AKTUALITET

Vrasja e Renato Hoxhajt/ “U shoqërua në polici para pak ditësh”, bashkëjetuesja: Nuk ishim çift, i paguaja qira!

n.f Përditësimi i fundit 28 Prill 2025, 13:20

Vrasja e Renato Hoxhajt/ “U shoqërua në polici para pak

VLORË- Mëngjesin e djeshëm u gjet pa shenja jete 58-vjeçari Renato Hoxhaj, i cili punonte roje në një pallat në ndërtim, ndërkohë që mbetet mister arsyeja e ngjarjes, duke pasur parasysh faktin që viktima njihej si njeri i qetë dhe nuk kishte asnjë konflikt. Në një lidhje live në emisionin “Me Zemër të Hapur”, bashkëjetuesja ka shpjeguar se ajo dhe viktima nuk kanë qenë çift, por jetonin bashkë.

Ai ishte i divorcuar dhe baba i dy fëmijëve dhe jetonte vetëm. Ajo ka rrëfyer gjithashtu se Renato ishte shoqëruar në komisariat pak ditë para ngjarjes.

“Para pak ditësh atë e morën në komisariat por nuk më tregoi asgjë se përse e kishin marrë. Në komisariat ka ndenjur diku rreth 2 ditë, në paraburgim. I shkova edhe unë që i çova një kafe, e pyeta mbi arsyen që e kishin marrë por as efektivët nuk më shpjeguan asgjë.
Nuk di të ketë pasur konflikt me njeri”, tha ajo.

“Nuk ishim çift, thjeshtë jetonim në të njëjtën ndërtesë dhe unë i paguaja qera. Jam nënë e një vajzë 18-vjeçare. Jam dhunuar disa herë nga Renato sepse kishim konflikte kryesisht ekonomike. Renato ka dalë më parë nga banesa, unë dilja më vonë. Dëgjova krisma por nuk zbrita sepse mendova se ishin fishekzjarrë. Më pas zbrita dhe pash trupin e pajetë, ku më pas kam kërkuare dhe ndihmën e fqinjve”, ka rrëfyer bashkëjetuesja.

Fqinjët kanë pohuar se nuk kanë dëgjuar krisma edhe pse banesa e tyre ndodhet vetëm 100 metra larg vendit ku u gjet trupi i pajetë. Pranë vendit ku është vrarë ka edhe kamera sigurie, të cilat janë marrë nga policia për tu këqyrur, ndërsa po ashtu është marrë në pyetje edhe një prej familjarëve të viktimës.

Renato Hoxhaj mori 2 plumba në kokë dhe dy në trup, ndërsa pistoleta ka qenë me gëzhoje 9 mm. Hetuesit janë duke shqyrtuar me kujdes pamjet nga kamerat e sigurisë për të kuptuar më shumë detaje rreth autorit. Policia është në kërkim të provave të tjera që mund të çojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.  Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 06:00 kur po kthehej në shtëpi nga vendi ku punonte si roje i një objekti në ndërtim. Hoxhaj është qëlluar nga afër tre herë me armë zjarri. Raportohet se ka qenë bashkëjetuesja e tij që ka dëgjuar të shtënat dhe e ka gjetur të vdekur. Ajo ka shpërthyer në lot, duke thënë “e vranë mo e vranë”, ndërsa më pas është marrë në pyetje nga policia. Viktima ishte i divorcuar dhe bashkëjetonte me një grua, ndërsa raportohet se është baba i dy fëmijëve të rritur.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë