AKTUALITET

"Zv.ministri për Sigurinë Ushqimore dhe Veterinarinë akuzohet sot për blerje votash", Resuli: Pse ky njeri nuk reagoi kurrë për skandalet ushqimore? SPAK të marrë masa

r.ll Përditësimi i fundit 9 Maj 2025, 11:10
"Zv.ministri për Sigurinë Ushqimore dhe Veterinarinë
foto ilustruese

TIRANË- Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli ka reaguar lidhur me raportimet se kandidati për deputet në Korçë i Partisë Socialiste, Arjan Jaupllari, është kapur duke blerë vota me lek. Përmes një postimi në Facebook, Resuli shkruan se zëvendësministri për Sigurinë Ushqimore dhe Veterinarinë, njëherazi personi përgjegjës për ndjekjen e çështjeve të sigurisë ushqimore dhe Kryetar i Komisionit të PMB në Ministri të Bujqësisë, sot akuzohet për blerje votash.

Ndërsa shprehet se shpreson të jetë sulm politik, po ashtu ngre dyshimet se përse Jaupllari nuk reagoi kurrë lidhur me tregtimin e produkteve ushqimore të cilët kishin prani të pesticideve dhe baktereve helmuese. 

Ndër këto skandale, Resuli cilëson si më të rëndin kontrabandën e lopëve me brucelozë nga Greqia që hynin në Korçë, duke rrezikuar direkt shëndetin publik dhe blegtorinë shqiptare. Sipas tij, reagimet nga ana e Jaupllarit mund të kenë munguar sepse kompanitë e përfshira në këto skandale mund t’i kenë financuar fushatën. Resuli i bën thirrje SPAK të veprojë menjëherë, pasi shprehet se nuk bëhet fjalë për politikë po për shëndet njerëzish.

POSTIMI I PLOTË: 

Nuk çuditem aspak…

Zëvendësministri për Sigurinë Ushqimore dhe Veterinarinë, njëherazi personi përgjegjës për ndjekjen e çështjeve të sigurisë ushqimore dhe Kryetar i Komisionit të PMB ne Ministri te Bujqesise , sot akuzohet për blerje votash.

Unë shpresoj të jetë një sulm politik, por lind një dyshim i arsyeshëm:

Pse ky njeri nuk reagoi kurrë për:

Filetot e pulës me salmonelë,

Qumështin me aflatoksinë,

Dhe më e rënda: kontrabandën e lopëve me brucelozë nga Greqia që hynin në Korçë, duke rrezikuar direkt shëndetin publik dhe blegtorinë shqiptare?

Asnjë reagim, asnjë transparencë, asnjë përgjegjësi!

A mos ndoshta sepse kompanitë e përfshira në këto skandale mund t’i kenë financuar fushatën?

Nëse po, kemi përballë një krim institucional të heshtur, që ka vënë jetën e shqiptarëve në rrezik për interesa klienteliste.
#SPAK duhet të veprojë menjëherë – këtu nuk flasim për politikë, por për shëndetin e fëmijëve tanë.

Nuk mund të helmohet një popull që një palaco të blejë vota!

ervin resuli arjan jaupllari

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë