Tritoli në makinën e kryetarit të Njësisë Administrative Shushicë, arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Plaçkitjet dhe dhuna që tronditën Francën gjatë fundjavës kërcënojnë të riformësojnë ekuilibrin ...
Nga Adelheid Woelfl, DER STANDARD Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dielën gjatë protestave në Tiranë u ...
Revolta studentore është rikthyer edhe në qytetin bregdetar, ku studentët e Universitetit të Durrësit kanë bojkotuar më...
Një pedagoge ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si turpin e vendit, dhe duke shtuar se ai duhet të largohet...
Dhjetë aktivistë të Shoqërsë Civile kanë depozituar këtë të martë një kallëzim penal në Proku...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
TIRANË- Bashkimi Europian ka reaguar sot për herë të parë lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare më datë 11 maj. Në deklaratën e përbashkët të shefes së politikës së jashtme të BE, Kaja Kalla dhe komisioneres europiane për zgjerimin, Marta Kos thuhet se zgjedhjet u menaxhuan përgjithësisht në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente, ndërsa shtohet se dita e zgjedhjeve ishte e qetë dhe e organizuar mirë, pavarësisht disa mangësive.
Në reagim thuhet se votimi u zhvillua në një mjedis shumë të polarizuar, në të cilin garuesit nuk gëzonin kushte të barabarta loje. Gjithashtu shtohet më tej se PS si parti në pushtet ka përdorur gjerësisht burime administrative dhe ndikimin institucional.
Pavarësia e medias thuhet se vazhdon të jetë një problem dhe mbulimi i saj zgjedhor ka vazhduar t’u japë rëndësi partive kryesore dhe transparenca e financimit të fushatës gjithashtu mbeti e kufizuar. BE shprehet se do të ndjekë nga afër zhvillimet zgjedhore deri në certifikimin përfundimtar të rezultateve, ndërsa thekson se të gjitha forcat politike duhet të sigurojnë funksionimin e vazhdueshëm të institucioneve të vendit.
DEKLARATA E PLOTË:
Të dielën, populli i Shqipërisë ushtroi të drejtën e tij demokratike për të votuar, duke zgjedhur përfaqësuesit e tij në Parlament. Ne përgëzojmë të gjitha autoritetet kompetente që siguruan funksionim të qetë në të gjithë vendin. Këto zgjedhje shënuan gjithashtu futjen e votimit jashtë vendit për herë të parë.
Sipas gjetjeve dhe përfundimeve paraprake të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it, zgjedhjet u menaxhuan përgjithësisht në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente, dita e zgjedhjeve ishte e qetë dhe e organizuar mirë, pavarësisht disa mangësive.
Zgjedhjet në përgjithësi ishin konkurruese dhe të zhvilluara në mënyrë profesionale, dhe kandidatët në përgjithësi ishin në gjendje të bënin fushatë lirisht, megjithëse disa raportuan se u përballën me kërcënime. Megjithatë, votimi u zhvillua në një mjedis shumë të polarizuar, në të cilin garuesit nuk gëzonin kushte të barabarta loje. Për shkak të përdorimit të gjerë të burimeve administrative dhe ndikimit institucional, mund të ndodhë që shumica qeverisëse të ketë pasur avantazhin e të qenit në pushtet.
U bënë akuza të shumta për presion mbi votuesit, veçanërisht punonjësit publikë. Përpjekjet e koordinuara për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet zgjedhore janë një zhvillim i mirëpritur dhe ndjekja e tyre është e nevojshme për të adresuar shqetësimet e vazhdueshme të keqpërdorimeve zgjedhore. Pavarësia e medias vazhdon të jetë një problem dhe mbulimi i saj zgjedhor ka vazhduar t’u japë rëndësi partive kryesore dhe transparenca e financimit të fushatës gjithashtu mbeti e kufizuar.
BE-ja do të ndjekë nga afër zhvillimet zgjedhore deri në certifikimin përfundimtar të rezultateve. Të gjitha forcat politike duhet të sigurojnë funksionimin e vazhdueshëm të institucioneve të vendit.
Ne e inkurajojmë Shqipërinë të vazhdojë të ndjekë të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësimin e saj të ardhshëm në BE, duke përfshirë miratimin e një reforme të mëtejshme zgjedhore që adreson të gjitha rekomandimet kryesore të ODIHR-it dhe ato që janë ende të pazgjidhura nga zgjedhjet e mëparshme. Procesi i integrimit të Shqipërisë në BE është një objektiv strategjik kombëtar dhe një projekt për të gjithë shoqërinë, i cili mbështetet fuqimisht nga qytetarët e Shqipërisë.
Ne përsërisim thirrjen tonë për një dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës, pasi të gjitha partitë politike të Shqipërisë dhe të gjithë sektorët e shoqërisë, nga organizatat e shoqërisë civile deri te komunitetet lokale, kanë një rol për të luajtur në avancimin e mëtejshëm të procesit të anëtarësimit të vendit në BE.
foto ilustruese TIRANË- Mungesa e një mjedisi të shëndetshëm mediatik për informim të larmishëm mbi ofertat zgjedho...
TIRANË- Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar një shërbim të ri në sistemin E-filing, që lidhet me paraplotësimin e deklarat&eum...
TIRANË- Shqipëria është konkurruese me Rajonin për prodhimin e hershëm bujqësor, por nga ana tjetër, renditet e fundit...
TIRANË- Tregu i komunikimeve elektronike iu kthye rritjes vitin e kaluar, i shtyrë kryesisht nga rritja e të ardhurave prej shërbimeve cel...
TIRANË- Aida Hajnaj përjashtohet nga rikandidimi për një post të dytë në krye të BKH-së. Ashtu siç ed...
LEZHË- Gjykata e Lezhës ka marrë sot vendimin për të lënë të lirë, duke vendosur masën 'detyrim paraqitje' p...
TIRANA- Mbrëmjen e shkruar policia njofton se i është kërkuar ndërhyrja në KZAZ Nr. 32, pasi disa vëzhgues të...
TIRANË- Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) uli edhe një herë parashikimet e rritjes ekonomike të Shqipëris&e...
KUKËS- Një 51-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim, ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme n&e...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka lexuar sot konkluzionet përfundimtare për avokatin Radovan Çela. Ky i fundit akuzohet për ko...