AKTUALITET

Vrasja e shqiptares në Kanada, e paralajmëruar/ Zbardhen detaje të reja për veprimet e autorit

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Tetor 2025, 11:46

Vrasja e shqiptares në Kanada, e paralajmëruar/ Zbardhen detaje

Detaje të tjera janë zbuluar në lidhje me vrasjen e 29-vjeçares shqiptare, Savannah Kulla në Kanada. Autori i ngjarjes Anthony Deschepper kanë edhe një vajzë një vjeçare me viktimën.

“Ata ishin ndarë prej disa muajsh dhe kishin një vajzë njëvjeçare, e cila ndodhej në vendngjarje në momentin e incidentit”, tha kryetari i bashkisë së Bramptonit, Patrick Brown, gjatë një konference për shtyp.

38 vjeçari, vdiq pas një përplasje me policinë në Niagara Falls më 22 tetor. Ai po përballej gjithashtu me akuza për mbajtjen e armëve të zjarrit që datonin nga shtatori 2023, “ku viktimë ishte Savannah Kulla”, shtoi Brown.

Dokumentet gjyqësore të siguruara nga CTV News Toronto konfirmojnë se dy vite më parë Deschepper “kishte qëlluar me armë zjarri duke vepruar në mënyrë të pakujdesshme ndaj jetës së Savannah Rose Kulla Davies.”

Sipas mediave kanadeze autori kishte gjithashtu ndalime të mëparshme për armë zjarri që datonin nga vitet 2006 dhe 2019, sipas dokumenteve. Deschepper kishte shmangur policinë për një muaj pasi dyshohej se kishte qëlluar me armë në shtëpinë e Kullës, përpara se të arrestohej nga policia e Waterloo-s.

Megjithatë, ai u lirua me kusht pak kohë më vonë dhe gjyqi për ato akuza ishte planifikuar të zhvillohej vetëm vitin e ardhshëm.

Kryebashkiaku i Brampton, Patrick Brown tha se lirimi me kusht i dhunuesve të përsëritur është “neglizhencë absolute”

“Ka shumë arsye pse ky vrasës duhej të ishte në paraburgim – mjaftonte që të respektohej vetëm një prej tyre, dhe Savannah do të ishte gjallë sot”, tha Brown.

“Kur dikush ka një histori të dokumentuar dhune, shkeljesh me armë zjarri dhe abuzimi në marrëdhënie, lirimi i tij me kusht nuk është drejtësi – është neglizhencë absolute”, shtoi ai.

Gjatë së njëjtës konferencë, Superintendenti David Kennedy nga Policia Rajonale e Peel-it tha se hetuesit mësuan se i dyshuari kishte një “histori të rëndësishme dhune.”

“Dhe po, kishin kaluar më shumë se dy vjet nga ngjarja e vitit 2023, për të cilën ai ishte akuzuar për herë të fundit për armë zjarri. Është e qartë se lirimi i tij përbënte një rrezik të madh për Savannah-n dhe ndoshta edhe për të tjerë në komunitetin tonë”, tha superintendenti.

Të mërkurën, nëna e Kullës, Karen, i tha CTV News Toronto se Deschepper ishte “i fiksuar” pas vajzës së saj, duke pretenduar se ai e kishte ndjekur dhe ngacmuar vazhdimisht.

“Ajo ishte e dashuruar me të. Ishte dashuri me shikim të parë, mesa duket. Ai ishte i mrekullueshëm në fillim dhe gjatë shtatzënisë, por më pas, u bë gjithnjë e më keq”, tha ajo, duke shtuar se ai e kishte ndjekur dhe ngacmuar vajzën e saj më të vogël.

“Ai i telefononte 50, 60, 70 herë në ditë, e kupton? Kishte instaluar kamera dhe ne nuk e dinim… i kishte instaluar për ta mbajtur nën vëzhgim”, tha Karen.

Ajo shtoi se vajza e saj kishte provuar të largohej nga i akuzuari.

“Ajo shkonte ta takonte dhe i thoshte: ‘Kaq, mbaroi’, dhe këtë bëri fundjavën e kaluar… Mendoj se ai nuk e priti mirë këtë gjë dhe ky është rezultati”, tha Karen e pikëlluar.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë