Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari
Dy personat e zhdukur prej 12 prillit në Sarandë, Leonard Thodhori, 52 vjeç, i njohur si “Koçolja” dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 45 vjeç, dyshohet të jenë ekzekutuar dhe groposur në fshatin Vrinë të Bashkisë Konispol. Prej orëve të mëngjesit të kësaj të diele, rreth 50 familjarë të Fatmir Sulovarit janë nisur drejt kësaj zone për të verifikuar me mjete logjistike me qëllim gjetjen e trupave.
Një ditë më parë, policia e Sarandës shoqëroi në komisariat disa persona të dyshuar që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Burimet policore tregohen shumë të rezervuara në dhënien e informacioneve, megjithatë është mësuar se personat e shoqëruar prej 48 orësh janë me precedentë penalë, disa madje edhe të arrestuar dy vitet e fundit në Sarandë për vepra të rënda, por të liruar më pas nga Gjykata e këtij qyteti. Ende nuk ka informacion nëse ndaj tyre ka ndonjë masë arresti, por motivi kryesor i ngjarjes mendohet të jetë shit-blerja e një toke, edhe pse personat e dyshuar kanë precedentë për çështje narkotikësh.
Burime në rrugë jo zyrtare, shprehen se autorët e dyshuar janë kujdesur të fshehin provat mirë, pasi një prej 8 automjeteve të sekuestruara për verifikim, rezulton që ka pasur disqet e gomave të lyera për kamuflim.
Ndërkohë në një magazinë në afërsi te fshatit Nivicë të Bashkisë, Himarë është gjetur i fshehur një automjet tip “Mercedes-Benz” që mendohet se është mjeti me të cilin janë rrëmbyer Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari.
Mungesa e provave konkrete, por kryesisht e trupave, mendohet se është arsyeja pse policia nuk po e konkludon operacionin me të arrestuar. Paraprakisht mendohet se dy të zhdukurit i kanë njohur rrëmbyesit, pasi në disa pamje filmike të lëvizjes së mjetit te tyre, dallohet Fatmir Sulovari teksa ndodhet i ulur në sediljen e parë duke mbajtur dorën në tavan.
Nga pamjet filmike është e vështirë te dallohet shoferi dhe pasagjerët pas, por dihet qe targat e mjetit janë greke të vjedhura në Lezhë. Leonard Theodhori, 52 vjec i njohur si “Koçole”, rezulton i dënuar disa herë, ku dyshohet si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997, ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti.
Në vitin 2003, ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. U arrestua po atë vit për “moskallëzim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas për “vjedhje” e “mashtrim”, përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i perfshirë në trafik lëndësh narkotike. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 45 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar në prill 2022 në Lushnjë, pasi në mjetin e tij “BMW X5" u gjet një sasi kanabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.
leonard thodhori fatmir sulovari
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
23 Prill15:00
Dyshohet se janë vrarë dhe groposur, policia nis kërkimet për gjetjen e trupave të dy personave të zhdukur. Në aksion edhe familjarët
Policia po vijon kërkimet për dy të zhdukurit në Sarandë, bashkë me familjarët e këtyre të fundit.
Uniformat blu...
AKTUALITET
23 Prill08:00
Temperatura verore dhe diell, si parashikohet moti për sot
TIRANË- Shqipëria do të përfshihet nga një mot me kushte të qëndrueshme atmosfrike gjatë ditës së sotme...
AKTUALITET
22 Prill22:29
EMRI/ E rëndë në Elbasan, punëtori 44-vjeçar bie nga varka në këndin e lojërave, transportohet në spital
Një 44-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga varka e lojërave në qendër të qytetit të Elbasanit.
Burime zyrtare ng...
AKTUALITET
22 Prill21:26
EMRI/ Plagoset 26-vjeçari në Elbasan, në 2020 i shpëtoi atentatit me tre plumba në bark
Një sherr mes të rinjsh në Elbasan ka çuar në plagosjen e njërit prej tyre. Të rinjtë janë konfliktuar me sende...
AKTUALITET
22 Prill20:30
Shtohen sëmundjet SST! Mjekët: Janë shtuar rastet tek të rinjtë, nuk mbrohen
Marrëdhëniet seksuale të shfrenuara tek të rinjtë, pa mbrojtje, eksperiencat e para në mosha shumë të reja, kanë ...
AKTUALITET
22 Prill18:00
DETAJE/ Pagoi dhomën dhe iku me urgjencë pas vrasjes së Nikulajt, anglezi ndërroi dy taksi rrugës për aeroport, u ndalua në Fushë Krujë
TIRANË- Gazetari Elton Qyno ka zbardhur detaje në lidhje me lëvizjet e anglezit që po hetohet lidhur me vrasjen e biznesmeni Ardian Nikula...
AKTUALITET
22 Prill16:01
E REFUZUAN- Oferta e Ramazan Rrajës për policët që e arrestuan: Ju jap 1 milion euro, vetëm na lini të ikim
TIRANË- Oferta e majme e Ramazan Rrajës nuk funksionoi për Policinë e Shtetit. Rraja mesa duket u ka ofruar policëve ta linin të...