AKTUALITET

Vrasja e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, Apeli në Tiranë lë në fuqi dënimin për Fredi Rrushin

M.B. Përditësimi i fundit 4 Korrik 2024, 16:26
Vrasja e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, Apeli në Tiranë lë në
Personat e përfshirë në ngjarje

TIRANA- Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë të pa ndryshuar dënimin me 15 vjet burg ndaj Fredi Rrushit, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha në vitin 2021, trupi i pajetë i të cilit u gjet në malin e Dajtit. Mësohet se vendimi i Shkallës së Parë ishte ankimuar nga babai dhe i biri i viktimës, por Apeli vlerësoi të mos pranojë animin për mungesë legjitimiteti.

Në korrik 2023, Gjykata e Tiranës dënoi me 15 vite burg Fredi Rrushin, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar shkoi në 10 vite burg dhe në pretencë prokuroria e kryeqytetit kishte kërkuar 18 vite burg për Rrushin.

Njoftimi:

Më datë 24.01.2021, në Komisariatin e Policisë nr. 5 Tiranë, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasi me iniciale S. H, i cili ka deklaruar se babai i tij shtetasi me iniciale Rr. H është larguar prej disa ditësh nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Në bazë hetimeve të kryera u bë mundur gjetja e kufomës së të ndjerit Rr. H., në zonën e Dajtit.  Të akuzuar për faktin e mësipërm janë të pandehurit me iniciale Fredi Rrushi dhe P. Rr., ndaj të cilëve u ngritën akuzat :

1. i pandehurit me iniciale Fredi Rrushi, u akuzua për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”  dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”,  parashikuar nga neni 78, 278/1 dhe 303 të Kodit Penal, si dhe

2. të pandehurit me iniciale P. Rr, u akuzua për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.

Në përfundim të gjykimit në shkallë të parë, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 1751, datë 05.07.2023 ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Fredi  Rrushi për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje”, e parashikuar nga neni 76 i K. Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e të pandehurit me 14 (katërmbëdhjetë) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Fredi  Rrushi për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e parashikuar nga neni 278/1 i K. Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e të pandehurit me 5 (pesë) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Fredi  Rrushi për kryerjen e veprës penale të "Fshehja ose asgjësimi i kufomës", e parashikuar nga neni 303/1 i K. Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e të pandehurit me 1 (një) vit burgim.

Në aplikim të nenit 55 të K. Penal në caktimin e një dënimi të vetëm për disa vepra penale i pandehuri F. Rr dënohet me një dënim të vetëm prej 15 (pesëmbëdhjetë) vite burgim.  Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri Fredi  Rrushi dënohet me 10 (dhjetë) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit P. Rr për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e parashikuar nga neni 301 i K. Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e të pandehurit me 1(një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.  Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri P. Rr dënohet me 1 (një) vit burgim.

8.  Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për ekzekutimin këtij vendimi.

9.  Kundër vendimit lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga dita e njoftimit të këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Pas komunikimit të vendimit, në datë 01.08.2023 kanë ushtruar ankim trashëgimtarët e viktimës të të ndjerit Rr. H, babai i tij me iniciale Xh. H, si dhe djali i tij me iniciale E. H, të cilët kërkuan:

1.  Ndryshimin e vendimit të gjykatës dhënë ndaj të pandehurit me iniciale F. Rr, në lidhje me kualifikimin e veprës penale nga ajo e “Vrasjes me dashje”, në atë të “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78/2 të Kodit Penal dhe në bashkim të dënimeve të vendoset dënimi i tij me burgim të përjetshëm.

Më datë 15.09.2023 është regjistruar në gjykatën e apelit çështja penale, mbi bazën e ankimeve të lartpërmendura.

Në këto kushte gjykata e apelit, në dhomë këshillimi, vuri në diskutim pranueshmerinë e ankimit të paraqitur nga viktimat ndaj vendimit të gjykatës së shkallës së parë, në lidhje me legjitimitetin e tyre.  Gjatë verifikimit në dhomë këshillimi, gjykata e apelit konstatoi parregullsi në aktin e njoftimit të vendimit, drejtuar prokurorisë, duke qenë e paqartë nëse komunikimi ishte kryer apo jo.  Në këto kushte, gjykata e apelit vlerësoi të verifikojë këtë aspekt procedural, si dhe të kalojë çështjen për shqyrtim në seancë gjyqësore

Në seancën gjyqësore të datës 02.07.2024, referuar shkresës nr. 1883 prot., datë 23.02.2024 të dërguar nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, rezultoi se prokurori i çështjes kishte marrë dijeni për vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe nuk kishte ushtruar ankim.  Në këto rrethana, gjykimi i çështjes në apel vijoi vetëm me ankimin e viktimave nga vepra penale (trashëgimtarët e viktimës).

Lidhur me këto ankime, prokurori i apelit Z. Arben Qosja dhe mbrojtësi i të pandehurit F. Rr., kërkuan të vendoset mospranimi për shkak të mungesës së legjitimitetit të viktimës nga vepra penale për të ushtruar ankim ndaj vendimit përfundimtar të gjykatës së shkallës së parë.

Mbrojtësi i ankuesve i kërkoi gjykatës së apelit që ta vlerësojë të pranueshëm ankimin e viktimave dhe të prishë vendimin e gjykatës së shkallës së parë.

Në përfundim të gjykimit, më datë 02.07.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Marsela Pepi dhe anëtar znj. Edlira Petri dhe z. Fatri Islamaj, vendosi:

-  Mospranimin e ankimeve të paraqitura nga viktimat e veprës penale E. H dhe Xh. H, kundër vendimit nr. 1751, datë 05.07.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për mungesë legjitimiteti.

fredi rrushi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë