
Në procesin “Plumbi i Artë” ka dëshmuar këtë të enjte para gjykatës dëshmitari Zylyf Hoxha, lidhur me vrasjen e ndodhur më 13 dhjetor të vitit 2019, ku mbeti i vrarë 26-vjeçari Andi Zylyfi.
Dëshmitari Hoxha deklaroi se nuk i ka parë autorët e atentatit.
“Jam thirrur në vitin 2019 në polici për një ngjarje të ndodhur në fshatin Përparim. Disa bashkëfshatarë që ishin jashtë lokalit u futën brenda, kuptuan që ishin të shtëna. Unë lajmërova policinë dhe i thashë dëgjuam të shtëna. Këto deklarime i kam thënë edhe përpara komisariatit Peqin dhe në Elbasan. Në këtë ngjarje mbeti i vrarë “Bobi”, Andi Zylyfi. Ne nuk e pamë dhe nuk e verifikuam ishte vrarë apo jo, u shtrimë të gjithë në tokë. Përveç tij, u plagos njëri me mbiemër Uruçi. Ishin të njohur për ne, fshatarët tanë. Jemi fqinj, komshinj. “Bobin” e shihja te ai lokali, është kafja e fshatit. Aty te lokali ishin edhe kushërinjtë e tij, Edison Zylyfi, Uruçi ishte aty, ishin disa kushërinj të tij. Ai erdhi na respektoi, pastaj mori një shishe ujë, pastaj doli jashtë lokalit bashkë me Uruçin (i referohet Ardit Uruçit). Nuk e di kush gjuajti me armë, ne u trembëm, u larguam nga frika. Sa dolëm jashtë lokalit, jo më shumë se 10 minuta, dëgjuam të shtëna. Dëgjuam që janë të plagosur, pastaj i morën familjarët për t’i çuar në spital. Të shtënat ishin breshëri.”- deklaroi ai.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale Elbasan–Peqin ku viktimë e atentatit mbeti i riu Zylyfi, i cili, pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e shpejtë, mbërriti pa shenja jete në spital.
Andi Zylyfi ishte djali i hallës së Endrit Alibejt, i vrarë në vitin 2018. Nga breshëria e të shtënave u plagos rëndë edhe 23-vjeçari Ardit Uruçi, banues në fshatin Përparim.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
4 Dhjetor12:33
SKANDALI i Llogarasë/ Ervis Berberi kërkon gjykim të shkurtuar
Seanca paraprake po mbahet për ish-kreun e ARRSH, Ervis Berberi dhe bashkëpunëtorëve te tij. Bëhet me dije se gjatë seancës...
AKTUALITET
4 Dhjetor12:27
Vrasja e Mondi Mëhallës/ I arrestuari Nevzat Spaho “kyç” gojën para policisë
Një ditë pas arrestimit të Nevzat Spahos, i cili konsiderohet si një person kyc në të dhënat që mund të jap...
AKTUALITET
4 Dhjetor12:06
Flet kambisti që u grabit nga Dumani dhe Talo Çela: Më dhunuan dhe më vodhën 120 milionë lekë
Në GJKKO ka dëshmuar Xhemal Lici, kambisti që u grabit nga i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili ndodhet në burg.
Ai ...
AKTUALITET
4 Dhjetor12:04
Gjendet pa shenja jete një grua në bulevard, dyshimet e para
Një grua është gjetur pa shenja jete paraditen e sotme në bulevardin kryesor të qytetit të Vlorës.
Sipas burimeve, b&...
AKTUALITET
4 Dhjetor11:42
FOTO/ Shpërthen bombola e gazit në një piceri te 'Delijorgji', lëndohet pronari
Një bombul gazi ka shpërthyer në një ambient jofunksional paraditen e sotme në kryeqytet duke lënë të plagosur 40 vje&...
AKTUALITET
4 Dhjetor11:33
Tentoi të hynte në Shqipëri me 240 mijë euro të padeklaruara, arrestohet 36-vjeçari
Një 36-vjeçar, i cili tentoi të hynte në Republikën e Shqipërisë nëpërmejt Aeroportit të Rinasit, me 240 m...
AKTUALITET
4 Dhjetor10:33
A do i bashkoheni foltores së Salianjit? Ja si përgjigjen deputetët e PD
Deputetët e Partisë Demokratike janë pyetur jashtë Kuvendit në lidhje me foltoren e Ervin Salianjit, i cili nisi nga dita e djeshme t...
AKTUALITET
4 Dhjetor10:12
Përleshja në ndeshjen Iliria-Skënderbeu, policia: Një futbollist i plagosur, tre të proceduar
Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me dhunën e ndodhur një ditë më parë para ndeshjes Iliria – Sk&...
AKTUALITET
4 Dhjetor10:06
Rrahu vëllanë dhe i theu dritaren e shtëpisë, ndalohet 44-vjeçari
Një ngjarje e rëndë familjare ka ndodhur në Sarandë, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë të përsërit...
AKTUALITET
4 Dhjetor10:02
Kapet me 9 doza kokaine, arrestohet 39 vjeçari, ja ku e kishte fshehur drogën
Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë një person për posedim të lëndëve narkotike.
Burime bëjnë me dije se ...