BOTA

12 vite ka punuar pa i plotësuar kushtet! Si arriti t’i sigurojë licencat për punë diskoteka "Pulse" ku humbën jetën 59 persona

r.ll Përditësimi i fundit 19 Mars 2025, 15:48
12 vite ka punuar pa i plotësuar kushtet! Si arriti t’i sigurojë
objekti

MAQEDONI E VERIUT- Prokuroria po shqyrton informatat dhe po kërkon të gjithë përgjegjësit e mundshëm që kanë lejuar funksionimin e diskotekës “Pulse” apo që kanë qenë të përfshirë në organizimit e punës dhe festave.

Diskoteka “Pulse” filloi zyrtarisht të punonte prej vitit 2012, ndërsa për argëtimin e rinisë së Koçanit kujdesej ekipi i udhëhequr nga pronari Dejan Jovanovski i njohur si Deki. Objekti, zyrtarisht është në pronësi të personit Grozdan Millkovski, megjithatë ai e kishte lëshuar me qira.

Objekti i diskotekës ndonëse i regjistruar për industri të lehtë, ka funksionuar si objekt hotelerik. Pas 9 vitesh punë në të zezë, në vitin 2021 klubi aplikon në Ministrinë e Ekonomisë dhe fiton licencën e parë njëvjeçare për të funksionuar si kabare dhe për këtë kishte paguar prej 2 500 deri në 5 000 euro. Licenca ishte nxjerrë në emër të kompanisë Klasik DM me pronar Dejan Jovanovski dhe Bllazho Marinkovski.

Gjatë vitit 2022, klubi funksionoi pa licencë, ndërsa në vitin 2023 nxori licencë tjetër, por nëpërmjet një kompanie tjetër, pasi kompania “Klasik” i kishte hyrë proceduarave të falimentimit për shkak të borxheve. Licenca e re u evidentua në emër të kompanisë 4M Kafe, e cila ishte në emër të Mitko Stojanovit apo bashkëpunëtor i Jovanovskit në kompaninë “Klasik” të licencës së parë. Kompania 4M Kafe punonte me llogari të bllokuar. Por, në dhjetor kompania në fjalë ndryshon pronarin dhe në krye të saj vjen Aleksandar Karadakoski, banakier i “Pulse”. Pronar joformal vazhdon të jetë Dejan Jovanovski.

Gjatë vitit 2024, kompania që menaxhonte “Pulse”, përmes falsifikimit dhe korrupsionit, siç dyshojnë autoritetet, kanë nxjerrë certifikatë false. Numri i dokumentit të arkivuar në Ministrinë e Ekonomisë, sipas kryeministrit çon në një dokument të quajtur “komunikim me investitor të huaj”. Organet hetuese po punojnë në lokalizimin e përgjegjësisë se kush i ka lejuar të siguronin licencë të falsifikuar nga Ministria e Ekonomisë.

Prokuroria po heton gjithashtu edhe rrethanat e marrjes së dy licencave nga ana e “Pulse” pa i plotësuar kushtet minimale teknike.

“Objekti nuk ka pasur rrjet hidrantësh as ka pasur hidrantë funksionalë. Nuk ka pasur numër të mjaftueshëm të aparateve kundër zjarrit sipas hapësirës së objektit për metër katrorë, gjegjësisht ka pasur vetëm dy. Nuk ka pasur dy dyer dalëse, të nevojshme për evakuim të njerëzve, por ka pasur vetëm një derë të improvizuar metalike në pjesën e pasme të objektit, e cika ka qenë e mbyllur me dry dhe pa dorezë, e mbuluar me kartone dhe sfungjerë për izolim të zërit. Nuk ka pasur qasje për automjete zjarrfikëse nga të dyja anët, sipas rregullores për mbrojtje nga zjarri, shpërthimet dhe lëndët e rrezikshme. Brendësia e objektit ka qenë e mbuluar me gips-karton i cili nuk ka qenë rezistentë ndaj zjarrit”, deklaroi Lupço Kocevski, kryeprokuror.

Por, si ka arritur të sigurojë dy licencat “Pulse”, kur nuk i plotësonte këto kushte?

Sipas nenit 6 të Ligjit për Veprimtari Hotelerike parashikohen saktë kushtet minimale teknike që pronari i diskotekës duhet të plotësojë për të marrë licencë pune. Krahas tyre duhet të ketë kushte sanitare shëndetësore, mbrojtje gjatë punës, mbrojtje dhe avancim të mjedisit jetësor, mbrojtje kundër zjarrit dhe kushte për mbrojtje kundër zhurmës.

Pas plotësimit të kushteve dhe gatishmërisë për fillimin e punës, sipas Ligjit për Veprimtari Hotelerike, pronari obligohet të paraqitet në Inspektoratin e Tregut dhe në Komunë.

Paraqitja, bëhet nëpërmjet plotësimit të një formulari, ku jepen të dhëna për objektin, për hyrje-daljet, mbrojtjen nga zjarri, ventilimi e të tjera. Të dhënat jepen nga vetë pronari, ndërsa sipas ligjit nuk parashikohet që Inspektorati apo komuna t’i verifikojë në terren të dhënat që aplikuesi i ka shkruar. Për saktësinë e deklaratës, kërkuesi thjesht nënshkruan se për të dhënat mban përgjegjësi materiale dhe penale.

Për hapjen e kabareve dhe klubeve të natës ka edhe një dispozitë që përveç plotësimit të kushteve minimale teknike, duhet të jepet pajtueshmëri edhe nga MPB-ja për mbrojtjen e rendit dhe qetësisë si dhe sigurinë në qarkullimin rrugor. Kjo vërteton, se të gjitha institucionet kanë qenë në dijeni për funksionimin e klubit “Pulse”, megjithatë, askush nuk e pati verifikuar nëse punonte sipas rregullave dhe nëse i plotësonte kushtet e nevojshme. /Alsat.mk

tragjedia e kocanit

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë