AKTUALITET

Zjarret në Kaliforni/ Investitori shqiptar me banim në Beverly Hills: Ka shqetësime për përsëritjen e tyre, situata e ndryshueshme nga erërat

n.f Përditësimi i fundit 9 Janar 2025, 22:22
Zjarret në Kaliforni/ Investitori shqiptar me banim në Beverly Hills:
Zjarri

SHBA- Valon Xharra, bankier dhe investior shqiptaro-amerikan banon në Beverly Hills, një qytet pranë Los Anxhelesit, i famshëm në gjithë botën, fare pranë zonës së përfshirë nga zjarri masiv në Kaliforni. Xharra, që po e ndjek nga afër situatën, përshkroi situatën në një intervistë për Zërin e Amerikës. Xharra u shpreh se dje ishte në punë në qendër të qytetit dhe ishte një lloj ‘Zombie Land’.

Sipas tij ai gjatë natës është zgjuar çdo dy orë për të ndjekur situatën sepse ishte mjaft e ndryshueshme pasi erërat kanë qenë me shpejtësi 120 kilometa në orë dhe kombinimi me shkëndijë është i paparashikueshëm. Xharra shtoi se deri në këtë moment, zjarrëfikësit thonë se zjarri është i pakontrolluar pra ende nuk kanë mundur ta vënë në kontroll. Ai theksoi se sipërfaqja e përfshirë nga zjarri është pak a shumë sa një e treta apo një e katërta e sipërfaqes së kryeqytetit Prishtina, është e madhe dhe kryesisht vendet më të bukura, shtëpitë më të bukura në Los Angelos.

Zëri i Amerikës: Zoti Xharra si duket situata me zjarret aty ku jeni juve?

Valon Xharra: Shkollat sot janë ndërprerë, unë punoj në kompani me 16-17 punëtorë dhe u kemi thënë që të gjithëve që të punojnë prej shtëpisë. Unë isha dje në punë në qendër të qytetit dhe ishte një lloj ‘Zombie Land’. Gjatë natës jemi zgjuar çdo dy orë për të ndjekur situatën sepse ishte mjaft e ndryshueshme, erërat kanë qenë me shpejtësi 120 kilometa në orë dhe kombinimi me shkëndijë është i paparashikueshëm. Dje ka qenë kjo kriza kryesore ndërsa sot janë ulur pak erërat mirëpo parashikohet që prapë sonte e deri të premten të ketë probleme me erëra. Deri në këtë moment, e pashë në lajme dhe harta, zjarrëfikësit thonë se zjarri është i pakontrolluar pra ende nuk kanë mundur ta vënë në kontroll. Për kontekst për shikuesit, sipërfaqja e përfshirë nga zjarri është pak a shumë sa një e treta apo një e katërta e sipërfaqes së kryeqytetit Prishtina, është e madhe dhe kryesisht vendet më të bukura, shtëpitë më të bukura në Los Angelos janë nëpër vende më të brishta.

Los Angelosi është shumë afër shkurreve, maleve, kodrave, një orë me veturë nga këtu ku jam mbërrijë në shkretëtirë, pra është një ambient, ekosistem mjaft i brishtë dhe kjo ka qenë e parashikueshme, në mungesë të shirave, tharrje dhe mendoj se do të kemi edhe më shumë. Si investitor unë vazhdimisht mendoj si t’i parashikoj rreziqet në të ardhmen, ky rrezik është shumë i parashikueshëm dhe për fat të keq mendoj se do të shohim raste të tilla prapë.

Zëri i Amerikës: Çdo të thotë për ju të jetoni pikërisht në atë zonë të rrezikuar në këto ditë ku gjithçka duket e pasigurtë dhe era mund të ndryshojë drejtim dhe zjarri mund të ndryshoj drejtim lehtësisht?

Valon Xharra: Unë u kam dhënë mësim edhe fëmijëve të mi 6 vjeçar dhe 9 vjeçar, pra kemi planin nëse duhet me ikë, kemi mbushur makinën me benzinë, kemi ujë dhe gjëra elementare dhe se orë pas ore mund të ndryshojë situata. Unë jam këtu në Beverly Hills ku është më rezidenciale dhe nuk jemi të rrethuar aq shumë prej natyrës mirëpo rreziku i shkëndijës me erë e bën rrezikun që zjarri të përcillet. Pra në përgjithësi është një lloj situate e tensionuar shpirtërore te banorët sepse po të shihet harta nga departamenti i zjarrfikësve e gjithë Los Angelosi është në zonën e kuqe, ajri jashtë është mjaft katastrofal prandaj janë ndërprerë edhe shkollat edhe punët kështu që është e vështirë me qenë optimist në këtë ambient kur mund të shohësh prej ballkonit vetëm tym dhe erë. Duke e ditur që nuk është e jashtëzakoshme kjo situatë dhe për fat të keq prapë do të përballemi me të.

Zëri i Amerikës: Është e qartë se duke pasur parasysh përvojën tuaj nuk i thoni kollaj fjalët apokaliptike apo katastrofike duke pas parasysh edhe luftën në Kosovë, por këto fjalë po përdoren shpesh këto ditë, jo vetëm nga ju por edhe banorët tjerë, apo jo?

Valon Xharra: Ne kemi jetuar në Kosovë dhe kemi përjetuar luftën dhe jemi mësuar më këtë lloj krizash mirëpo sidomos tash që kemi fëmijë edhe duke parë ambientin shoqëror është mjaft i brishtë. Natyra në Los Angelos, ndërtimet të gjitha këto janë një lloj ekosistemi i brishtë ku ndërtohen nëpër vende, kryesisht njerëzit po mundohen të ikin nga kaosi urban dhe për të ikur shkojnë nëpër ende ekzotike në natyrë. Në këto vende është shumë më brishtë, ka qenë edhe kriza kryesore, ku edhe zjarrëfikësit nuk kishin ujë në hidrante nëpër vende dhe është dashur që të vijnë deri në qytet poshtë për të mbushur ujë dhe prapë të shkojnë lartë, pra mungesa e ujit nëpër këto vende që janë pak më të largëta prej qendrës i kanë shkaktu telashe. Është pak vështirë për të qenë optimist kur e sheh ambientin, jo vetëm të tanishëm por afatgjatë dhe do të ndodhë prapë, mungesa e rreshjeve, thatësirat dhe erërat janë gjëra natyrale këtu në Kaliforni.

Zëri i Amerikës: Çfarë shpresoni këto ditë në vazhdim, natyrisht shumë gjëra nuk varen nga ju, nuk varen nga banorët por si person që banoni në këtë zonë të prekur cila është shpresa juaj?

Valon Xharra: Shpresa ime është që prej parashikimeve të ekspertëve thuhet se deri të premten do të qetësohet situata sidomos me erë, nuk aq shumë nxehtë por këto erëra janë rreziku më i madh. Meteorologët thonë se do të qetësohet situata dhe do të mund të kontrollohet zjarri. Është situatë e tensionuar, natën çdo orë duhet të zgjohemi për të monitoruar situatën se është mjaft e ndjeshme./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë