Spanja fiton Kupën e Botës 2026
Spanja është kampionia e re e botës. Kombëtarja e drejtuar nga Luis de la Fuente mposhti 1-0 Argjentinën pas kohës shtesë n...
Spanja është kampionia e re e botës. Kombëtarja e drejtuar nga Luis de la Fuente mposhti 1-0 Argjentinën pas kohës shtesë n...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Unazës së Re në Tiranë, ...
Eshtë zhbllokuar rezultati i finales së madhe Spanjë-Argjentinë, Sapo nis shtesa e dytë, Ferran Torres zhbllokoi rezultatin du...
Autoritetet në Afrikën e Jugut vijojnë hetimet për vdekjen e papritur të futbollistit Jayden Adams, mesfushorit të Mamelodi Sund...
Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, paralajmëroi për hartimin e një strategjie për të mbrojtur shtetet kandidate...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërndarë në rrjetet sociale një pjesë nga fjala e një protestueseje n&eu...
Ka përfunduar protesta e 50-të radhazi e qytetarëve para godinës së Kryeministrisë në Tiranë, ku pjesëmarrës...
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, paralajmëroi të hënën se vendi i tij do të reagojë me forcë nëse sulmohe...
E ftuar në emisionin “Review”, me Greta Topjanën, atletja Klodiana Shala ka folur për finalen e Botërorit dhe për figurat...
Një zjarr në një sipërfaqe pyjore midis fshatrave Andon Poçi dhe Hundëkuq, është konstatuar këtë mbrë...
SHKODËR- 26-vjeçari Xhulio Malo është arrestuar ditën e sotme për pjesëmarrje në vrasjen e Elis Roshkodolit në Shkodër. I riu që dyshohet se ka marrë pjesë në atentatin e datës 30 gusht, është prangosur nga policia e Shkodrës dhe akuzohet për bashkëpunim në vrasje dhe sigurimin e mjeteve për të kryer vrasje. Por Malo nuk është emër i panjohur për autoritetet shqiptare.
Malo ishte i njohur si mbështetës i Shtetit Islamik ISIS. Ai cilësohej si një nga anëtarët e grupit të të rinjve, ish-ushtar i Gate Mahmutajt (i vdekur), në Lazarat. Po në Lazarat, Malo ka marrë pjesë në vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha.
Si ndodhi vrasja e efektivit të RENEA-s?
Në orët e para të mëngjesit të 24 qershorit të 2015-ës, forcat e policisë së bashku me forcat speciale RENEA dhe FNSH, zbarkuan në Lazarat pasi kishin marrë informacion për një situatë problematike, ku kishte pasur edhe të shtëna armësh. Pas kontrolleve ata arrestuan shtetasin Xhulio Malo, i cili po qarkullonte me makinë pra qendrës së fshatit. Në makinë u gjetën municione të shumta dhe lëndë narkotike.
Forcat speciale, njoftuan kolegët e tyre që të shoqëronin Malon. Në momentin që furgoni po afrohej për të bërë shoqërimin e Malos, u qëllua ndaj tij me armë zjarri nga një distancë prej rreth 200 metrash. Si pasojë e të shtënave, mbeti i vrarë efektivi i policisë, Ibrahim Basha, ndërsa u plagosën efektivët Jetmir Isai dhe Perlat Hamitaj. Asokohe, Policia e Shtetit kishte nisur një aksion për spastrimin e grupeve kriminale të drogës në Lazarat dhe shkatërrimin e parcelave me kanabis.
Kush ishte Elis Roshkodol?
Viktima ishte person i njohur për autoritetet vendase dhe të huaja. Ka dyshime që 36-vjeçari ka qenë pjesë e grupit të Bajrave në Shkodër dhe ka kryer disa 'punë' për ata. Në dritë ka dalë dhe një ngjarje e ndodhur në vitin 2010 në Shkodër ku është plagosur Hysni Bregu. Plagosjen e ka kryer Roshkodol, për arsye që ende nuk janë zbuluar ndërkohë që Bregu është babai i 'të fortit' të Shkodrës, Barush Bregu.
Në vitin 2014 Roshkodoli rezulton i arrestuar së bashku me 13 persona të tjerë, kryesisht shqiptarë në Belgjikë. Në atë kohë ndaj tij rëndonin akuzat e grabitjes në Belgjikë. Po në Belgjikë, Roshkodoli dyshohet se ka plagosur një tjetër shkodran me mbiemrin Shema. Ndërkohë që në në 25 prill të vitit 2023, Roshkodoli ka nisur një sherr me pronarin e një klubi nate në Rumani. 36-vjeçari e ka plagosur me thikë dhe më pas është larguar nga vendi. Për këtë mbi Roshkodolin rëndojnë akuzat e plagosjes dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet rumune.
Peza dhe Vejsiu TIRANË- Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu ka reaguar para pak minutash lidhur me largimin nga detyra të Alfred Pezës n...
TIRANË- Policia e Tiranës ka njoftuar masat e marra lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor 2024-2025. Sipas njoftimit policia apelon p&...
TIRANA- Ka vijuar dhe sot protesta e opozitës dhe e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit para Bashkisë së Tiranës. Ditën ...
SHKODËR- Vrasja e Elis Roshkodol në Shkodër është zbardhur ditën e sotme nga Policia. Mësohet se autorët e vrasje...
TIRANË- Një person është vënë në pranga mëngjesin e sotëm për vrasjen e 36-vjeçarit Elis Roshkod...
Sokol Bizhga TIRANA- Pas dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, Sokol Bizhga do t&eum...
ELBASAN- Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim është asrrestuar ditën e sotme në Belsh. Bëhet me dije se Ervi...
Alfred Peza TIRANA- Drejtori i Radio Televizionit Publik Shqiptar, Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen nga posti. Mësohet se Peza ia ka dor...
DURRËS- Edison Brahaj i cili u arrestua ditën e djeshme (5 shtator) në Durrës si bashkëpunëtor i dyshuar i Esmerald Ball&eu...
DURRËS- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të lagjes nr 17 në Durrës. Bëhet me dije se drejt...