
Deri në 10 ton kokainë nuk ishin asgjë për Eldi Dizdarin ti sillte nga Amerika Latine drejt Europës.
I shumëkërkuari i drejtësisë i thotë furnizuesit kryesor me drogë Salvatore Aliu, se skemën e ka gati, tregun gjithashtu, por vetëm ka një ankesë, çantat me kokainë të mos jenë mbi 45-50 kg “për Zotin kanë frikë po thyhen në mes, se ankohen gjithmonë. Po ngecin aty. Po u bje të fikët kot, haahahaahahah. Madje nuk kanë mundësi as të shkruajnë sms pas shkarkesave, pasi janë të mpirë”.
Aliu i përgjigjet se do shikojë t’i bëjë 50 kg dhe nuk nguron të shprehet se kjo gjë i jep adrenaline.
Bisedat zbardhen nga dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme e cila mori dhe transkriptoi komunikimet mes anëtarëve të grupit kriminal në Sky Ecc.
Ndër të tjera Salvatore Aliu i tregon Dizdarit se arsyeja pse çantat bëhen të mëdha apo të rënda, është pasi pagesa në nisje bëhet në bazë të numrit të çantave që ngarkohen në konteniere.
Salvatore Aliu i jep opsionet e kontenierëve të kompanisë së bananeve "Dole", ndërkohë që Dizdari këmbëngul për Anversin si destinacion transit dhe jo sipas kompanive, pasi kompania "Dole" që Aliu sugjeron, i nënshtrohet kontrolleve me skaner por kontenierët në Evropë. Salvatore Aliu i tregon dhe mënyrën e të operuarit, duke i treguar se ngarkesat i fut në konteniere, dhe brenda kontenierit vendos dhe kopje të çelsit të tij, i cili pas thyerjes që i bëhet në dalje, vendoset kopja e njëjtë, në mënyrë që mos të kuptohet që kontenieri është hapur.
Rreth një javë më parë SPAK ka goditur një prej grupeve kriminale më të mëdha të përfshira në trafikun ndërkombëtar të kokainës, të drejtuar nga Dritan Gjika, Salvatore Aliu dhe Eldi Dizdari që njihet edhe si Denis Matoshi, cili dyshohet se ka transportuar të paktën 50 tonë kokainë nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian. 10 masa sigurie u lëshuan nga organet e drejtësisë shqiptare, por vetëm Flrojan Musaj u arrestua pasi shumica e të tjerëve ndodhen jashtë territorit të Shqipërisë. Në kuadër të këtyre hetimeve SPAK iu sekuestroi anëtarëve të grupit 491 pasuri me vlerë 150 milion euro.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
22 Qershor14:53
9 muaj pa bonus strehimi/ Banorët e Nishtullës i shkojnë te Bashkia Emirjana Sakos
Një situatë e tensionuar është regjistruar këtë të hënë para Bashkisë së Durrësit, ku disa pë...
AKTUALITET
22 Qershor14:48
SKANDAL/ Ishulli i Tongos dhe Gjiri i Ftelias privatizohen me çadra e shezlongë
Teksa në Shqipëri vazhdojnë debatet dhe protestat për mbrojtjen e hapësirave publike dhe pasurive natyrore, në skajin më ju...
AKTUALITET
22 Qershor14:06
Burri plagos me thikë bashkëshorten pas një konflikti/ Gruaja niset drejt Tiranës për mjekim të specializuar
Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme qytetin e Pograadecit ku një burrë ka plagosur me thikë bashkëshorten n...
AKTUALITET
22 Qershor13:52
Përplasi pesë makina dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet autori
Një drejtues automjeti është ndaluar nga policia e Durrësit pas ndjekjes nëpër qytet.
Burime policore bëjnë me dije s...
AKTUALITET
22 Qershor13:40
Raporti/ Tirana më e shtrenjta në Europë për qytetarët
Ndërsa inflacioni dhe rritja e kostos së jetesës vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi buxhetet familjare në të gjith&eum...
Nga Elton Qyno
AKTUALITET
22 Qershor13:32
Zbulohet identiteti i eskortës bjonde në burgun e Peqinit, dyshohet se takoi 2 të dënuar!
Është zbuluar identiteti i vajzës bjonde që hyri në ambjentet e burgut të sigurisë së lartë në Peqin, rast i...
AKTUALITET
22 Qershor13:01
Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive
Të mërkurën në mbrëmje, ndërsa marshimit të përnatshëm të protestuesve po i vinte fundi, një studente 1...
AKTUALITET
22 Qershor12:52
Betonieret ‘bëjnë ligjin’ dhe në Vlorë, qarkullojnë në brendësi të bulevardit
Me vendim të Bashkisë së Vlorës dhe Këshillit Bashkiak, të gjitha projektet private duhet të pezullohen përgjatë ...
AKTUALITET
22 Qershor12:41
Gazetari Osman Stafa u sulmua nga dy persona pas protestës, reagon ‘SafeJournalists’: Të bëhet hetim i shpejtë dhe i paanshëm
Rrjeti SafeJournalists në Shqipëri ka shprehur shqetësim për sulmin dhe intimidimin ndaj gazetarit Osman Stafa, mbrëmjen e 21 qershor...
AKTUALITET
22 Qershor12:07
Turizmi nuk po ndihmon fshatin, importet e ushqimeve u rriten me 15% në 5-mujor
Bumi turistik nuk po arrin të ndihmojë apo të tërheqë pas vete bujqësinë, por përkundrazi, prodhimi vendas po zëv...