AKTUALITET

Zgjedhjet e 11 majit/ Kreu i KQZ: Mbi 160 mijë zgjedhës janë regjistruar në platformën PER, ata që janë refuzuar mund të riaplikojnë pa kufizim deri në 4 mars

r.ll Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2025, 09:52
Zgjedhjet e 11 majit/ Kreu i KQZ: Mbi 160 mijë zgjedhës janë
ilirjan celibashi

TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ka njoftuar se mbi 160 mijë zgjedhës jashtë vendit janë regjistruar që nga 11 janari.

Më tej ai njofton se zgjedhësit nga jashtë të cilëve u është refuzuar kërkesa për regjistrim në PER, kanë të drejtë të riaplikojnë pa kufizim deri në datën 4 mars 2025.

POSTIMI I PLOTË:

Më shumë se 160.000 Zgjedhës Shqiptarë Jashtë Vendit Të Regjistruar në PER Që Nga Data 11 Janar 2025!
Apliko në PER tani dhe deri më 4 MARS 2025!

Shpërndaje Njoftimin - Zgjedhësit nga jashtë të cilëve u është refuzuar kërkesa për regjistrim në PER, kanë të drejtë të riaplikojnë pa kufizim deri në datën 4 mars 2025.

Përpara se të riaplikoni DUHET të:

1. Lexoni me kujdes arsyen e refuzimit të kërkesës, të cilën e gjeni në llogarinë tuaj në PER.

2. Klikoni linkun që është në përmbajtjen e mesazhit të dërguar nga KQZ në telefonin tuaj apo në adresën e-mail. Nëpërmjet këtij linku do të merrni ndihmë direkt nga KQZ.

Zgjedhjet e 11 majit/ Kreu i KQZ: Mbi 160 mijë zgjedhës janë
postimi i celibashit

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 11 maj, ndërsa risi e këtyre votimeve do të jetë vota e diasporës. Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësi të votojnë pa qenë e nevojshme që të vijnë fizikisht në Shqipëri.

Aplikacioni ku mund të regjistrohen zgjedhësit jashtë vendit gjendet në forma të ndryshme, duke nisur nga faqja zyrtare e Komisionit të Zgjedhjeve, por edhe mund të shkarkohet si aplikacion në telefon. Për sa i përket regjistrimit duhet një numër i saktë telefoni adresë e-maili dhe më pas krijohet një pasword që ka 8 karaktere. Për ta aktivizuar regjistrimin, KQZ, përmes email-it apo numrit të telefonit dërgon një kod 6 shifror për ta aktivizuar.

Regjistrimi kërkon një pajisje elektronike, të çfarëdoshme, që mjafton të ketë internet dhe një kamera. Llogaria krijohet vetëm duke treguar zgjedhësi fytyrën e tij përpara kamerës, për të shmangur votimet familjare apo përmes personave të tjerë. Pasi krijon llogarinë, votuesi duhet të dërgojë një kërkesë po në këtë sistem, ku i duhet një dokument identifikimi shqiptar. Në momentin e regjistrimit, pasaporta ose karta pranohen edhe nëse ju ka skaduar afati.

Emigranti, gjatë paraqitjes së kërkesës së tij për regjistrim në listën e zgjedhësve jashtë vendit sipas rregullave të miratuara nga Komisioni Rregullator, zgjedhësi ngarkon në platformën elektronike të regjistrimit të paktën një nga dokumentet e listuara që vërteton qëndrimin e tij jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë:

– Certifikatë pronësie ose dokument ekuivalent në shtetin e rezidencës, që provon pronësinë e banesës;

– Dokument që provon rezidencën në shtetin e huaj i lëshuar nga autoritetet përkatëse;

– Kontratë qiraje ose huapërdorje të banesës;

– Dokumente bankare (kontratë kredie/vërtetim bankar etj.) që përmban adresën e banimit;

– Kontratë furnizimi ose faturë të furnizimit me ujë në banesë;

– Kontratë furnizimi ose faturë të energjisë gaz ose elektrike në banesë;

– Kontratë ose faturë të abonimit të shërbimit digjital të transmetimeve audiovizive;

– Kontratë ose faturë të shërbimit të internetit të telefonisë fikse në banesë;

– Dokument i lëshuar nga organi kompetent i shtetit ku ka vendbanimin i cili vërteton qëndrimin e zgjedhësve në një institucion shëndetësor, kamp emigracioni apo tjetër të ngjashëm;

– Dokument pronësie ose ekuivalent i lëshuar në shtetin e rezidencës që provon pronësinë e banesës;

– Leje drejtimi automjeti (patentë) në rastet kur shënohet adresa e banimit;

Ose çdo dokument tjetër të lëshuar në shtetin e huaj që provon qëndrimin e shtetasit shqiptar në adresën e deklaruar jashtë vendit.

Numri i shtetasve shqiptarë të regjistruar në të njëjtën adresë që aplikojnë në platformën elektronike të regjistrimit nuk mund të jetë më shumë se 6 persona. Përjashtim nga ky rregull do të bëhet vetëm për arsye të përligjura dhe pas paraqitjes së dokumentacionit ligjor (PER) do të lejojë regjistrimin e më shumë shtetasve shqiptarë.

Brenda 5 ditësh, KQZ do ta informojë emigrantin, nëse kërkesa e tij u pranua ose u refuzua. Në rast refuzimi, zgjedhësi do të informohet se çfarë ka bërë gabim, dhe do t’i jepet mundësia të aplikojë përsëri. Procesi i regjistrimit quhet i suksesshëm kur zgjedhësi paraqet të dhëna të plota dhe kërkesa miratohet.

ilirjan celibashi zgjedhjet e 11 majit

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë