Pamje nga vendngjarja
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 28-vjeçarit, Klaudio Prendit. Pas raportimeve të djeshme se është gjetur një mjet i djegur sot bëhet me dije se brenda "Audit A4" është gjetur edhe arma e përdorur në ekzekutim. Ditën e djeshme u raportua se brenda mjetit nuk ishte gjetur asnjë armë ndërsa mjeti ishte shkrumbuar nga flakët.
Ndërkohë sot është bërë e mundur identifikimi i armës në mjet. Arma e gjetur do të jetë një detaji i rëndësishëm për zbardhjen e vrasjes së 28-vjeçarit dhe gjetjen e autorëve gjakftohtë që e qëlluan për vdekje të riun brenda pak sekondave. Ekspertët e krimeve pas një kontrolli të dytë që ka kryer kanë gjetur armën e krimit, një pistoletë me silenciator. Mësohet se arma ishte plotësisht e djegur. Numri i shasisë nuk është rikuperuar ende, pritet të kontrollohet në pjesën e brendshme të motorrit të mjetit.
Sot gjithashtu janë publikuar edhe pamjet nga momenti i atentatit i cili zgjat disa sekonda pasi autorët profesionistë iu afruan mjetit të viktimës qëlluan në drejtim të tij pa u ulur nga makina. Pas ngjarjes ata u larguan me qetësi drejt qendërs ku një orë më vonë u zbulua mjeti i djegur në zonën e Farkës.
28-vjeçari, Klaudio Prendi u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të 19 nëntorit. Ai u vra teksa po hipte mjetin e tij kur po largohej nga një lokal në zonën e "Xhamllikut". Sipas raportimeve viktima ka qenë i shoqëruar nga persona të tjerë. Në momentin kur ka dalë nga lokali për të hipur në makinën e tij ai ka qenë i vetëm dhe autorët e kanë shfrytëzuar rastin për të qëlluar drejt tij.
Më tej bëhet me dije se drejt tij është qëlluar me 5 plumba ndërsa arma ka qenë me silenciator. Policia dyshon se në atentat morën pjesë tre persona, një prej tyre ka pasur rolin e shoferit, ndërsa dy të tjerët luanin rolin e qitësit. Zona në të cilën ndodhi atentati është një zonë që survejohet nga kamerat e sigurisë, të cilat do të merren nga grupi hetimor për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Një orë pas vrasjes në zonën e Farkës ëdhtë gjetur një mjeti "Audi A4" teksa u raportua se brenda saj nuk u gjet asnjë armë. Gjithashtu mësohet se policia ka shoqëruar disa persona që janë marrë në pyetje në lidhje më këtë ngjarje.
vrasja e klaudio prendit gjendet arma
Artikuj te sugjeruar
n.f
AKTUALITET
20 Nëntor10:40
Shembet tarraca e katit të parë të një pallati që po ndërtohej, procedohen penalisht drejtuesi dhe nënkontaktori i firmës në Kamëz
Foto ilustruese
TIRANË- Dy persona janë proceduar penalisht në Kamëz ditën e sotme. Mësohet se procedimi i tyre ka ardhur pas...
n.f
AKTUALITET
20 Nëntor10:39
Kërkon lirimin nga burgu/ Dështon sërish seanca ndaj Dritan Dajtit në Gjykatën e Elbasanit, nuk u paraqit gjyqtarja
Dajti
ELBASAN- Seanca e sotme në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e k...
n.f
AKTUALITET
20 Nëntor10:39
I biri iu ekzekutua teksa po dilte nga lokali, dëshmia e ish-gjyqtarit të GJKKO-së: Nuk e di pse ka ndodhur ngjarja! Të vendoset drejtësia
Viktima dhe babai i tij
TIRANË- Një ditë pas vrasjes së 28-vjeçarit, Klaudio Prendi është zbardhur dëshmia e...
n.f
AKTUALITET
20 Nëntor10:38
Po manovronte me motor në oborrin e banesës, 31-vjeçari rrëzohet dhe dëmtohet në kokë, humb jetën i riu në Gramsh
Foto ilustruese
GRAMSH- Një 31-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Gramsh. Mësohet se i riu po manovronte me motom...
r.ll
AKTUALITET
20 Nëntor09:51
"Mori një plumb në bark dhe një në dorë"/ Gazetarja: Ibrahim Lici ishte në masakrën e Dobraçit, është verifikuar dhe nga policia
ibrahim lici
TIRANË- Gazetarja Anduena Llabani ka deklaruar se i shumëkërkuari Ibrahim Lici, ka qenë prezent në masakrën me ...
r.ll
AKTUALITET
20 Nëntor09:20
Goditi me thikë për vdekje Martin Canin, dëshmia e autorit para policisë: Jemi zënë që të premten sepse po më shikonte
martin cani
TIRANË- Është zbardhur dëshmia që 14-vjeçari, Mario Prelleshaj autori i vrasjes së bashëmoshatarit t...
Klodian Tomorri
AKTUALITET
20 Nëntor08:59
Buxheti, pensionet dhe oligarkët
klodian tomorri
TIRANË- Konsideroni vetëm dy shifra. Qeveria shqiptare mbledh mesatarisht 28 për qind të prodhimit të brendshë...
r.ll
AKTUALITET
20 Nëntor08:58
Ekzekutimi i Klaudio Prendit/ Viktima ishte konfliktuar me disa persona, dyshohet se kishte 15 mijë euro borxh
klaudio prendi
TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja nga atentati i orëve të para të mëngjesit të djeshëm n&eum...
n.f
AKTUALITET
20 Nëntor08:01
Buxheti 2025, fondet për fermerët, 69% janë shpenzime për stafe e këshillime
Foto ilustruese
TIRANË- Qeveria e Shqipërisë përveçse ofron financimet më të ulëta si mbështetje direkte p&e...
n.f
AKTUALITET
20 Nëntor08:00
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot
Foto ilustruese
TIRANË- Ditën e Mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqë...