Plas keq në Golem/ Konflikt me sende të forta në një lokal, arrestohen dy punonjës pas përplasjes me 5 pushues turq
Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht pas një konflikti fizik me 5 pushues turq në një lokal n...
Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht pas një konflikti fizik me 5 pushues turq në një lokal n...
Një turiste rreth 30 vjeçe nga Finlanda u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, pasi ka shfaqur probleme t&eu...
Cristiano Ronaldo ka tërhequr vëmendjen pas një veprimi në rrjetet sociale, pasi profili i tij zyrtar në Instagram ka pëlqyer nj...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjave News nga një banor i zonës së ish-Parkut të Autobusëve n&...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen “V...
Lidhja e futbollistit spanjoll Lamine Yamal me influencuesen Ines Garcia vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave ...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të huaj që arrijnë mbi 22 mijë shtetas deri në qershor 2026 nga 18...
Transporti detar, i konsideruar prej dekadash si mënyra më e sigurt dhe më ekonomike për lëvizjen e mallrave në botë, po p&...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Korçës, ku një 66-...
Burime mediatike se asnjë nga tre të plagosurit nuk ka qenë objektiv i atentatit mbrëmë në Elbasan, por një person tjet&e...
TIRANË- Një ditë pas transferimit të disa pronave tek Korporata e Investimeve Shqiptare nga ana e Këshillit të Ministrave, kjo e fundit hapi thirrjen për zhvillimin me privatët të një tjetër zone. Konkretisht në datë 10 janar u çel thirrja për Godinën e re të Bibliotekës Kombëtare e cila do të zërë vend në disa prona që ndodhen në rrugën “Gramoz Pashko” në afërsi të “Qytetit Studenti”, me një sipërfaqe trualli prej 27 mijë m2.
Thirrja e shpallur së fundmi kërkon që privatët e interesuar për të zhvilluar në partneritet këto prona shtetërore të dorëzojnë projekte potenciale që do të kalojnë në disa faza. Pronat e vënë në dispozicion janë në një zonë të Tiranës të njohur si ish-Vilat Gjermane ndërkohë që vendimi që transferonte tek Korporata këto prona parashikon disa nënprojekte të tilla si “Copëzat”, “Hospitality” dhe “Godina e re e Bibliotekës Kombëtare”. Në rastin në fjalë kemi të bëjmë me çeljen e thirrjes për nënprojektin e Bibliotekës Kombëtare.
“Ky projekt investimi synon konceptimin dhe projektimin e një zhvillimi multi-funksional në zonën e ish-“vilave gjermane”, një lokacion i rëndësishëm në kryeqytet, i njohur për urbanizimin dinamik dhe afërsinë me një numër destinacionesh dhe nyjesh kryesore zonën urbane përreth tij, duke e kthyer në një qendër multi-funksionale për të rritur efikasitetin funksional dhe për të kontribuar në vlerë të shtuar në jetën sociale dhe në ekonominë të qytetit të Tiranës.
Projekti i investimit realizohet nëpërmjet një modeli partneriteti, ku Korporata ka rolin e zhvilluesit të pronave shtetërore në pronësi të saj dhe ndërmjetësuesit midis institucionit publik, që ka interes të zhvillojë pronën e tij dhe të përfitojë një bibliotekë bashkëkohore, dhe partnerit privat, që posedon burimet financiare, njerëzore dhe ekzekutive, dhe ka interes në realizimin e projektit të investimit” thuhet në shpalljen e Korporatës që le ai afat të fundit për shprehje interesi datën 10 shkurt 2025.
Sipas njoftimit faza e kualifikimit (Faza I) konsiston në paraqitjen e një aplikimi nga subjektet e interesuara, aplikim i cili përmban projekt-idenë paraprake arkitekturore të projektit të zhvillimit multi-funksional në rrugën “Gramoz Pashko”, Tiranë (ish-“vilat gjermane”) dhe dokumentacionin që vërteton plotësimin e kushteve dhe kritereve të kualifikimit të aplikantëve.
Faza e përzgjedhjes (Faza II) konsiston në paraqitjen e një propozimi, i cili përmban dy zarfa të ndarë: (a) zarfi i parë përmban projekt-idenë arkitekturore të zhvillimit multi-funksional në rrugën “Gramoz Pashko”, Tiranë (ish-“vilat gjermane”) dhe (b) zarfi i dytë përmban ofertën financiare, sic detajohet në Ftesën për Propozim.
Godina e Bibliotekës Kombëtare është pjesë e një zinxhiri projektesh të ngjashme për të cilat shteti heq dorë nga prona për ta kaluar atë për zhvillim tek privati me fondet e këtij të fundit dhe në këmbim merr sipërfaqe të caktuar për zyra.
Një rast i tillë janë pronat tek ish-Atsh apo tek Hipoteka dhe tek Inxhinieria e Ndërtimit ku do të zhvillohen projekte të lidhura me këtë program. Po kështu edhe stadiumi “Selman Stermasi” përfshihet gjithashtu në këtë nismë./ Monitor
Foto ilustruese TIRANË- Java që presim përpara pritet të jetë një javë “tipike” dimri me reshje shiu dhe d&e...
foto ilustruese TIRANË- Viti 2024 ka shënuar numrin më të lartë të automjeteve që janë regjistruar ndonjëher&e...
TIRANA- Ministria e Arsimit dhe Sportit ka informuar se për shkak të situatës së rënduar nga moti i keq, rekomandimeve te autoritetev...
TIRANA- Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë rreth orës 20:40, te “Pallati me Shigje...
TIRANA- Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë ku viktimë ...
GREQIA- Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë Belinda Balluku ka vizituar sot, në spital Kryepeshkopin Anastas Janullatos i cili nd...
TIRANA- Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë rreth orës 20:40, te “Pallati me S...
TIRANA- 56-vjeçari Bujar Nasufi është vrarë mbrëmjen e sotme në Tiranë me armë zjarri. Sipas policisë, ngj...
TIRANA- Një vrasje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sitme në Tiranë te “Pallati me Shigjeta” n&...
TIRANA- Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë pranë zonës së njohur ...