Një bazë armësh që dyshohet të jenë të trafikuara janë zbuluar nga policia e Tiranës.
Në pranga ka përfunduar Eugert Sino ndërsa janë shpallur në kërkim dy persona të tjerë.
Njoftimi:
Sekuestrohen 23 armë zjarri (5 prej tyre me snajper), 1 silenciator, 17 krehra me municion luftarak, celularë dhe pajisje për shpërthime në distancë, paisje për bllokimin e valëve, uniforma si të Policisë dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Vihet në pranga 34-vjeçari që dyshohet se i posedonte.
Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas që posedonte arsenal armësh, Sektori i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, ditën e sotme, ka zhvilluar në drejtimin e Prokurorisë, operacionin e koduar “The van”. Në kuadër të këtij operacioni:
-u arrestua shtetasi E. S., 34 vjeç, banues në Tiranë si dhe u shpallën në kërkim 2 shtetas, gjeneralitet e të cilëve nuk bëhen të ditur për shkak të hetimit.
Gjatë operacionit, në rrugën “Myslym Shyri”, gjatë kontrollit në furgonin e shtetasit E. S. u gjetën:
-12 armë zjarri pistoletë të markave “Beretta”, “Glock”, “Rex Delta”, “Ruger-57” dhe “Tanfoglio”;
-6 armë zjarri automatike;
-5 armë zjarri me tytë të gjatë (me shënjestër optike, të ngjashme me snajper);
-1 silenciator;
-17 krehra për armë zjarri të ndryshme;
-pjesë të ndryshme armësh zjarri;
-15 000 fishekë;
-17 kuti me pranga të ngjashme me ato që përdoren nga Policia;
-12 celularë dhe pajisje që përdoren për shpërthime në distancë;
-pajisje elektronike gjurmuese (GPS);
-pajisje për bllokimin e valëve;
-pajisje për numërimin e kartëmonedhave;
-3 komplete uniformash të ngjashme me ato të Policisë.
Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, si dhe për zbardhjen e qëllimit të mbajtjes së arsenalit të armëve dhe të pajisjeve të sekuestruara.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
eugert sino
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
29 Tetor10:06
I shpërtheu eksplozivi sapo ndezi makinën, zbardhet dëshmia e inspektorit të Hetimit Tatimor në Shkodër
Pas një shpërthim me eksploziv që la të plagosur inspektorin e Hetimit Tatimor në Shkodër, Enea Busukja ka dëshmuar para he...
AKTUALITET
29 Tetor09:44
Shqiptari mashtron me numrin e fëmijëve për të përfituar pasaportë britanike, por tani burgoset
Një anëtar i një bande kriminale, i cili pretendoi në mënyrë të rremë se ishte babai i tetë fëmijëve shqi...
AKTUALITET
29 Tetor09:40
Denoncimi/ Drejtori i preferuar i Rakip Sulit ndërton biznes privat me punonjësit dhe mjetet e UKK
Një punonjës i Ujësjellës Kanalizimeve Kamëz ka ngritur një denoncim serioz ndaj drejtorit Shpëtim Leskaj, duke e akuzuar p...
AKTUALITET
29 Tetor09:41
Tjetërsim pronash në bregdet dhe ndërtime pa leje, dalin emrat e zyrtarëve të akuzuar në Lezhë
Nëntë masa sigurie u lëshuan nga Prokuroria e Lezhës në lidhje me tjetërsimin e pronave dhe ndërtimet pa leje në zon&e...
AKTUALITET
29 Tetor09:30
“Ishim duke ngrënë bukë”, zbardhet dëshmia e të riut që vrau babanë në Durrës. Çfarë thotë ai për konfliktet
Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Durrës, ku një i moshuar u vra me thikë nga djali i tij, është zbardh...
AKTUALITET
29 Tetor08:51
Tjetërsuan pronat në Lezhë/ Lëshohen 9 urdhër-arreste, mes tyre dhe zyrtarë publikë
Prokuroria ka lëshuar 9 urdhër-arreste në lidhje me një hetim për tjetërsimin e pronave në zonën e Lezhës.
M&eum...
AKTUALITET
29 Tetor08:09
Parashikimi i motit për ditën e sotme
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët n...
AKTUALITET
29 Tetor07:32
Këmbimi valutor/ Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
Sot, më 29 tetor 2025, dollari amerikan blihet me 82.5 lekë dhe shitet me 83.7 lekë.
Euro blihet me 96.4 lekë dhe shitet 97.2 lekë.
...