AKTUALITET

Zbardhen përplasjet mes kryetares së KLP-së dhe anëtarit: Paguhen dy vetë me rrogë për të njëjtin pozicion

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2026, 20:37
Zbardhen përplasjet mes kryetares së KLP-së dhe anëtarit:

Mbledhja plenare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, e caktuar për t’u zhvilluar të enjten më 5 shkurt, nuk filloi sipas rendit të ditës. Anëtari prokuror i Këshillit, Sokol Stojani konstatoi se ende nuk i është dhënë një përgjigje nga kryetarja Mirela Bogdani, se si po veprohet për plotësimin e vendit vakant të sekretarit të Përgjithshëm në këtë institucion. Ai nënvizoi se është e treta mbledhje radhazi që kërkon të informohet, por se nuk i është kthyer asnjë përgjigje.

“Ju nuk mund të merrni kompetencat e sekretarit të Përgjithshëm. Po kërkoj informacion për herë të tretë. Përse nuk zbatohet vendimi gjyqësor i formës së prerë që është në ekzekutim”, tha Stojani.

Ai bëri me dije se ish-sekretarja e Përgjithshme e KLP-së, e larguar nga detyra, ka fituar me vendim të formës së prerë rikthimin në funksion, si dhe pagesën nga momenti i lirimit e në vijim. Po ashtu, Stojani pohoi se sekretari i Përgjithshëm që e kishte zëvendësuar ka një muaj e gjysmë që ishte larguar fetë nga detyra dhe se kishte lajmëruar një muaj para për këtë gjë.

Kryetarja Bogdani e pyeti Stojanin nëse ai dëshiron të rikthejë ish-sekretaren e Përgjithshme të larguar, por ai ju përgjigj se kjo është një situatë e shpërdorimit të detyrës. “Nuk mund të silleni sikur është punë private,” iu drejtua Stojani kryetares së KLP-së.

Diskutimet u kthyen në debate e akuza të ndërsjella mes tyre. Stojani kërkoi transparencë, duke vërejtur se në kushtet kur vendi është vakant, duhet të zbatohet vendimi i gjykatës për kthimin e ish-sekretares së përgjithshme. Sipas tij, përkohësisht duhej të ishte caktuar në atë pozicion si person i autorizuar drejtori i Drejtorisë Juridike pranë KLP-së.

“Jemi juristë e duhet të jemi brenda ligjit. Po kalohet në abuzivizëm. Kështu cënohet besimi tek trupa e prokurorëve dhe publiku”, deklaroi Stojani duke vërejtur se paguhen dy vetë me rrogë për të njëjtin pozicion, situatë që sipas tij është referuar shpeshherë në raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Anëtari Sokol Stojani këmbënguli që kërkesa e tij për transparencë lidhur me këtë çështje të vendosej në rend dite dhe t’i jepej përgjigje me shkrim, ose e regjistruar. Në vijim, ai vërejti se struktura e propozuar duket si një shportë dhuratash. “Nuk joshen njerëzit në kundërshtim me ligjin”, deklaroi ai.

Ndërsa kryetarja Mirela Bogdani I hoqi vërejtje kolegut se përse merrej me këtë çështje. “O Stojan, përse merresh me këto gjëra? Ne kemi një qerre me gjëra për t’u marrë. Nuk ka paligjshmëri”, deklaroi ajo dhe i tha anëtarit Sokol Stojani se ai kishte thënë se takuar ish-sekretaren që ka fituar me vendim gjyqësor rikthimin në punë.

Stojani nuk pranoi ta kishte takuar dhe e akuzoi Bogdanin se e kishte kthyer personale këtë çështje. Ai solli në vëmendje se kishin tentuar ta bllokonin në buxhet shlyerjen e detyrimit financiar ndaj ish-sekretares së larguar. Sipas tij, fatmirësisht kishte qenë iniciativa e anëtarit Erion Fejzulla që e kishte ndalur këtë bllokim.

“Ne me ktë situatë po i themi trupës së prokurorëve dhe publikut: bëj si them unë, por mos bëj si bëj unë”, deklaroi Stojani duke ritheksuar se është shqetësuese se paguhen dy vetë për një pozicion.

Edhe disa prej anëtarëve të tjerë, konstatuan faktin se Stojani e ka ngritur dhe më parë këtë shetësim. Më vonë kjo çështje u fut në rend dite me shumicë votash, ku pro votoi edhe kryetarja Mirela Bogdani. Ajo deklaroi se pas përfundimit të mbledhjes, do të trajtohej dhe me asistencës e një prej funksionareve të administratës që do të sqaronte bazën ligjore të situatës së krijuar. Ndërkohë, anëtari Moisi Duda propozoi të trajtohet në mbledhjen e ardhshme. /Birn/

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë