Drejtoria e Hetimit Tatimor, në bashkëpunim me Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimeve në Terren, ka vijuar kontrollet në Vlorë dhe Sarandë në kuadër të aksionit për verifikimin e pagave të punonjësve në sektorin e ndërtimit, si edhe të kontratave të shitjes së apartamenteve nga agjencitë imobiliare.
Sipas të dhënave nga terreni, gjatë kontrolleve janë identifikuar agjenci imobiliare dhe kompani ndërtimi të regjistruara, të cilat operojnë me një NIPT të vetëm. Nga verifikimet paraprake rezulton se evazioni fiskal i këtyre subjekteve është kryer në shuma të konsiderueshme.
Paralelisht, janë konstatuar shkelje të tjera që lidhen me mosdeklarimin e punonjësve të ndërtimit në sistemin tatimor. Në kuadër të hetimeve janë sekuestruar njësi kompjuterike me të dhëna, të cilat i janë nënshtruar analizave të specializuara për të identifikuar praktikat e shmangies fiskale.
Kontrollet në terren kanë nisur që më 16 janar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe do të përfshijnë subjektet që nuk kanë respektuar pagat dysheme të përcaktuara nga 1 dhjetori 2025. Pas evidentimit të deklarimit të pagave më të ulëta se realiteti, Tatimet publikuan muajin e kaluar listën e pagave minimale për sektorin e ndërtimit, sipas çdo profesioni.
Sipas kësaj liste, me përjashtim të sanitarëve që kanë pagë dysheme 60 mijë lekë, për të gjithë punonjësit e tjerë nuk duhet të deklarohet pagë nën 80 mijë lekë. Zbatimi i këtij vendimi rrit automatikisht pagën mesatare në sektorin e ndërtimit nga 68 mijë lekë në 85 mijë lekë. Çdo biznes që nuk respekton këtë kriter do të konsiderohet me risk për nëndeklarim dhe do të jetë subjekt i kontrolleve të shtuara.
Hetimet janë shtrirë edhe në shitjen e apartamenteve, duke përfshirë verifikimin e parapagimeve kur ato shoqërohen me fatura të rregullta transaksioni, shoqërimin e mallrave me faturë, si edhe deklarimin korrekt të kontratave të qiramarrjes së ambienteve. Tatimet theksojnë se kontrollet do të vijojnë në mënyrë të përqendruar në të gjithë zinxhirin e aktivitetit ndërtimor dhe imobiliar.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
2 Shkurt16:24
Përmbysja e kamionit në Vlorë, flasin dëshmitarët: Morën çunat kazmën e lopatat për të ndihmuar
Detaje të reja janë zbardhur nga një aksidenti në Vlorë, ku një kamion ra nga rruga në bregdet. Konkretisht, kamioni u rr&eum...
AKTUALITET
2 Shkurt16:02
Bllokimi i rrugës Librazhd- Qafë Thanë/ Ende inerte mbi rrugë, autoritetet në "gjumë "
Qarkullimi i automjeteve në aksin nacional Librazhd–Qafë Thanë, këtë të hënë në zonën problematike t&eum...
AKTUALITET
2 Shkurt15:56
Protestë për resortin në Rrjoll të Velipojës, banorët kundër projektit: Po na vidhet prona
Rikthimi i fadromave dhe makinerive për të nisur punën për ndërtimin e një resorti në fshatin Rrjoll të Velipojës, ...
AKTUALITET
2 Shkurt15:39
VIDEO/ Shihni gjendjen skandaloze si ka përfunduar Pediatria në Spitalin e Lushnjës
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka bërë një reagim lidhur me gjendjen skandaloze të Pediatrisë në Spitalin ...
AKTUALITET
2 Shkurt14:57
Jonida Shehu emërohet këshilltare për mediat në Kryeministri
Gazetarja dhe moderatorja Jonida Shehu i ka dhënë fund përkohësisht angazhimit të saj në televizion pasi është emë...
AKTUALITET
2 Shkurt13:52
Berisha-deputetëve: Përparësi absolute ka organizimi sa më i fuqishëm i protestës së datës 10 shkurt
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se përparësi absolute për opozitën mbetet organizimi sa më i fuqishëm i protestës...
AKTUALITET
2 Shkurt13:37
Shkaktoi aksident me vdekje, AMP arreston policin
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Rajoni Durrës-Kavajë, njoftoi sot (2 shkurt) se ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policis&...
AKTUALITET
2 Shkurt13:17
Aksident në Vlorë/ Kamioni del nga rruga te “Uji i Ftohtë”, plagoset rëndë shoferi
Ditën e sotme, një kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në zonën e plazhit, në vendin e njohur si Kalaja, në zon&e...
AKTUALITET
2 Shkurt13:15
BIRN: Vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin
Planet për ndërtimin e një resorti luksoz nga familjarët e presidentit amerikan, Donald Trump, në zonën piktoreske të Zvë...
AKTUALITET
2 Shkurt13:08
Rruga në Luz të Fushë-Krujës, e mbushur me gropa dhe pellgje uji, kthehet në vështirësi për banorët
Rruga kryesore e fshatit Luz, vetëm disa kilometra larg qendrës së Fushë-Krujës, është kthyer në një pengesë...