Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali, policia blindon zonën
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa Teherani ka kërcë...
Një aksident rrugor me pasoja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Grams...
Lideri i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territ...
Raportimi i institucioneve të pavarura ka sjellë në Kuvend debate mes kreut te Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Grupit Parlamentar t&eum...
Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të...
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave t&e...
Teksa pritet që të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, qytetarët janë mbledhur jashtë godinës, ndërs...
Një kryetare bashkie në Japoni ka hyrë në histori duke u bërë zyrtarja e parë vendore në detyrë në vend q&eu...
Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura...
SHËNGJIN - Pas ditësh të gjata udhëtimi në det dhe mbi tre orë pritje në portin e Shëngjinit, një grup prej 49 emigrantësh nga Bangladeshi, Egjipti, Gambia dhe Bregu i Fildishtë u zbarkuan në qendrën italiane të pritjes të martën.
Të ndarë në grupe prej 10-12 vetësh dhe të shoqëruar me forca të shumta policie, emigrantët u transferuan brenda qendrës së pritjes, ndërsa mbanin qese plastike me rroba dhe sende të tjera personale në duar.
Emigrantët, supozohet meshkuj të rritur dhe të shëndetshëm nga vende origjine që qeveria italiane e Giorgia Melonit i konsideron të sigurta, do të regjistrohen dhe pas një procesi verfikimi do të shoqërohen në Gjadër, ku duhet të presin që gjykata të shqyrtojë procesin e tyre të azilit.
Por organizatat italiane të mbrojtjes së të drejtave të njeriut janë të shqetësuara se verifikimet e kryera në det nga personeli ushtarak janë të pamjaftueshme dhe ngrenë dyshime se mes emigrantëve të përcjellë në Shqipëri, ka të mitur dhe me gjasë edhe persona me probleme të shëndetit.
“Ajo që shohim na konfirmoi se kemi të bëjmë me një sistem tërësisht të papërshtatshëm për të mbrojtur të drejtat e njeriut,” tha jashtë portit të Shëngjinit, Cipriana Counto nga organizata ARCI, pjesë e një koalicioni për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve. “Me gjasë ka të mitur, por për të qenë të qartë mbi situatën do duhet të presim edhe disa orë,” shtoi ajo.
Counto tha se sistemi i ngritur ishte problematik, pasi nuk i linte kohë personelit për të vlerësuar dobësitë psikologjike. Counto shoqëronte deputeten italiane, Rachele Scarpa gjatë vizitës dhe theksoi se traumat psikologjike duan ditë për t’u kuptuar.
Scarpa nga ana e saj vuri në dukje për gazetarët se verifikimi në anije para se grupi të veçohej për t’u dërguar drejt Shqipërisë ishte bërë nga personel mjekësor ushtarak dhe kjo sipas saj nuk ishte e përshtatshme. “Ky është një problem i madh për mendimin tim,” theksoi Scarpa.
Përfaqësues të tjerë të ARCI që vizituan qendrën thanë se emigrantët dukeshin “të tronditur dhe të lodhur”.
Kjo është hera e parë që dy qendrat, produkt i marrëveshjes kontraverse mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe asaj të Italisë, Giorgia Meloni, duket se do të vihen në funksionim.
Me herët, dy grupe më të vogla emigrantësh të sjellë në Shëngjin në tetor dhe nëntor 2024, u kthyen menjëherë pas në Itali pas vendimeve të gjykatave që rrëzuan pretendimin e qeverisë italiane se vinin nga vende të sigurta.
Qeveria italiane ndërmori më pas ndryshime ligjore për të mundësuar funksionimin e qendrave në Shqipëri, ndërsa Meloni kritikoi ashpër gjyqësorin duke e cilësuar vendimin e gjykatës paragjykues.
Megjithatë, ligjshmëria e transferimit të emigrantëve të nisur për në Bashkimin Europian në vende të treta është ende në shqyrtim në Gjykatën Europiane të Drejtësisë, gjykatë e Bashkimit Europian. Edhe fati i emigrantëve të trasferuar të martën në Shëngjin do të vendoset pas shqyrtimit të çështjes së tyre në Gjykatën e Apelit në Romë.
Qendra pritëse në portin e Shëngjinit së bashku me kampin në Gjadër iu dhanë Italisë nga qeveria shqiptare pas një protokolli të nënshkruar në vjeshtë të vitit 2023. Marrëveshja është kundërshtuar nga opozita në Itali dhe një mori organizatash për mbrojtjen e të drejtave të njeriut./BIRN
Foto ilustruese SHËNGJIN - Katër nga 49 emigrantët që mbërritën sot në Shëngjin do të dërgohen s&eum...
Foto ilustruese TIRANË - Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar se deklarata e listëpagesës ka ndryshuar që nga janari i këtij viti n&eu...
KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të martën aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet C.K., i nacionaliteti...
BERAT- Gjykata e Beratit ka dënuar me 25 vite burgim Bynjanim Hajron, i cili akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e Arjan Avdullai dhe ...
GJKKO TIRANË - Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur fajtore dhe ka d&e...
Foto ilustruese TIRANË - Në të gdhirë të 10 nëntorit 2022, një skuadër e Policisë së Shtetit zbarkoi n&eu...
TIRANË- Arkëmorti me trupin e pajetë të Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastasi ka mbërritur në Tiranë. B...
Foto ilustruese TIRANË - Avokati Gjovalin Ulndreaj ka humbur jetën gjatë një seance gjyqësore që po mbahej mesditën e so...
RTSH TIRANË - Gara për zgjedhjen e drejtorit të ri të Radio Televizionit Shqiptar u mbulua nga akuzat për paligjshmëri, pasi&...
Dobraçi TIRANË - Është zbardhur dëshmia e njërit prej punonjësve të policisë “Shqiponja” në...