AKTUALITET

Vrasja me tritol e Isuf Jaçajt/ “Do të vrasim ty dhe familjen!”, zbulohet telefonata që mori 58-vjeçari

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Tetor 2025, 12:09
Vrasja me tritol e Isuf Jaçajt/ “Do të vrasim ty dhe

Isuf Jaçaj, 58-vjeçari i ekzekutuar me shpërthim tritoli mbrëmjen e 5 tetorit në lagjen nr.3 të Sarandës ishte babai i 31-vjeçarit Kalus Jaçaj i cili ndodhet në burg për “përkrahje të autorit të krimit”, si pjesëmarrës në ngjarjen e datës 17.07.2025 ku 43-vjeçari Ramadan Zoto alias Canaj plagosi me armë zjarri në lagjen nr.4 të Sarandës, Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lamën nga Kamza për shkak të një konflikti për pronën në bregdet.

Menjëherë pas ngjarjes policia shpalli në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes, Ramadan Canaj, vëllain e tij Erjon Canaj 36 vjeç, dhe Artan Murataj së bashku me Kalus Jaçaj si “përkrahës të autorit të krimit” dhe “mos kallëzim krimi”. Por çfarë ndihme i dha Kalus Jaçaj Ramadan Zoto alias Canaj? Burime për Neës 24 tregojnë se Klaus Jaçaj e fshehu në shtëpinë e tij autorin e plagosjes për ti shpëtuar hakmarrjes së palës kundërshtare, më pas Ramadan Zoto alias Canaj u largua drejt qytetit të Korçës me destinacion Greqinë por u zbulua dhe u arrestua nga uniformat blu në Korçë. Gjatë prangosjes i gjetën një pistoletë me fishek gati për qitje. I ndieri Isuf Jaçaj, babai I Kalus Jacaj telefonoi të birin duke i kërkuar të dorëzohej në polici.

“Duhet të dorëzohesh vetë në polici për përkrahjen e autorit të krimit, në të kundërt do të vijë unë të gjej ku je fshehur dhe të dorëzoj në polici me duart e mija, keni plagosur dy të rinj kupton?” Kalus Jaçaj ndihmoi autorin e plagosjes të fshihej në shtëpinë e tij më pas i mundësoi largimin drejtë Korçës, pas këtyre veprimeve katër ditë më pas në 22 korrik, Klaus Jaçajt i hodhën makinën në erë me eksploziv. Grupi kriminal që fshihej pas dy të rinjve të plagosur Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lamën nga Kamza i vendosën tritol makinës tip BMË në pronësi të Kalus Jacaj, vetëm pak metra larg banesës së tij.

“Dorëzo Ramadan Canaj, autorin e plagosjes në të kundërt do të vrasim ty dhe familjarët e tu” ky ishte kërcënimi që mori Kalus Jaçaj. Hakmarrja nuk do të kursente babain e tij që i vendosën 800 gram eksploziv poshtë makinës duke e lënë të vdekur në vend. Isuf Jacaj pavarësisht se ishte precedent penal në të kaluarën prej shumë vitesh punonte në sektorin e turizmit duke shëtitur turistët në bregdetin e Sarandës.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë