AKTUALITET

Zbardhet dinamika e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja: Armën Shkambi ia dorëzoi rojës së sigurisë, doli jashtë dhe iu tregoi policëve

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Tetor 2025, 18:20

Zbardhet dinamika e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja: Armën Shkambi

Është zbardhur dinamika e ngjarjes së rëndë të ndodhur sot në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku u qëllua për vdekje në krye të detyrës gjyqtari Astrit Kalaja. Siç mësohet, autori Elvis Shkambi ka qenë brenda në sallën e gjyqit, me seancën që ka nisur në orën 14:00.

Gazetari Besar Bajraktaraj tha për Klan News, tha se autori i vrasjes Elvis Shkëmbi ishte vetëdorëzuar në polici menjëherë pas ngjarjes, por para se të largohej nga gjykata dhe të vetëdorëzohej e kishte lënë armën e krimit tek një punonjës i sigurisë.

“Ka qenë duke u zhvilluar seanca gjyqësore, ku autori i kësaj ngjarjeje ka qenë bashkë me babanë, palë e tretë, ka patur edhe palë të tjera që nuk kanë qenë të pranishëm. Seanca ka zgjatur rreth 1 orë e 40 minuta. Gjyqtari ka dhënë një vendim në favor të denoncuesit. Gjyqtari është larguar nga salla, aty e ka pritur autori i kësaj ngjarjeje dhe është larguar. Megjithatë, para se të largohej, armën e krimit ai ia ka dhënë rojës së sigurisë, i cili që në krye të herës duhej ta kishte kontrolluar. Më pas autori ka dalë dhe më pas ka pikasur një patrullë të Policisë së Tiranës, të cilëve i ka deklaruar se është autori i vrasjes dhe ka bërë të mundur arrestimin, pa ditur se çfarë kishte ndodhur“, tha Bajraktaraj.
Sipas burimeve, pistoleta nuk u braktis në tokë sikurse u raportua fillimisht, por u dorëzua nga ana e autorit pikërisht në pjesën e xhupit të punonjësit të sigurisë, i cili tashmë do të pyetet nga hetuesit për mënyrën se si ka ndodhur ngjarja dhe pse nuk kontrolloi armën në momentin e marrjes.

“Pra, armën e krimit e kishte lënë në Gjykatë. Pistoleta nuk është lënë në tokë, por në pjesën e xhupit të punonjësit të sigurisë dhe është larguar krejt i qetë. Punonjësi i sigurisë do të pyetet nga ana e hetuesve për rrethanat si ka ndodhur ngjarja”, shtoi gazetari.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë të hënë rreth orës 15:40, kur Gjykata e Apelit Tiranë u kthye në skenë krimi, pasi menjëherë pas përfundimit të një seance gjyqësore u qëllua për vdekje gjyqtari Astrit Kalaja, ndërsa u plagosën edhe dy persona të tjerë, babë e bir (palë në proces gjyqësor).

Autori është Elvis Shkëmbi, rreth 30 vjeç, i cili ishte palë në një proces gjyqësor për një çështje pronësie në qytetin e Shkodrës, për të cilën dyshohet se gjykatësi e ka dhënë verdiktin sot, jo në favor të tij. Ai është arrestuar nga Policia, ndërsa është sekuestruar edhe arma e krimit.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë