AKTUALITET

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Avokati i ish-efektivit të RENEA-s ndërton dinamikën e ngjarjes: Paplekaj ka reaguar pas sulmit me armë, ka parë një nga miqtë e tij të plagoset

n.f Përditësimi i fundit 21 Qershor 2024, 11:29
Vrasja e Pjerin  Xhuvanit/ Avokati i ish-efektivit të RENEA-s ndërton
Foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme po mbahet gjyqi ndaj ish-efektivit të RENEA-s, Arbër Paplekaj. Ish-efektivi akuzohet për vrasjen e biznesmenit, Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit në Elbasan në vitin 2021. Ndërkohë janë publikuar pjesë nga fjalët e avokatit mbrojtës të ish-efektivit, Mirash Martini. Ai u shpreh se u pranua kërkesa e tyre për rigjykim të çështjes pjesërisht ku u bënë dy ekspertiza.

“Kam materialin me shkrim prej 44 faqesh. Shkalla e parë duke u bazuar në akuzën e ngritur nga prokuroria, ka ndryshuar cilësimin juridik duke e dënuar me 22 vite burg. Si pasojë e këtij dënimi ka qenë edhe gabimi i fakteve. U pranua kërkesa jonë për rigjykim të çështjes pjesërisht ku u bënë dy ekspertiza”, tha avokati i Paplekajt.

Ai theksoi se prokuroria ka paraqitur në gjykim fakte jo të vërteta, ndërsa ai tregoi dhe ngjarjen e asaj dite.

“Prokuroria paraqitu në gjykim fakt me rrethana jo të vërteta dhe u pranua nga gjykata duke mos pranuar kërkesat tona. Shpresoj që gjykata juaj ta ketë dëgjua me vëmendje çështjen. Mendoj se me faktet e rrethanat e krijuara jemi shumë afër të vërtetës. I mbrojturi prej mej ka qenë pjesë e një grupi elektoral që drejtohej nga Arjan Hoxha, vullnetar me njohje të ndersjelltë. Më 21 prill 2021, ky grup marrin nga shtabi elektoral 3 furgona me qira të përkohshme. Ka filluar të lëviz, Arbër Paplekaj e Arjan Hoxha kanë qenë në furgonin e parë.

Nga fushë mbreti në Cërrik ishte plani me lëviz, por Hoxha merr një telefonatë për krim elektoral në 5 maj. Ergys Muzhaqi, dëshmitar takohet me Arjan Hoxhën dhe i çon tek vendi i ngjarjes në rrugën “Lef Nosi”. Kanë vëzhguar nëse ka kamera sigurie, nuk e kanë parë makinën. Më vonë shfaqet një ML, pa targa e drejtuar nga Mehmet Greca.

Nga pjesa e dukshme dallonin një shkop gome, letra me emra votuesish. Arjan Hoxha telefonin policinë. Disa herë telefonin Alket Shatron, por që s’ishte në qytet. Mbërrin Nikollaq Palla. Hoxha i kërkon Demushit filmimin me gjithë shpjegimin që bënte Arjani dhe automjetin. Hoxha komunikon me Albet Nushin dhe i shpjegon situatën. Duken nga pamjet filmike, pozicionet e personave të pranishëm. Hoxha kërkon te ndiqen procedurat dhe bëhet ekspertiza për sendet në automjetin pa targë.”, vijoi avokati.

Ai vazhdon më tej rrëfimin mbi pretendimet e klientit të tij mbi atë se çfarë ka ndodhur sipas tij.

“Në vendngjarje vjen një furgon policie, me personat që po gjykohen në këtë proces. Nga pamjet filmike të telefonit Arjan Hoxha, ishin të gjithë të qetë duke menduar se këtu mbaroi puna e tyre. Pas dy minuta vijnë me shumë shpejtësi një numër i madh mjetesh ku zbritën shumë persona. Ata sulmojnë Redi Nushin që filmonte. Ndërpriten filmimet, për shkak të sulmit. Pamjet filmike ishin regjistruar nga babai i Klement Xhaferrit. Fillon filmimi pikërisht kur grupi vjen dhunshëm. Paplekaj duket se futet për të shuar sherrin.

Ne momentin kur sa filloi të komunikojë. Xhuvani niset me vrull, shtyn Arbër Paplekajn, vijnë pas tij dhe Klement Xhaferri etj, dhe spostohen në një rrugicë të lagjes. Pamjet nga kamera e sekuestruar nuk lejojnë lëvizjet e këtyre personave por vetëm këmbët e tyre. Duket qarte se kjo turmë ka ardhur për të shpëtuar Mehmet Grecën që po intervistohej nga policia dhe mund të shoqërohej bashkë me materialet zgjedhore. Greca sa fillon ngjarja, shkon tek automjeti heq disa materiale, i cili me një çantë u largua nga vendi i ngjarjes. Këto vetura që erdhën për të shpëtuar Mehmet Grecën erdhën pikërisht te vendi i ngjarjes.

Në këtë moment para krismave vjen dhe një automjet tjetër policie Krenar Guçaj, Kreshnik Gjeçaj etj. 4 drejtues të lartë policor në Elbasan. Kur arrijnë vetëm disa sekonda para se të dëgjohen krisma. Kur Paplekajn e kanë shtyrë ndaj tij duket qartë se kanë ushtruar dhunë fizike, nga dëshmitë është fyer rëndë me fjalë nga familja, nëna, gruaja.

Është qëlluar me armë nga turma ku plagoset shoku i Paplkekajt. Paplekaj nuk ka reaguar, shihet në të gjitha pamjet, ka bërë përpjekje të shmanget, askush nuk dëshmon që Paplekaj ka fyer dikë. Mbanin duart në borseta në momentin që ka parë shokun e tij të plagosur Pavlo Uksani e që janë nxjerr armët, ka reaguar. Tregohet qartë se është përballur me Pjerin Xhuvanit, sheh armë te shkurtra që i drejtohen, sheh të plagosur shokun e tij dhe atëherë reagon.”, tha ai.


Sipas avokatit Arbër Paplekaj ka reaguar pas sulmit me armë dhe pasi ka parë një nga miqtë e tij të plagoset. Ai shtoi se Arbër Paplekaj nuk ka reaguar ndaj fyerjeve dhe dhunës fizike, por ka reaguar kur është qëlluar me armë dhe një nga miqtë e tij është dëmtuar. 

“Arbër Paplekaj ka reaguar pas krismave me armë, pas sulmit me armë dhe pasi ka parë një nga miqtë e tij të plagoset. Nga ekspertimi i teshave të viktimës Pjerin Xhuvani rezulton se ka faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri. Për shkak të distancës është e qartë se këto faktorë nuk janë nga arma e Arbër Paplekajt.

Kjo do të thotë që në një distancë më afër se një metër Xhuvani ka pasur dikë që ka qëlluar me armë. Në vendngjarje është qëlluar drejt Arbër Paplekajt para se të qëllonte ai. Arbër Paplekaj nuk ka reaguar ndaj fyerjeve dhe dhunës fizike, por ka reaguar kur është qëlluar me armë dhe një nga miqtë e tij është dëmtuar. Është një reagim në një gjendje psikike të rënduar. Ai ka vepruar si robot, në mënyrë instiktive në mbrojtje të jetës së tij dhe atyre që kishte pranë.”, tha ai.

Si ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit?


Më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani, përkrahës i Partisë Socialiste. Paplekaj ishte pjesë e një "SMV", strukture për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD. Pas një sherri verbal pasi SMV dyshonte se Xhuvani ishte pjesë e një grupi që blinin vota, ndodhi vrasja ku mbeti i pajetë Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë. Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota.

Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. Nuk dihet ende kush qëlloi ndaj Emiljano Prengës dhe Paulo Vuksanit, të dy ish-policë. Paplekaj, një ish efektiv i RENEA u vetëdorëzua dhe pranoi krimin duke thënë se e kishte bërë goditjen pasi ishte qëlluar më parë me armë zjarri.

vrasja e pjerin xhuvanit renea arber paplekaj

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë