Nis aksioni i protestuesve, mbajnë të bllokuar njërin krah të Unazës
Ka nisur menjëherë mbrëmjen e sotme në 9 shtator aksioni i protestuesve. Tashmë aksioni është përqendruar tek bllokimi ...
Ka nisur menjëherë mbrëmjen e sotme në 9 shtator aksioni i protestuesve. Tashmë aksioni është përqendruar tek bllokimi ...
Fluturojnë vezë dhe domate, disa persona mbahen të ndaluar: Në Tiranë protesta kundër një projekti ndërtimi në breg...
Ngjarja e ndodhur në Komisariatin e Policisë Sarandë bëhet edhe më e rëndë nga detajet që po dalin në dritë. ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar me një shënim në rrjetet sociale pas publikimit të p&eum...
Punonjësit e Administratës së Gjykatës së Tiranës, i janë drejtuar me një peticion ministrisë së Financave s...
Detaji më i çuditshëm është se klubi norvegjez, Viking, ka dy trajnerë kryesorë. Morten Jensen dhe Bjarte Aarsheim e drej...
Në ceremoninë përkujtimore të 80-vjetorit të Kryengritjes së Postribës, deputeti i PD-së, Bardh Spahia, vlerësoi ...
Kreu i Grupit Parlamntar ka reaguar gjatë ditës së sotme pas publikimit të përgjimeve nga ish zëvendës kryeministri Arben A...
Perent Lëngu, një punonjës me karrierë 18 vjeçare në burgun e Drenovës të Korçës, është marr&e...
Partia e djathtë gjermane Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka kërkuar deportimin e më shumë se një milion refugjatëve,...

Shqiptari i cili dyshohet se vrau me çifte bashkëshortin e të dashurës së tij, në Aitoloakarnania të Greqisë, pritet të dalë nesër para gjykatës, ndërsa hetimet po nxjerrin në dritë të dhëna të reja mbi motivin e krimit që ka tronditur zonën, shkruajnë mediat greke.
Sipas raportimeve, bashkëshortja e viktimës ka dëshmuar se burri i saj e kishte kërcënuar me vdekje. Në një deklaratë ajo është shprehur se kishte frikë për jetën e saj dhe për atë të autorit të krimit, me të cilin dyshohet se kishte një lidhje të fshehtë.
“Jam e shokuar. Kostas më ka kërcënuar vazhdimisht kohët e fundit se do të më vriste, edhe mua edhe autorin e rrëfyer. Kisha frikë për jetën time dhe për jetën e tij. Më intereson mbi të gjitha shëndeti mendor i fëmijës tim,” ka deklaruar ajo, duke shprehur gjithashtu keqardhje për humbjen e 50-vjeçarit.
Një banor i fshatit, duke folur në emisionin “Të vërteta me Zinën”, pohoi se kishte këshilluar viktimën që në fillim “ta linte situatën dhe të largohej”, duke lënë të kuptohet për tensione të vazhdueshme mes palëve.
Funeral me masa të rrepta sigurie
Funerali i Kostas Alexandris, i vrarë të shtunën më 17 janar, u mbajt të martën në mëngjes në Kishën e Agios Dimitrios në Lithovouni, mes një atmosfere të rëndë emocionale. Të afërm, miq dhe bashkëfshatarë i dhanë lamtumirën e fundit babait të një fëmije të mitur dhe drejtuesit të Bashkësisë Vendore.
Sipas sinidisi.gr, figura më tragjike e ceremonisë ishte djali i tij 13-vjeçar, i cili qëndroi pranë nënës dhe xhaxhait të tij. Dhimbje e madhe u pa edhe te nëna e viktimës. Kurora nderimi u dërguan, mes të tjerëve, nga zëvendësministri i Punës Kostas Karagounis, kryetari i Bashkisë Agrinio Giorgos Papanastasiou, Këshilli Bashkiak i Agrinio-s dhe institucione të tjera lokale.
Sipas të dhënave paraprake, autori 44-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, i kishte ngritur pritë viktimës dhe e kishte qëlluar tre herë me armë zjarri, teksa 51-vjeçari po kalonte me automjetin e tij. Nga të shtënat, viktima humbi kontrollin e makinës, e cila përfundoi në një fushë të zonës. Gjatë kontrollit në vendngjarje, policia konstatoi se viktima u gjet me fytyrën poshtë në sediljen e pasagjerit, ndërsa brenda automjetit u gjet edhe një pushkë gjahu, fakt që tregon se ai ishte i armatosur.
Pak orë pas krimit, autori kontaktoi vetë policinë dhe kërkoi të dorëzohej, duke deklaruar: “Ejani të më merrni nga shtëpia, unë e vrava”, ndërsa gjatë arrestimit dorëzoi edhe armën e krimit. Avokati i tij mbrojtës, Christos Tsiboukis, ka deklaruar se “90% e asaj që është dëgjuar dhe shkruar për çështjen është e pabazuar”, por ka pranuar se roli i bashkëshortes së viktimës është kyç në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sipas burimeve hetimore, motivi kryesor dyshohet të ketë qenë rivaliteti romantik.
Në zonë janë vendosur masa të shtuara sigurie, me prani të forcave policore dhe efektivëve të OPKE-së, të cilët ruajnë shtëpitë e të dy familjeve, për të shmangur çdo akt hakmarrjeje. Autoritetet raportojnë se tensioni mbetet i lartë në fshatrat përreth, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e krimit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ekzekutuan urdhrin e prokurorit për ndalimin e shtetasit K. C., i shpallur në kë...
Instituti Ndërkombëtar i Shtypit ka shprehur shqetësim për komentet e kryeministrit Edi Rama në lidhje me financimin dhe të ardh...
Prej rreth 2 muajsh është e bllokuar në shtëpi dhe e ka të pamundur të shkojë për një vizitë mjekësore....
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka urdhëruar një valë inspektimesh për shërbimin noterial në mbarë vendi...
Zbardhen të tjera detaje në lidhje me vrasjen e Jani Alijat dje në burgun grek. Mediat greke kanë sjellë sërish në fokus vr...
Prej katër ditësh, një shembje masive e dheut në fshatin Spathar të bashkisë Librazhd ka shkaktuar dëme të konsiderues...
Kryenegociatorja Majlinda Dhuka në një konferencë për mediat mbi rrugën drejt BE-së tha se deri në fund të vitit 2027,...
Porti i peshkimit në Vlorë, i njohur nga qytetarët si Triporti, prej vitesh vijon të jetë i braktisur dhe pa asnjë investim seri...
Gjykata Administrative ka vendosur rikthimin në detyrë të Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë, Alban Do...
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, është shprehur se Shqipëria po përgatit ligjin që dekri...