pamje nga marshimi
TIRANË- Ka nisur protesta në formë marshimi nga shkolla "Fan Noli" drejt Ministrisë së Arsimit, e cila mbahet pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Canit nga bashkëmoshatari i tij.
Pjesëmarrësit kanë shprehur keqardhjen e tyre për ngjarjen e rëndë, ndërsa i kanë bërë apel organeve qeverisëse të marrin masa për parandalimin e ngjarjeve të tilla. Ata kanë kërkuar drejtësi për të miturin dhe siguri nga autoritetet në shkolla dhe në vend.
Disa nga prindërit janë të shoqëruar edhe nga fëmijët e tyre, ndërsa në duar mbajnë pankarta dhe parulla me shkrimet, "Institucionet e papërgjegjshme vrasin", “Martin Cani një fëmijë më pak, një dështim më shumë”, “Pse bën sikur jeton në një vend normal”, “Heshtja jonë po na vret fëmijët. Sa viktima duhen që ne të ngremë zërin? Martin, të kemi vrarë të gjithë nga pak”.
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë
Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Prelleshaj. Ngjrja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Prelleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.
Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili dyshohet se ka dëmtuar ligamentet e dorës dhe po trajtohet në një klinikë private.
Pak çaste pas krimit të rëndë autori kishte postuar foto me thikën më të cilin autori kreu vrasjen dhe dorën e tij e gjakosur që u plagos gjatë konfliktit. Po ashtu edhe në aplikacionin "Snapchat", kishte publikuar një tjetër foto ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer. Në foto si për të demonstruar forcën mbante grushtin lart. Po ashtu nga fotoja vihet re se autori ndodhet në një makinë, të cilët dyshohen se e kanë marrë atë nga vendngjarja, menjëherë pas krimit që kishte kryer. Ata që kanë marrë autorin e mitur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se janë lajmëruar nga vetë ai dhe kanë ardhur me automjetet e tyre nga Sauku. Sipas informacioneve, ky grup nga Sauku rezultojnë të përfshirë edhe në konflikte të tjera.
vrasja e martin canit proteste-marshim ne tirane
Artikuj te sugjeruar
r.ll
AKTUALITET
21 Nëntor10:40
Vrasja e Klaudio Prendit/ U gjet i djegur në Farkë pas atentatit, automjeti i përdorur nga autorët ishte vjedhur para një viti në Tiranë
makina e djegur e autoreve, klaudio prendi
TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja nga atentati i kryer ndaj Klaudio Prendit. Mësohet se ...
r.ll
AKTUALITET
21 Nëntor10:00
Dhuna ndaj gazetares së Piranjave/ Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë: Imazhe tronditëse! Organet ligjzbatuese të hetojnë rastin dhe të identifikojnë personin e dhunshëm
pamje nga momenti
TIRANË- Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar pas videos së postuar nga "Piranjat", ku shihet gazetarja Lorena Re...
r.ll
AKTUALITET
21 Nëntor09:42
Moti i keq në Durrës/ Dallgët arrijnë deri në 2 metër, pezullohet përkohësisht dalja në det e anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese
foto ilustruese
DURRËS- Prej mbrëmjes së djeshme, moti i keq ka përfshirë vendin. Në Durrës gjatë orëve të...
r.ll
AKTUALITET
21 Nëntor09:42
Moti i keq sjell probleme me energjinë elektrike në Shkodër, dëmtohen disa pallate në Fushë Arrëz, rrezikohet dhe një banesë
foto ilustruese
SHKODËR- Kushtet e këqija atmosferike kanë sjellë probleme edhe në qarkun e Shkodrës. Gjatë mbrëmj...
n.f
AKTUALITET
21 Nëntor08:29
Reshjet e shiut në Pukë/ Pa energji që prej mbrëmjes së djeshme, dëmtohet çatia e spitalit
Foto ilustruese
PUKË- Reshjet e shiut në Pukë kanë sjellë probleme për banorët ndërsa raportohet se janë ...
r.ll
AKTUALITET
21 Nëntor08:27
Ekonomia, peng i ndërtimit, mori 73.5% të investimeve të brendshme më 2023
foto ilustruese
TIRANË- Pjesa dërrmuese e investimeve në ekonomi vijon të kanalizohet në sektorin e ndërtimit, sidomos në...
r.ll
AKTUALITET
21 Nëntor08:27
Banka e Shqipërisë miraton strategjinë afatmesme të zhvillimit dhe buxhetin për vitin 2025
banka e shqiperise
TIRANË- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi në mbledhjen e sotme Strategjin&...
n.f
AKTUALITET
21 Nëntor08:27
Bregdeti i Vlorës/ 3.2 milionë euro për kanalizimet e ujërave të ndotur nga Lungomare në Radhimë
Foto ilustruese
VLORË- Të paktën 5 mijë shtëpi dhe njësi që ndodhen përgjatë bregdetit të Vlorës nga...
n.f
AKTUALITET
21 Nëntor08:26
Reshje shiu dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot
Foto ilustruese
TIRANË- Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me...