AKTUALITET

Vrasja e Martin Canit/ Protesta dhe debate, analiza e DW: A rritet siguria në shkolla me mbylljen e rrjeteve sociale?

ZH.LL Përditësimi i fundit 30 Nëntor 2024, 14:41
Vrasja e Martin Canit/ Protesta dhe debate, analiza e DW: A rritet siguria
protesta

TIRANË- Debat dhe protesta përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë pas vrasjes së Martin Canit, një 14 vjeçar i cili u sulmua me thikë nga një bashkëmoshatar. Të dy ishin nxënës të shkollës "Fan Noli” në Tiranë.

Ngjarja tragjike e para disa ditëve tronditi opinionin publik dhe shtoi zërat për masa të reja dhe nisma ligjore për të ulur dhunën e të miturve në shkolla. Sherri mes dy nxënësve mendohet se u nxit nga rrjetet sociale.

"Ngjarja mund të ishte parandaluar"

Protestuestja, Eralda Itaj shprehet për DW, se "institucionet, shkolla, dhe shoqëria duhet të marrë përgjegjësi për pasigurinë që ne kemi sot për fëmijët tanë”. Mes protestuesve ishte edhe gazetarja Ermelinda Hoxhaj, që e shikon rastin tragjik të vdekjes së nxënësit si një "ngjarje që mund të ishte parandaluar". "Ndaj ne kërkojmë rritje të numrit të psikologëve. Ndërkohë, duke qenë se po diskutohet buxheti, kërkojmë rritje të buxhetit të arsimit."

Sidorela Vatnikaj, pjesëmarrëse në protestë kërkon edhe marrjen e përgjegjësive politike dhe thotë se ka dalë në protestë "për të kërkuar mbajtjen e përgjegjësisë nga kjo ministri, dorëheqjen e ministres së Arsimit dhe garantimin e sigurisë fizike të të gjithë fëmijëve në shkollat e Shqipërisë”.

Rritje e ndjeshme e bulizmit online

Në Linjën Kombëtare të Telefonit për Fëmijë "Alo 116” merren rreth 200 telefonata në ditë për situata dhune fizike apo online nga fëmijët. Drejtuesja e Linjës, Belioza Çoku, vëren një prirje në rritje të bullizmit në internet. "Pas vitit 2017 rritet ndjeshëm, 7 fijëshohet numri i telefonatave ndaj bulizmit online, ku përdoreshin pamje të fëmijëve, manipuloheshin video. Sot, në 2024, ne kemi rreth 14 000 telefonata, pra shkon në 22% raportimi për bullizëm online", shprehet Belioza Çoku, drejtuesja e Linjës Kombëtare të Telefonit për Fëmijë "Alo 116” për DW. Sipas saj, grupmoshat që telefonojnë më shumë janë 10, 12 apo 13 vjeç, por si fashë e madhe është deri 17 vjeç.

Debate për mbylljen e rrjeteve sociale

Pas ngjarjes, në Tiranë me propozimin e qeverisë ka nisur një konsultim me mësues dhe prindër për të mbyllur disa nga rrjetet sociale në Shqipëri. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama madje u shpreh: "Të marrim një masë drastike për mbylljen e plotë të Tik Tokut, e pse jo, edhe të Snap Chat në Republikën e Shqipërisë”

Por Belioza Çoku, drejtuesja e Linjës Kombëtare të Telefonit për Fëmijë "Alo 116” nuk e sheh zgjidhjen tek mbyllja e rrjeteve sociale.  "Mendoni se fëmijët nuk do të gjejnë një platformë tjetër që do të bëhet popullore, ku ata do të kenë mundësi të zbrazin edhe disa devianca që janë ngarkuar nga mbyllja e këtyre dy të tjerave?! Të shikosh në këtë perspektivë zgjidhjen do të thotë që ne për të 1 miliontën herë si qeveri dhe si shoqëri duam që të zvogëlojmë problemin dhe të arnojmë pasojën”./ DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë