Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...

Shqipëria vijon të përballet me një trashëgimi të rëndë të kimikateve të rrezikshme dhe metaleve të rënda, të depozituara për dekada në zona industriale, minerare dhe bujqësore.
Sipas dokumenteve zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe Planit Kombëtar për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve 2020-2035, disa “pika të nxehta” përbëjnë rrezik serioz si për mjedisin, ashtu edhe për shëndetin e banorëve.
Elbasani dhe kompleksi metalurgjik përmendet si një ndër zonat më problematike, ku janë depozituar mbi 1.5 deri në 2 milionë ton mbetje nga metale të rënda si ferronikel dhe ferrokrom, të cilat kanë ndotur ndjeshëm lumin Shkumbin.
Edhe zona e Balëzit, po në Elbasan, ka rezultuar e ndotur me mbetje kimike si dikloremetan, kripëra arseniku dhe nitrate amoni, ku një pjesë u eksportua për asgjësim, por ende mbeten depozita të pasigurta.
Industria e bakrit ka lënë gjurmë të thella në Rrëshen, Kurbnesh, Rubik, Reps, Fushë Arrëz, Kalimash e Gjegjan, ku raportohen përqendrime të larta të arsenikut dhe metaleve të rënda që ndotin lumenjtë Mat, Fan, Osum dhe Drin, duke prekur drejtpërdrejt tokat bujqësore dhe ujin e pijshëm. Zona e Gjegjanit cilësohet si një ndër më të ndoturat në vend.
Pogradeci dhe rrethinat e liqenit të Ohrit mbeten nën kërcënimin e mbetjeve të ferronikelit nga minierat e Përrenjasit dhe Gurit të Kuq, ndërsa në Rehovë, në kufi me Greqinë, ndotja nga miniera e bakrit ka dëmtuar rëndë bimësinë.
Industria e naftës në Ballsh, Kuçovë dhe veçanërisht Patos-Marinzë ka ndotur ujërat sipërfaqësorë dhe nëntokësorë, duke shkaktuar përhapje të hidrokarbureve dhe gazeve toksike në ajër, ndërsa ndotja ka arritur deri në lumin Gjanica.
Në Fier, ish-Uzina e Azotikut ka lënë pas 850 m³ solucione të ndotura, të cilat kanë prekur tokën dhe ujërat nëntokësore, me përmbajtje arseniku. Po ashtu, magazinat e vjetra ruajnë mbi 93 mijë kilogramë kimikate të ndryshme.
Porto Romano në Durrës renditet mes zonave më të ndotura që nga vitet ’90, me prani të kimikateve shumë të rrezikshme si hekzaklorociklohekzan dhe krom (VI). Pavarësisht disa fushatave pastrimi me mbështetje ndërkombëtare, zona vijon të mbetet një burim ndotjeje.
Një tjetër pikë kritike është stacioni hekurudhor i Bajzës në Shkodër, ku në fillim të viteve ’90 u depozituan mbi 80 ton mbetje kimike të importuara nga Gjermania, një pjesë e të cilave mbetën ende të pamenaxhuara.
Laçi, Lushnja dhe Vlora gjithashtu raportohen me ndotje të lartë, për shkak të mbetjeve të superfosfatit, PVC-së dhe metaleve të rënda, duke ndikuar në tokë dhe ujërat përreth.
Sipas ekspertëve të mjedisit, këto zona përfaqësojnë një rrezik të vazhdueshëm, pasi kimikatet e depozituara për vite me radhë nuk janë neutralizuar apo asgjësuar plotësisht. Monitorimi dhe pastrimi i tyre kërkon fonde të mëdha dhe një strategji afatgjatë për të parandaluar përhapjen e ndotjes në ekosisteme dhe në shëndetin e popullatës./Monitor


Kërkesa e sektorit privat për kredi u rrit përsëri në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas Bankës së Shqi...
Shqipëria renditet në fund të Europës për të ardhurat neto vjetore mediane të të diplomuarve universitarë. Nj&eum...
Vendi ynë që në orët e para të mëngjesit do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat p...
Në Shqipëri, rrugët kanë dalë jashtë kontrollit të bashkive dhe janë futur nën juridiksionin e… bidonë...
Inside Story ka udhëtuar në këto zona para aksioneve të konkretizuara me arrestime nga Policia, duke tentuar të investigojë dhe ...
Çdo person që bëhej pjesë e skemave duhet të paguante fillimisht nga 700 deri në 1000 dollarë për tu përfshir&e...
Mund të kesh një automjet luksoz që kushton jo pak, por mund të mos paguash taksën kur kalon në traun e Rrugës së Kombit...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Peshkpi–Kot. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 kur një automjet tip Volk...
Nikolin Janina, pronar i kompanisë "PORCELANOSA" në Tiranë, është paraqitur para Gjykatës së Pontevedrës në Spanj...
Një burrë rreth 50 vjeç humbi jetën të mërkurën kur sharra elektrike me të cilën po punonte ra mbi të dhe e ...