të verifikuar të dh&eu...
AKTUALITET
18 Qershor10:00
E rëndë në Ksamil, 40 vjeçarit i shpërthen bombola e oksigjenit, gjendet i mbytur me rroba polumbari
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Ksamil ky një 40 vjeçar që i...
AKTUALITET
18 Qershor09:00
Aksident i rëndë në afërsi të TEG-ut, motori përplas për vdekje një person
Një aksident i rënë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në afërsi të TEG-ut ku një person...
AKTUALITET
17 Qershor09:19
Vera nuk duket askund, një tjetër fundjavë me reshje e vranësira
Fundjava nis me reshje shiu në vendin tonë.
Kryesisht në pjesën e parë të ditës së sotme moti parashikohet me vran&eu...
AKTUALITET
17 Qershor09:13
'Fajin e ka politika shqiptare'- Deportohet shqiptari nga Britania, Murtari i dënuar me 11 vite burg, autoritetet i zbulojnë 'skemën'
BRITANI E MADHE- Asim Murtari i cili u deportua nga Britania pasi përdori një emër të rremë për të marrë një pasa...
AKTUALITET
17 Qershor09:13
Operacion ANTIDROGË në Korçë! Kontrolle gjatë natës, 8 të arrestuar, sekuestrohen kokainë, kanabis & makina
KORÇË- Finalizohet operacioni antidrogë në Korçë. Drejtoria vendore e policisë së juglindjes zhvilloi operacionin ...
AKTUALITET
16 Qershor21:00
Ndahet nga jeta operatori i njohur i filmave shqiptarë
Ka ndërruar jetë në moshën 77 vjeçare operatori i filmave shqiptarë dhe dokumentareve, Pëllumb Kallfa.
Ai ishte operator...
AKTUALITET
16 Qershor20:00
Ndryshime në polici/ Hetimi i korrupsionit përqendrohet në një dorë
Riorganizim sektorësh në Policinë e Shtetit.
Pas disa ndryshimeve të bëra në policinë e Tiranës, të tjera ndrysh...
AKTUALITET
16 Qershor17:38
Ndryshime në disa departamente të Policisë së Shtetit, ja kush emërohet në krye të sektorit të Pastrimit të Parave (EMRAT)
Sektori i Veprave Kundër Korrupsionit shkrihet nëpër rrethe dhe transferohet në Policinë e Shtetit dhe në krye ketij sektor...
AKTUALITET
16 Qershor14:25
VIDEO/ U filmua duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, SPAK nis procedimin për kryebashkiakun socialist, Safet Gjici
SPAK ka nisur procedimin penal për kryebashkiakun socialist të Kukësit, Safet Gjici. Lajmi konfirmohet për “BalkanWeb” nga gaz...